Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera Bylykbashi:
“Duke iu referuar dakordësisë, dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisioneve zgjedhore.
Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbeten siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre.
Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan…
Do fusim garanci shtesë. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë.
Sot kutitë e votimit mbushen fshatçe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti.
Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta.
N.q.s e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument.
Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo.”
Kush ka kohë dhe nuk ka çfarë të bëjë mund të qeshë me Bylykbashin. Që nuk di çfarë thotë: “U zumë për komsionet, por ato do ndryshojnë pas këtyre zgjedhjeve!!!”
Pastaj thotë që do ketë identifikim biometrik se kutitë mbushen fshatçe. Po si e shmang ky identifikim blerjen e votës? Apo ç’punë ka Bylykbashi me këto punë?
I jep ca lekë fshatarit dhe i thuaj voto kështu. Mbaroi. Të rroftë identifikimi!
Kjo avokati mjerane bie kur sheh përvojën zgjedhore. P.sh në vitin 2003 në zgjedhjet lokale, komisionerë të së majtës bllokuan një kuti në Tërbuf. Sekretari mori edhe vulën dhe iku.
Nga inspektimi në terren doli se këto absurditete kishin marrë bekimin e PS-së, nga qendra.
Si ta zgjidhë administrimi këtë punë, di gjë ky Bylykbashi që del lart e poshtë nëpër media si teoricieni i mbramë i zgjedhjeve?
Por ta lëmë zotërinë se në fund atë rol ka. Të hedhim sytë nga viktima e vetvetes dhe personazhi komik i kësaj situate, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai nuk flet. Jo. Për të sot ka folur kryeministri që ka thënë ndër të tjera:
“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.
Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”.
Rama tallet me opozitën, me budallallëkun e saj kolosal, me retropolitikën e saj që ka vetëm një qëllim: të marrë ca karrige në Parlament se kështu nuk shtyhet.
Këtë do edhe z. Rama, sepse është komod me një të sëmurë kronik si Lulzim Basha, që një herë në dy vjet del budallai politik i Shqipërisë.(Respublica)
Nuk ja u ka fajin kodi zgjedhor,por ju jeni nje band kriminale e drejtuar nga nje kriminel si Sali Berisha,kryetari juaj ligjor Lyli eshte marionet dhe lolo i shpellarit prej Vicidoli,ne keto kushte ju e keni absolutisht te pa mundur qe te fitoni.
Mos ti bjem ne qafe se Rama do ti vjedh perseri votat ne Shqiperi nuk behen zgjdhje te lira .Sa te kete media sahanlepirese ne Shqiperi si gazetatema (me keq sesa ish Zeri i Popullit) apo kanale televizive si Top-Channel qe financojn Ramutin s’ka si te kete zgjedhje te ndershme.
Llogaria e PD:Keto zgjedhje i fitojme sepse Ramen nuk e do njeri,bile as gruaja e tij.Zgjedhjet e 2025 i fitojme sepse ,,depolitizojme,,komisionet me nepunes te emeruar nga PD gjate ketyre viteve.Ku gabon PD..??? Ne Shqiperi nuk ka fituar as Nano,as Rama…thjeshte..ka nje popull te majte qe eshte shumice derrmuese,te pakten mbi 60%.Pra PS fiton pavaresisht kush e drejton……dhe ne se PS ben nje levizje te befasishme,Rama terhiqet dhe nepermjet gares brenda saj del nje lider i ri i majte dhe Jo liberal i qendres si Rama,fitorja eshte plotesisht e sigurte.Sepse Shqiperia nuk ka te djathte moderne,ka vetem nje turme anarkofashiste tribale e drejtuar nga krimineli Berisha.
Do fitoje PD po kur te mesoje Luli tabelen e shumzimit 7×7=67
Rama ka mbi 1 milone votues o koqe kandari
PD fitone kur te reformohet te largoje PLEHRAT e tipit Berrisha te ndertoje programe te ndryshoje formen e te berit politike jte distancohet nga krimi jo me koke pa lare nga malesia qe djegin shkaterojne qe dalin me shtiza shpata .
Nuk jam socialiste por te garantoje edhe 10 vjet PS fiton bindshem pa vjedhur fare
Ja kapi koken me dere,po varet cfare koke o bylyku i saliut
Olimpia mos e ngaterro popullin e majte ne Shqiperi me Rames sepse Rama vetem i Majte nuk eshte . Ndihmat qe ju jepeshin kategorive ne nevoj ai i hoqi .Ndihmat ua kaloj oligarkeve me dhjetera tendera . Rama eshte nje kryebandit i rethuar me disa bandit . Fatkeqesia e Shqiperis eshte ajo qe thua e majta apo me sakte idete komuniste qe e kane shkaterruar prej 1944. Por fatkeqesisht Rama nuk eshte as komunist (absolutisht jo Socialist) eshte thjesht nje hajdut qe miljona euro te vjedhura Shqiptareve i ka depozituar ne vendet offshore. Rama eshte fatkeqesi kombetare . Rilindja e tij ne 7 vjet nuk ndertoj asnje fabrike largoj 400 mije Shqiptar .
Ik more bajge….do kriminelet ne karrige prape….spaku do zhduke njeheresh;sal…like…lul…monike…dhe Rama del jashte loje….DUHET PARTI E VERTETE LIGJORE…
T(d)aullant, e gjete motrën, apo e ke lënë peng në SHQUP?
T(d)aullant……e gjete motrën, apo e ke lënë peng në SHQUP?
Mafia Italiane ngjan si cilimi me ateqe bejne politilanet Shqiptare ata jane Nona…..
Taulant…ashtu eshte e pall kari ashtu…hajde bole hajde …cop mishi