Elon Musk: Koha që ndaj Amazon të Bezos të veprojë antitrusti

5 Qershor 2020, 16:59Hi-Tech TEMA

“Monopolet janë një gjë e gabuar.”

Kështu ka shkruar në Tuitter Elon Musk, sipërmarrësi dhe kreu i “Tesla-s”, duke iu referuar drejtuesit të korporatës “Amazon”, Jeff Bezos.

Mesazhi vjen ndërkohë që sulmet ndaj “Amazon” sa vijnë e shtohen dhe kur autoritetet po e mbikëqyrin atë jo vetëm për përmasën e vet, por edhe për synimet e biznesit të vet.

Nga kjo pikëpamje, mesazhi i Musk është në mbështetje të veprimit anti-trust ndaj “Amazon”.

Rivaliteti mes të dyve lidhet me garën hapësinore. Musk është i njohur për SpaceX, e cila së fundmi u përdor nga NASA për të çuar njerëz në hapësirë.

Musk u përgëzua për arritjen e vet edhe nga Rossatom, agjencia ruse e hapësirës që është shfryutëzuar nga NASA për misione të ngjashme.

Ndërkohë që Bezos ka zbuluar ambiciet e veta hapësinore në drejtim të krijimit të një rrjeti staelitësh për lidhje të shpejtë internet. Për këtë qëllim Bezos ka themeluar Blue Origin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje