Organizata e drogës dhe prostitucionit në Itali, kokë grupi ishte 35-vjeçarja shqiptare: Vajzat vinin nga Shqipëria dhe Rumania

5 Qershor 2020, 18:17Kronika TEMA

Policia italianë ka vënë në pranga katër anëtarë të një bande kriminale prostitucioni të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe rumune. Hetimet nisën që prej vitit 2016 dhe deri më tani janë marrë të pandehur 21 persona. Prapa hekurave ka përfunduar 35-vjeçarja shqiptare, Liljana Shoshari, e cila konsiderohet si kryetarja e organizatës kriminale.

Kjo e fundit shfrytëzonte dhjetëra vajza të reja dhe shpërndante lëndë narkotike, ndërsa në disa raste punonte edhe vetë.

Në pranga përfunduan edhe rumunia, Ionica Paun, e cila kishte detyrë të gjente vendet më të favorshme për të kryer prostitucionin dhe i dashuri i 35-vjeçare, Emiljano Osmani, 27 vjeç, i cili merej merej me vëzhgimin e shpërndarëve të drogës. Vetëm shoferi 61-vjeçar Ludovico Ratta, është lënë në arrest shtëpiak.

Pesë të arrestuarit e tjerë ndërkohë janë shpërndarës të lëndëve narkotike.

Tashmë hetimet janë ndalur tek personat që kanë ofruar banesat për ushtrimin e prostitucionit. Vajzat e shfrytëzuara vinin nga Rumania, Shqipëria dhe Brescia dhe më pas e ushtronin aktivitetin në Reggio Emilia.

Së bashku me vajzat, grupi sillte në Itali dhe lëndë narkotike kokainë. Indicia për të arritur te gupi, ishte arrestimi i Leonard Kecit në vitin 2016, i cili furnizohej me drogë nga dyshja Shoshari Osmani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje