Nga Frrok Çupi
E di se ky është edhe titull i një libri mbi Luftën e Dytë në Shqipëri. Fitorja e hidhur na pret në çdo krye rruge ku kalojmë, ça dreq fati paskemi pasur! Edhe kombe të tjerë janë dënuar me fatin e keq të ‘fitoreve të hidhura’, por kur e ndjejnë helmin kalojnë në rrugicën tjetër. Kësaj here kemi korrur të fundit ‘fitore të hidhur’. Fitorja ishte e dyfishtë. Fitorja e parë e ditës- ‘Reforma Zgjedhore’, dhe fitorja e dytë ‘shpifja për armët kimike’ që qenkan varrosur në tokën e Shqipërisë…
Fitoren e dytë e paska shpikur presidenti i Republikës në një media italiane, ku sulmoi fort, me qëllim që ta zgërlaqte kombin e vet. Në librin ‘Fitorja e hidhur’, siç e kishte shkruar Reginald Hebbert- ish misionar anglez- mbi shënimet e Luftës së Dytë Botërore, krerët i dhanë kombit helmin. Përderisa sot kemi një ekip presidencial që bën çfarë nuk bën për t’i nxirë faqen kombit në sy të botës, vallë pse sulmojnë Esat Pashë Toptanin si tradhtar?!
Edhe fitorja e Reformës Elektorale- fitore është, por ‘e hidhur’. Ku është helmi i kësaj?
Këtu ka hyrë në fushë një grup njerëzish që nuk kanë të drejtë vote. Opozita që thotë se ‘të shkul dhëmbë e dhëmballë’ për votën, në fakt ndodhet jashtë sistemit. Si Partia Demokratike edhe tjetra ‘Lëvizja’ kanë djegur mandatet, kanë dalë nga shtëpia e Popullit dhe kanë marrë gurët për t’i thyer popullit tjegullat e shtëpisë. Nuk kanë më asnjë të drejtë që të votojnë ligje, as Reformë, as Formë, as Trajtë. Tani, në momentin që këta pranohen në fushën e Ligjit, do të thotë se shembet ‘Shtëpia’. Nëse këta do të marrin të drejtën e votës dhe të vendimit, atëherë në shtëpinë e Popullit duhen thërritur kushdo që ka interes të bëjë namin në këtë shtëpi. Sikur të vazhdojë kështu, atëherë ne nuk kemi më lidhje me shtetin, as me atdheun, as me të drejtën tonë.
Kjo është fitorja e Hidhur: Ligji do të ketë pranuar Paligjshmërinë. Sikur të pyeteshin baballarët e Demokracisë, as që do të kishin përgjigje. ‘A kanë hyrë anëtarët e Eklezisë së Athinës?’ do të ishte një pyetje alegorike e Aristotelit, ‘ata që nuk kanë një punë dhe shtëpi në Pllaka, të dalin jashtë!’. Kështu është ndërtuar Demokracia, me ligje strikte; po i shkele ke arritur fitoren e hidhur.
Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?
Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.
A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.
Ndryshe ka ndodhur në traditën parapolitike: Aty ku një familje mbetej në pjellë të keqe, aty nuk trokiste më njeri, mbinte bari e quhej ‘shtëpi e dalë fare’. Si nuk ishim të zot të shpallim se nuk turpërohemi që të votojmë xhelatin tonë?! Edhe sot po i japim të drejtën e votës atij që nuk ka të drejtë… Fitorja e hidhur e kombit tonë është një gur që djalli ia ka vënë në zverk dhe e zhyt sa herë t’i dojë qejfi.
Ça dreq pune është kjo, prej thellë në histori marrim fitore të hidhura, kthejmë atë që na ka rrënuar, na ka grabitur, na ka sharë e na ka përqeshur? Madje i lutemi, ‘aman hajde në Reformë’. Na ka ndodhur kështu që nga momenti kur sapo ligjëruam shtetin tonë indipendent. Lufta e Dytë Botërore na solli fitore të hidhur, regjimi i diktaturës u instalua bash mbi eshtrat e ‘besimtarëve’ të komunizmit. A të besojmë prapë se ata që na dhunuan, këta do të na bëjnë?! Do të turpërohemi, përveçse do të zhdukemi.
Dikush ka luajtur dhe luan ‘kumar’ tragjik. Edhe një bajraktar i Lumës së Kukësit- sipas dëshmisë së Reginald Hibbert, autor i ‘Fitores së Hidhur’- mori iniciativën t’i shkruante kryeministrit Eden të Britanisë në pikun e Luftës së Dytë: ‘Ky shtet i vogël ekzistonte shumë keqë’, shkruan bajraktari dhe i kërkon Britanisë një milionë dollarë që të hyjë në Luftë për çlirimin e vendit të vet. Tani këta tanët paguajnë gazeta në Itali, në Perëndim kudo, paguajnë lobingje, paguajnë vila- në invesrin e kohës së shkuar. Fitorja e një lufte për kombin tënd duke u bazuar mbi paratë dhe rrënimin, është gjithnjë e hidhur. Këtu sot të gjithë janë të paguar, ata që ndezin fitilat e konfliktit, ata që mbrojnë krimin e tyre me trupat tanë, edhe ata që sulmojnë Amerikën, edhe ata që përqeshin Perëndimin, edhe ata që nuk e lejojnë reformimin e shtetit.
