Dzenan Camovic që sulmoi me thikë oficerin e policisë në New York, nuk është shqiptar – media amerikane ndryshon identifikimin e tij pas ndërhyrjes dhe ankesave prej gazetës “Illyria”
Nga Ruben Avxhiu
Një artikull në gazetën “New York Daily News” shkruante sot se një emigrant nga Shqipëria, me emrin Dzenan Camovic, ishte autori i një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie mbrëmë në Brooklyn.
Camovic e sulmoi, papritmas dhe pa ndonjë arsye, oficerin duke ia ngulur thikën në fyt.
Kjo ngjarje ka rastisur në të njëjën kohë me protestat e këtyre ditëve dhe gjendjen e tensionuar në New York, por episodi nuk ndodhi gjatë përballjeve të policisë me protestuesit. Camovic duket se ka vepruar më vete, në mënyrë të qëllimshme dhe ISIS është përmendur si një nga pistat e hetimit.
Falenderojmë anëtarët e komunitetit, e në veçanti zotin Olloman Sela, që telefonuan gazetën “Illyria” dhe botuesin Vehbi Bajrami për t’u ankuar për identifikimin si shqiptar të këtij personi, nga media amerikane.
Pas ndërhyrjes sonë pranë autorëve të shkrimit, teksti u ndryshua. Ashtu si dyshonin qytetarët që na telefonuan, Camovic është me origjinë boshnjake.
Çdo komunitet ka keqbërës ashtu si ka edhe njerëz të virtytshëm. Problemi qëndron se nuk është hera e parë që krime të cilat nuk janë kryer nga shqiptarët u vishen shqiptarëve, ose grupe kriminale që kanë ndonjë shqiptar mes tyre emërtohen si “banda shqiptare”.
“Kjo praktikë e shëmtuar duhet kundërshtuar hapur dhe menjëherë”, u shpreh botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami. “Korrigjimet nuk mjaftojnë më. Gazetarët duhet të shpjegojnë se si përfundon emërtimi ‘shqiptar’ në një tekst shkrimi? Pse duhet të ndërhynim ne që të ndryshohej?”
Në fakt, lajmi nga “Daily News” është përdorur edhe nga burime sensacionaliste si “Daily Mirror” si dhe nga një numër llogarish, kryesisht serbe, në rrjetet sociale, për të hedhur baltë mbi shqiptarët.
Këto kanë qenë ditë nervoze për mbarë Amerikën dhe pavarësisht se njerëzit janë ndarë mbi metodat që duhen përdorur për të protestuar, askush nuk ka dyshim se komunitetet duhet të ngrenë zërin për të mbrojtur anëtarët e tyre kur abuzohen nga ligji, media, apo sistemi.
Për hir të të vërtetës, autorët e shkrimit u janë përgjigjur ndaj ankesave tona, në rrjetet sociale, si dhe me postën elektronike, duke na falenderuar për mesazhet. Çështja i ka kaluar tani edhe redaktorit përkatës për të hetuar më tej se çfarë ka ndodhur.
“Illyria” po përpiqet të kontaktojë edhe me CNN, që sipas disa dëshmive, e ka përsëritur identifikimin si shqiptar. Nëse dikush disponon ndonjë videoklip, mos ngurroni të na e dërgoni.
Përpjekje, ndonëse pa shumë shpresë po bëhen për të kontaktuar edhe “Daily Mirror”.
“Një nga gjërat që kam vënë re kur u vendosa në SHBA ishte që sa herë që përmendeshin shqiptarët në gazetat lokale ishte shpesh për ndonjë krim apo tragjedi”, u shpreh botuesi Bajrami, që është autor i librit voluminoz kushtuar komunitetit tonë “Shqiptarët e Amerikës”. “Kjo ka filluar të ndryshojë kohët e fundit, por ne duhet të vazhdojmë të jemi aktivë dhe të mbrojmë figurën tonë si komunitet. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për kontributin tonë në New York e në SHBA”.
Shqiptaro-amerikanët janë pjesë e rëndësishme e komunitetit të madh njujorkez. Mbi 100 anëtarë të komunitetit militojnë në forcat e rendit dhe agjensi të tjera që veprojnë në New York. Dhjetëra studentë e anëtarë të moshës së re kanë qenë pjesë e protestave. Shqiptarët, ashtu si çdo komunitet tjetër janë në të dy anët e barrikadave.
Shqiptarët janë punëtorë e punëdhënës, kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen ekonomike të lagjeve të caktuara 30-40 vjet më parë kur Qyteti vuante periudhën e tij më të rëndë në shekull. Ata janë pjesë e çmuar e historisë dhe pëlhurës sociale njujorkeze. Asnjë lloj përbaltjeje e imazhit të tyre nuk mund ta ndryshojë këtë. As nuk do ta lejojmë që të ndodhë.
