Vdekja e një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia në SHBA ka nxitur një valë të madhe dhe të dhunshme protestash që tashmë janë zhvendosur nga SHBA në Britani dhe shtete të tjera të Europës.
Debatit për racizmin, diskriminimin etnik dhe skllavërinë nuk i ka shpëtuar as ish-Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Pëmes një postimi në Twitter, diplomatia kroate shkruan se Dubrovniku e ka shfuqizuar skllavërinë që në vitin 1416.
“Republika e Dubrovnikut e hoqi skllavërinë më 27 Janar 1416, 417 vjet para Mbretërisë së Bashkuar dhe 449 vjet para SHBA … kur flasim për Evropën Juglindore, thjesht po e them…”, shkruan ajo në Twitter.
Në 27 Janar 1416, Dubrovniku, asokohe republikë autonome (Ragusa) shfuqizoi zyrtarisht skllavërinë, transportin e skllevërve dhe idenë që një person të jetë në gjendje të zotërojë një person tjetër, duke u bërë një nga të parat vende në Evropë që e bëri këtë pas Venecias në vitin 960.
Kot pa lidhje edhe kjo ik e ha kake se skemi pas skllever ne ballkanasit futja kot tani
Ska patur kurre Republic te Dubrovnikut! Republika Latine e Shen Vlashit, Raguza, banohej nga Latine, arber dhe sllave. U be Dubrovnik me krijimin ne 1918 te Jugosllavise
Me sa dijme ne Historikishte ,
gjithe Slloveenia e Kroacia ate epoke ishin ne Pushtetin e Venedikasve
pra nga lloveenia deri ne Shkoder – Durres-Fier-Himare -Korfuze dhe Krete ne mos gaboj
pra gjithe kjo vija bregdetare ?