Luli Basha, nëpunësit civil dhe një birbo i dënuar që përmend drurin

6 Qershor 2020, 09:36Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Depolitizimi dhe departizimi i komisioneve zgjedhore u hoq si kriter për zgjedhjet e vitit 2021, duke e lënë si mundësi për zgjedhjet e mëpasshme. Por, kjo risi nuk ishte thjesht një kërkesë e OSBE-ODIHR-it. Nuk ishte as thjesht një dëshirë e Partisë Socialiste. Ishte një domosdoshmëri e kohës që jetojmë.

Shqipëria kishte një rast të shkëlqyer që pas 30 vitesh të shkëputej nga komisionerët e politizuar deri në militantizëm të sëmurë, që për partinë “therin edhe fëminë”.

Është një trishtim i madh që kur pret që mendjet e hapura të vijnë nga pjesa opozitare, fatkeqësisht ishte ajo që këmbënguli deri në fund për t’i mbajtur komisionet kështu siç janë.

Akoma më e dhimbshme bëhet situata kur Partia Demokratike, alternativa politike për të sfiduar qeverinë, me zërin e kryetarit të saj mendjeshkurtër, po e kthente çështjen e përbërjes së komisioneve zgjedhore në një proces rrezikimi të integrimit të Shqipërisë.

Kryedemokrati Basha shfaqi një mungesë të theksuar respekti deri në fyerje, ndaj administratës publike, ekzaktësisht nëpunësve civil. Këta janë niveli më i lartë e më i përgatitur në aspektin teknik të administratës shqiptare, që mbrohen me një ligj special dhe që janë nën monitorimin e BE-së për çdo shkarkim e çdo rekrutim.

Lulzim Basha i quajti ata “njerëz të Ramës, të padenjë e të pabesueshëm për të administruar një proces zgjedhor”. Ndonëse 2 nga 3 nëpunës kanë qenë në punë edhe gjatë administratës së Partisë Demokratike, sërish kjo parti nuk ka besim që ata e kryejnë detyrën konform ligjit.

Sa herë e kemi diskutuar çështjen e depolitizimit të komisioneve zgjedhore, kemi pasur parasysh që më në fund Shqipëria të kishte një trupë elitë që të kryente një proces administrimi e numërimi me cilësi e në kohë rekord.

Gangrena shumëvjeçare ku 1.5 milionë vota duhet 10 ditë që të numërohen, do të merrte fund nëse kjo gjë do kryhej nëpër qendrat e votimit nga njerëz pa ngarkesë politike dhe që i dinë mirë ndëshkimet drastike që kanë nëse tentojnë të devijojnë nga ligji.

Partia Demokratike këmbënguli që komisionet zgjedhore t’i kemi sërish në përbërje me dallkaukë politikë, ku një pjesë nuk dinë të shkruajnë as emrin e vetë, që për ligj njohin vetëm urdhërat e partisë që i vijnë me mesazh në celular.

Komisionerë që kur shohin se partia e tyre po pëson disfatë, bëjnë sikur u lodhën, sikur u vjen për të ngrënë, sikur u vjen gjumë, sikur…., pafund sebepe si e si për të vonuar e stërgjatur procesin e numërimit, për t’i dhënë më pas shkak partisë së tyre që të tensionojë situatën politike me qëllim delegjitimimin e procesit.

Kushdo që sheh që Lulzim Basha thërret ”fitore” rreth kësaj çështje; kur një ish-deputet pëdëist, i dënuar me 1 vit burg për komplotin “Babale”, shfrytëzon hapësirën televizive për të akuzuar njësoj si lideri i tij nëpunësit civil dhe po aty deklaron pa teklif se “ditën e zgjedhjeve do përdor personalisht drurin”, bindet që mentaliteti i drurit është arsyeja pse Partia Demokratike nuk heq dorë nga komisionerët politikë.