Bravo Illyria! Pushka top edhe gati se ka shume ujq qe fshihen ne mjegullen e internetit
Ky Camovic eshte nga Mali i Zi.Vertet se eshte Shqipetar,por ai dhe familja e tij deklarohen si Bosnjak.Me vjen keq se shumica w banoreve te Plaves,Gucis dhe Rozhajes jan asimilua.P.S.Pak u eshte dukur qe te paret e tyre e kan ndrrua fen e tani keta w kan ndrrua kombin.O e mjeta Shqypni!.
Aaaaa, pse ndodhin edhe ne Ameriqi keto padrejtesi ???
Une kujtoja sa ndodhnin vetem ne Helada.
Ne Greqi ndryshon ceshtja sepse Greqia eshte aperme6 Shqiptare.
Greqine e sotshme Shqiptaret e kane kolonizuar dhe sunduar per 600 e kusur vite.
Qofshin Arvanitas e qofshin Shqiptare myslimane.
Edhe mbas 90s u be zakon qe femrat e martuara greke apo adoleshentet greke te mbusheshin me hajdar Shqiptar.
Por Shqiptaret kane fajin e tyre ne krimet ne Greqi , eshte e vertete.
Unë e dija se kjo mdodh vetëm në Greqi.
Në Greqi qoftë edhe një antarë i bandës të jet shqiptar ai është kryetari që të haj maksimalen e burgut.
Hë me se konb kriminel jemi.
Bëmat e krimeve t shqiptarve s ka histori qe i mban dot.
Ato derdhen e derdhen si ato kokrrat e fiqve nga kanistra e stermbushme n kurriz t gamorit n malore rrug pa rrug.
Shqiptari s bo krime veç kur s mundet dot.pra kur i vihet kpuca n fyt.
E ka tregu praktika e Dull Kumandarit kte gjo.
Futi hunin shqiptarit qe t rrij urt.
Dhe mos i kthe shpinen se t ha me t pabes.
Dihen krimet e superkriminelve pellazgo iliro dardan t lashtsis bëmat e t cilve i mori Homeri,ky Hollivud i lashtesis,dhe i ngriti n art.,me Iliad Odise…sikurse ben sot Hollivudi ,duke zbukuru historit e ndyta e t poshtra kriminale t mafjozve italoamerikan.
Dhe,a e dini se kush jan mafjozet italo amerikan?
Vijn nga Siçilia,dhe jugu i Italis.
Dhe a e dini prejardhjen gjenetike te Jugut ITALIAN.?
Esht si fillim i banu nga ISH PELLAZGO ILIRET E LASHT,PARAARDHSIT TAN,jan mpleks edhe etrusket atje ,ky komb i lasht n gadishullin italik ,gjuha e t cilve shpjegohet veç me shqipen,dhe, si qershija n tort ktyre habitateve t lashta dardane pellazge ilire etruske,gjeneza jon pra paraardhsit tan t lasht,ju dha gjak t ri i rifreskoi pra ,shpura shqiptare e shekullit 15 qe emigroi atje n itali nga shqipnija pas vdekjes s skenderbeut dhe pushtimit osman t shqipnis.
Pra gjenetikisht mafja esht shqiptare.
Po ata t lashtet,pellazget e Homerit,Herkuli,Akili,Odisea,Patrokli Agamemnoni,Helena,Parisi,Minella ,Prijami, emrat e t cilve shpjegohen me shqipen e sotme,ça ishin ata?
Mafjoz ishin.
Kapo bandash mafjoze,organizata te organizume kriminale,sikurse jan fiset e veriut çeçen shqiptar sot.
Kan prijs fisi,Prijami,kan Akil ,nji me muskuj,kan Ajaks,Asht N Gjak,A Gjaksi,nji gjaksor pra gjakatar,kan Helene ,nji Drane E Lën,pra kurv,nji femen qe lihet braktiset nga burri,perfundo kurv ku shplahen bolet e mashkullimit dhe meshkujt zihen kush ta ket per sherbime seksuale,Lufta e Trojs pra.
Luft Bandash mafjoze per nji kurv dhe per “pse m pe”..
Pra shqiptart kan qen jan dhe do t jen kriminel mafjoz
Romën kush e krijoji?
Mafjozet dardano iliro trojan.
Po perandoret gjakatar romak ça ishin?
Prejardhje ilire.
Neroni ky katil gjakatar ishte shqiptar,Neron,Nderon,pra ishte i nderu kur pinte gjak.dhe qeshte kur dogji Romen.
Si Sala sot.
Qesh ligsisht kur vret n bulevard.
E mo abc os me sa duket kondilet e fshehta të ministrisë së jashtme të hale adhës paguajnë media në gjithë botën jo vetëm në rajon, e pse jo me lekët e marra borxh nga gjermania që e krijoi dhe akoma e mban në këmbë palo shtetin e priftërinjve.
Racisem kunder shqiptareve e ka emrin ky gjest i gazetes New york Daily news po keshtu edhe CNN qe nuk verifikon tregon se i meriton te gjitha kritikat per false news.Duhet qe shqiptaret te behen te vedijshem dhe te denojme ne mediat sociale diskriminimin tone.