Ne presim fitore prej tyre.
O Frrok trapi tani e hengrat ate te gjatin,do votohet ne parlament nga opozita parlamentare dhe me pak fjal “Kjo ishte loja”
Frrok Çupi,
Me kete artikull ke fituar te drejten e vendit ne Panteonin e gazetarisë dhe mendimit intelektual, patriotik, dhe te ndershem te kombit shqipetar.
Kur lexova artikullin, pata pershtypjen se jo ti, por tere ndergjegjja jone popullore mijëra vjeçare e kishte shkruar kete artikull.
Edhe sikur ti neser te behesh hajdut, i korruptuar, maskara, kriminel, ky artikull perseri do te pasqyrojë dhimbjen shpirterore te popullit shqipetar ne shekuj dhe une perseri do vazhdoj te kem respekt per Frrok Çupin qe qendroi si burre kunder Sali Berishes ne vitet e mbrapshta 1996-97, dhe që e pa në sy të keqen ne vitin 2020.
Ata qe Jane kunder jetij artikulli Jane vetem vegla te komunistit te qelbur Sali Berisha, dhe nuk mund te ketë asgje shqipetare ne jeta njerez.Do vije nje ditë që Zigurët, Milanët, dhe idiotet e ketij vendi do t’u vije turp nga vetja qe per inat te Edi Rames vajten dhe hiqen breket para komunistit Sali Berisha, por kjo ka pak rendesi tani.
E rëndësishme eshte qe ky komb ka njerez te medhenj si Frrok Çupi, qe dine te qendrojne perballë forcave te erresires Berishiane qe kerkojne ta çojne popullin shqipetar 500 vjet mbrapa.
Duhet te jesh derr, injorant, dhe mbi të gjitha anti shqipetar qe te bashkohesh me Sali Erresiren, vetem e vetem se nuk te pelqen Edi Rama.
Ka plot rruge per te qenë kunder Edi Rames por Jo me Sali Kriminelin. Mjafton te jesh shqipetar ne shpirt, dhe e gjen rrugën.
Jam plotesisht dakord me komentin e bere nga REVIZORI dhe nuk i heq asnje presje.Ai thot ato qe do thosha edhe une.Frrok Cupi po del ne pah si nje intelektuat i madh me qartesi politike dhe soqerore.Ai di vertetet te beje analize realet te dites se soteme qe po kalon e shkreta Shqiperi,po neperkembet nga Berisha dhe Meta.Urime dhe jete te gjate Frrokut.Mendje ndritur.Respekt.
Sakte 100000000%
Falemnderit z. Çupi!
Milan! Qenke koqe kandari.Nuk mund te ofendohet nje njeri brilant si Frrok Cupi qe i ka te rralle shoket per nga inteligjenca e tij.I kame lexuar me vemendje shkrimet e tij dhe jane te shkelqyera,sepse ai gjithemon thot te verteten.Por,me sa duket ty nuk te pelqen se do jesh nga ata bythelepirsat e Saliut.
Madhèshtor Frok Çupi,je mèndje ndritur.Respekte.
He të lumtë, bre Frrok !
Thjesht. I jashtezakonshem.
Ti je per president Z Cupi,po kush te te beje,Edi zgjedh Like hajdutin dhe kto jane pasojat.Po hajde do ta shtyjme dhe kesaj rradhe,ne shqiperi cdo gjeme e ka vetem nje jave,mbas 1 jave harrohen te gjitha,do dali Likja ne TV sic del cdo nate (asnje President nuk del per nate neper panele studiosh dhe do flasi per veten si njeriu me i paster qe ka Shqiperia dhe eshte Edi qe i ben kto qelpsilluqe per te hequr vemendjen nga qeverisja keqe,nga droga,korrupsioni,etj,etj,dhe harron qe i ka pasur te gjitha postet ne Shqiperi per 30 vjet dhe Shqiperia ka qene ku e ku me keq se tani.Or Z Frrok mos u merr me me keto ( gelbaza) se na doli shpirti me keto kerrma( Like,Sal,Lule,Mona,Tit Vaso bytha,e plot ,e plot te tjere.
Zoti Frrok Çupi,
E ke thënë shumë mirë. Jam krejtësisht dakord me mendimin tuaj. Jeni person me ide shumë të qarta demokratike. Njerëz si ju i duhen shoqërisë shqiptare. Sikur t’i vinit në përdorim në kontekst më të gjerë.