Drurin kanë në mendje, drurin kanë në karakter, drurin kërkojë, prandaj “drurin” politik kanë për të marrë sërish nga elektorati shqiptar në vitin 2021.(TemA)

10 komente në “Luli Basha, nëpunësit civil dhe një birbo i dënuar që përmend drurin”

  1. ppa says:

    Jo drurin por “hurin” ne vend te lig!

  2. I drejti says:

    Shkurt, qarte, sakte.

  3. Bini says:

    Ku I di kto ti Ketro…ne institucionin tim nga 260 vete ne 2013 nuk kane ngelurme shumese 8 vete….dhe te siguroj se vetem 2 ishin anetare partie….nxirrni rsportet e do shikoni qe jo me shumese 20% la ngelur nga adm e meparshme….Shqiperia sot ka adm me mizerabel we nga 1924….te politizuar,te paafte dhe pa pervoje…mos u lodh shume se ke personeli gjen vjetersite e punonjesve….

    1. Miri says:

      Bini
      Ndoshta kane
      1.Vdekur
      2.Dale ne pension
      3.Emigruar
      4.Te pa afte
      5…
      Eh.. Bini.. Bini do me u bo dhe ana.. list

    2. gjergji says:

      Bini :ne se nuk je sharlatan partiak,publikoje neper media (mbas verifikimit te plote).Perseri e theksoj ne se eshte e vertete dhe e puplikon I ben nder kombit e JO te jeshe thjeshte tropojan apo kuksian qe vetem genjejne e mashtrojne.Nuk kam njohur gjer me sot me perjashtim te Hulusi Spahiut burre trim e te drejte ne KUKES E ne Tropoje.BINI ESHTE NJE TROPOJAN NETTO I GATESHEM TE RRENJE TE MASHTROJ KEDO E PER CDO GJE.

  4. goliku says:

    Fantastik je Altin….. I sakte ne shkrimet qe beni…. Kjo eshte gazetari e vertete.

  5. Shqiptar says:

    Rama hodhi ne ere hapjen e negociatave. BE ka kerkuar depolitizim te administrimit zgjedhor. Rama nuk e beri sepse kishte merak PD-ne. Mos plotesimi i ketij kushti mbyll dyert drejt BE-se.

  6. Keqardhje says:

    Altin ke te drejte!
    Kur pashe mbrem deputet Babalen ne Tv, c’te theme!
    Kuptova se PD perfundimisht eshte e mbaruar! Sikur edhe te gjitha t’ja japi Ed Rama, komisionet policine gjykatat, mor po te gjitha, me daljen e ketij mashtrusit fshatar qe tash e quajne BABALE, thashe me vehte mjere ky vend. Se ky tipi eshte rritur ne fshat deri ne mishen 18-20. Jo per faj te tij por fshati ofron shume me pakron informacion, njohuri te mira, apo specifika te tjera qytetarie qe ofron qyteti. Duke qene keshtu keta qe te vegjel e mbushin hapesirat bosh te mungeses se Informacionit, me ide utopike per te care , per tu bere te pasur etj. Te vegjel mesojne si te vjedhin fiq, pula, te mos shkojne ne shkolle, s’kane libra apo bibloteka ne shrepi e fshat dhe keshtu ontelekti tyre mbetet i pa ushqyer me cilesi qytetarie. Prandaj eshte mjafte e lehte te behen intrigant, dinak, egoist, dhe i uurejne qytetaret! Egoja per te shkuar ne qytet dhe te behen dikushi behet e rrezikshme dhe agresive!
    Besoj nje tip i tille rural me emrin e intriges BABALE mbronte mbrem PD.
    Gabimi i Ed Rames eshte qe ne marrveshje te kushte shtuar nje pike, qe qy BABALE – BANALJA te mos lejohet te futet tek Listat. Le te rrij tek Pd ne gunksionin BABALE.

  7. Miri says:

    Bini
    Ndoshta kane
    1.Vdekur
    2.Dale ne pension
    3.Emigruar
    4.Te pa afte
    5…
    Eh.. Bini.. Bini do me u bo dhe ana.. list

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje