Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera në lidhje me autorët e atentatit kundër Ardian Çapjas, mëngjesin e sotëm.
I ftuar në studion e ABC Neës, Hoxha tha se Çapja ka shumë armiq dhe se as vetë ai nuk di se kujt t’i vërë gishtin, në kidhje me autorësinë e ngjarjes në fjalë.
Gazetari shtoi se në atentatin e sotëm dyshohet se kanë marrë pjesë dhe qëndrojnë pas tij, disa grupe kriminale.
“Problem i madh në Elbasan është se aty ka pasur një kooperim grupesh. Është fuqi ekonomike, burimet njerëzore që korruptojnë shtetin dhe i bën ata të fuqishëm. Çapjat kanë treguar në të kaluarën se kanë ekzekutuar të gjithë grupin që i kanë vrarë vëllain.
Gentian dhe Nezir Beqiri janë ekzekutuar ndërsa ishin në arrest shtëpiak dhe ruheshin me dy policë tek dera. Ajo që po ndodh në Elbasan është thjesht një kronikë e paralajmëruar prej kohësh, është seri e radhës që për sa kohë nuk do të ndërhyhet seriozisht konflikti do të vazhdojë me eliminime të tjera.
Konflikti i madh që kanë sot i cili është problem edhe për hetimin është se Çapjat nuk kanë vetëm 1 konflikt, por kanë disa. S’dinë as vetë kujt t’ja vënë gishtin… Elbasani është një nyje strategjike për krimin, prokurorët dhe drejtorët e policisë e ndjejnë këtë.
Nuk mund të ketë sukses në rast se nuk çohet një grup nga Tirana për ta ndjekur këtë çështje. Këta janë njerëz që shumë herë kanë hyrë në burg, dhe kanë dalë pa u lagur.
Hetimet e policisë sot janë fokusuar në detajin se nuk po hetohet një grup i vetëm, por disa grupe, të cilët mendohet se kanë organizuar dhe kanë krijuar ngjarjen e sotme. Pra kanë marrë pjesë disa grupe njëherësh. Po të shohësh elementët e atentatit janë të mirëmenduara për të mos lënë gjurmë,”- tha Hoxha.
Si mund te konsiderohet gazetar invetigativ nje parlaco ordiner si ky Artan Hoxha???? Shfaqet gjithmone si ato kerpudhat helmuese pas shiut me brockullat qe deklaron dhe te gjitha gjenerike, asgje konkrete, vetem llogje e thashetheme lokalesh qe i dne te gjithe e qe iperbolizojne secili sioas fantazive te tij. Ata qe duan eleminimin e capjave dihen boterisht.. Jane ata qe ne shtepite e tyre kane raditrasmetues te lidhura paralelisht me ato te policise, Jane ata qe kane perfituar tendera nga te gjitha qeverite, dikush eshte edhe drejtor I nje istitucioni te rendesishem ne elbasan dhe djemt e tij Jane ne sherbim te plote te atyre qe duan koken e capjave. Eshte TURP dhe fatkeqesi e madhe per gazetaret e vertete qe palaco si artan hoxha apo klodiana lala te konsiderohen gazetar, aq me keq kur i proklamojne si invetigativ!
O Artan problemi është të kapen vrasësit me pagesë o plako dhe nga doli ai snajperi kush e vjedh kush e shet ky është problemi aty ka vrasës me pagesë dhe tallin bythen me policine dhe me shtetin po as policisë si vjen turp as shtetit nëqoftëse ajo është armë që e përdor Renea atëherë në Renea ka ndonjë vrasës ose bashkëpuntor e thjeshtë për t’u kuptuar .Ato janë armë që hidhet firma dhe kujt i humb ?????????????????
Kush Jane Ata qe Duan koken e capjave meqe jy nga e elb e dini. Kush na qenka KY drejtori I rendesishem ne elb qe paska djemt kriminela. Po capjat nuk e dine kshu qe nuk kunderpergjigjen?