Serbet nuk jane njerez te mirkuptueshem.Ata nuk e marrin kurre persiper fajin po hiqen gjithmone si viktima.Tani edhe Thaci ne Kosove u dha mundesine te vijne ne krye te qeverise dhe shikoni kur ta ndajne Kosoven pa e pranuar kurre genocidin e Kosoves.
O ERI O ERI O ERI SI VERI PSE THACI U A DHA TE DREJTEN SERBEVE NE KOSOVE TE HYJNE NE QEVERISIN .
ATYRE U A JEPE TE DREJTEN REZOLUTA 1244 QE TE MARIN PJESE NE CDO QEVERI .PASI KOSOVA ESHTE MULTI ETNKNKE ESHTE E TE GJITHEVE SI SHQIPTARE SERBE BOSHNJAK TURQE MALAZEZE GORANE MAGJYPE E TE TJERE .
NE AMERIKE ESHTE NDRYSHE NUK I NJOHIN SHTETET E BALLKANIN DHE SHPESHE GABOJNE KA EDHE NE EUROPE QE NUK E DALLOJNE DOTE PSH : KA PORTUGEZE MENDOJNE QE SHQIPERIA ESHTE JUGOSLLAVI DHE JUGOSLLAVINE E MARIN PER SHTETE KUR AJO NUK EGZISTONE
Une jetoi ne New Jersey dhe dje pashe ne TV ne lajme se u vra nje 20 vjecar Shqiptar dhe po hetohet edhe per terrorizem , prita deri sa e pashe edhe nje here ate lajm si te kuptoi mire se cfare ishte ky mjeker cjapi pra nga Bosnja , une mendoj se ne momentin e kapejes fizike te tij dhe te ndonje nga grupi i tij ndonjeri me dinakeri per te mbuluar turpin e tij apo te tyre kombetar kan thene se ky eshte Albanian duke e ditur se Shqiptaret jane me shumice dhe njihen mire ne New York , edhe kinez po te ishte lajmi e mori dhene dhe demi u be , skisha cafre te beja dhe vetem hapa compjuterin dhe i shkruajta gazetes si e kishte bere shkrimin dhe shpreha indinjaten ne emer te gjithe Shqiptarve , gjithe se si demi eshte i madh, te gjitha veprat e renda ballkanasit ja u veshin Shqiptarve , gabimi eshe se nuk eshte vertetuar informacioni ndigjuan nje fjale Albanian dhe e botuan , une e bera timen por jam i sigurte se nuk do merren fare per ta korrigjuar gabimin por mendoj se i takon ambasades tone te nderhyje per kete rast
…t kalojm ke Skenderbeu tashi.
Kapo e kapove te kapove te mafjes..
Fjala mafja. Esht shqip. Ma Fjal. Mba Fjal.
Pra mbaje fjalen e dhen. Pra kij bes.
Mentalitet tipik shqiptar.
Shqiptari kur jep fjalen therr djalën. Thot fjala e urt popullore. Si n bibel. Kur Abrahami desh therri djalin veç per me i qendru fjales s Zotit.
Pra supermbimafjozi skenderbe.
Me ato aksjonet e befasishme tip mafjoze,goditje pas shpine armiqve,beri kerdin kundra turkut.
Edhe ato mbledhjet me kreret shwiptare,tipike mafjize ishin.zenka vrasje sherre…dhe nderhynte kapo skenderbeu per me mbyll sherret ndermagjoze. Skenderbeu ishte Toto Rina i mesjets.
Po mbiemri Rina?
Ca ju kujto shqip?
Le ti kthehemi Skner Beut.
Veç n dasmen e motres vet u vran mbi 100 mafjoz shqiptar e u plagisn qindra t tjer.
Per nji fjal goje.
Nji refuzim i nji kurve shqiptaresh per nji antar te familjes mafjoze Dukagjini dhe nji miratim i ksaj kurve per tu pallu me nji mafjoz te famijes Zaharia,u desht si shkendij gjaku..
Rezultati.
Qindra mafjoz t vdek e plagos.
…me von.
Mafja komuniste.
Te winte ropt me liber shpije kryekapomafjozi i kuw Dull Istikami.
Ai ishte Al Kapone i Europs.
Masakra e sankt valentinit e kapones,ishte nji loder kalamajsh nga ato “luftash”,n krahasim me masakren permanente gjysshekullore qe i beri shqiptart kombin me t çuditshem n histori bote.
Thjesht hante robi robin.
Kurse Dulla jetonte me gjak si vampiri Drakula.
Dhe tash,historija mafjoze vazhdon..
Sala t vret n mes t bulevardit.
Mafje si kapone.
LIKLA t vjedh florinin si kryemafjozi i dikurshem Ahmet Zog Kurvnori.
E plot e plot mafjoz te tjer…