Respekte për ju!
???????o Frrok,o shqiptari im,o malësori im,ke bërë nje nga shkrimet më të bukura dhe me kuptim!Shkrimi tregon dhëmbje,por unë po qesh,…Je njësh dhe shkruaj gjithmonë!!!!
ANALIZE E SHKELQYER. JENI NJE NDER ANALISTET ME TE MIRE NE VEND.
Frrrok, je shume i sakte dhe ne kohe, si shume here te tjera. Meriton pergezime per analizen realiste. Eshte tamam ashtu: politikane qe kane bere gjemen per shqiptaret por edhe per veten, marin kurajo dhe duan te quhen barabar me viktimat e tyre, me ata qe i kane perbuzur, perqeshur, perndjekur dhe deri qe i kane vdekur. Me shume se “kohe qeni”, kemi te bejme me politikane te tipit qen. Nuk e di sa mund te shkonin ne kete rast dy vargje te poetit Arben Duka kur vite me pare ka thene: ” Sa me shume qe njoha njerezit/ Aq me shume i desha qente…” Dy te tille tani per tani, ne i njohim: njeri eshte president dhe tjetri ishpresident.
Alien, universal, gjeni!
CFARE JANE :
1. Nietzsche
2. Plato
3. Sokrati
4. Aristoteli
5. Dekart
6. Kant
7. Spinoza
8. Hegel
9. Karl Marks
10. Sh. Akuainas
11. Keirkegard
12. Schopenbauer
13. Feurbach
14. Alber Camus
15. David Hume
PARA TEJE O FRROKI. Ja ta them une ………….jane bole. si i perdor bythet ti si ka perdore askush ne historine e njerzimit.
Ore,po emrin tënd nuk e ke rreshtuar me këta?apo ti je në listën e boleve?
Nejse,ti e di.
Ne fakt Llulla jam
Ti Ore mund to kesh lexuar te gjithe ata autoret qe ke permendur. Por perseri mbetesh po si idiot qe ishe pa i lexuar ata, sepse nuk ke mesuar asgje nga leximet e tua. As edhe faktin qe ke lindur nga prinder qe flasin shqip.
Pra vere Shqiperine para Sali Berishes, o Katunar me bibliotekë.
Dragoi jam, nuk jam Llulla
Ore
Se kush tha se cdo crregullim psikollogjik e ka fillesen tek sexsi
Qe te dyja…dhe sexsi dhe psiqiatri… te duhen
Llulla, Llulla jam
Analize e shkelqyer BRAVO FROK
ANALIZE E SHKELQYER.
BRAVO FRROK ÇUPI.
BURRA SI TI DUHET TE VIHEN NE KRYE TE SHTETIT.
NE MOMENTET E VESHTIRA TE KOMBIT …QENDRIME TE MENCURA E KOMBETARE.
JETE E SHENDET MALSOR I ZGJUAR E TRIM
FRROK Çupi shkaterroi byrone politike ne vitet 90
Ku pyet sot ai per ilir meten e com peken
Bravo..
Respekt Frok Cupi.
Per gjendjen e mjere qe po kalon populli yne e percmimin e bythetalljen qe po i bejne politikmutet e ketij vendi populli ka veteme nje zgjidhje qe eshte sfida shkaterimtare ndaj oligarkeve e politikmuterve: BOJKOTIM TOTAL I ZGJEDHJEVE QE PO VIJNE.
Mbasi ke lexuar Frrok Cupin mendon qe akoma ka shprese
Bravo . Sakte . Mundohu te jeshe me i pranoshem me shkrimet e tua
Frok, qenke bere tanam personalitet i pavarur perrmbi mashtrimet e krereve qe kane shkatruar shtetin dhe Kombin. Prgezime.
Zoti Frrok. Respekte maksimale per ju.
Na ishte krijuar pershtypja se malesoret sec kane nje vizion te keq per demokracine dhe zhvillimin e ketij vendi kaq te vuajtur, dhe kjo eshte nga malesoret qe kane drejtuar kete vend, qe e katandisen ne nivelin zero. Por kur lexoj shkrimet e tua, me nderrojne mendimin se paska dhe malesore te mire dhe qe I dhimbset ky popull.
Uroj qe te japesh me shume nga mendja, shpirti dhe inteligjenca juaj, per te miren e ketij populli. Shkrimet tuaha jane ushqim dhe shprese per ne.
Z. FRROK si gaztar je 1sh.Me kete artikull i ka thane tana…fatkeqsisht po…Mos harro Frrok se edhe ti je pjese e ktij muti… nuk asht faji jot se lun me 2/3 porta je edhe mjeles i mire…..
Ah sikur te kishim nja 4 a 5 si ty i nderuari Frrok Cupi! Atehere t’a shikonim a behet apo jo Shqiperia…..
Pergezime!