Çfarë po ndodh në Kosovë dhe a ka ndryshuar politika amerikane?

8 Qershor 2020, 20:30Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Politika amerikane, është në skemë kundër Kosovës, apo është me dhe për Kosovën?

Pyetja negative këtu është kjo?

Politika amerikane, pse e ka përkrahur korrupsionin shqiptar në Kosovë; nuk e di ajo që korrupsioni Thaçi e co. është me Beogradin?

Nuk e di politika amerikane që shumicën parlamentare tani në Kosovë e ka në dorë pakica serbe, domethënë Beogradi?

Sigurisht që të gjitha këto politika amerikane i di. Atëherë, çfarë bisedimesh do të bëjnë palët në këtë rasë: Beogradi me Beogradin?

Po të jetë kështu, sipas këtij vijimi politik, opinioni publik shqiptar në Kosovë e kudo, duhet të presë ardhjen si president në USA të Xho Bajdenit.

Por, ka edhe një pyetje që na del në sensin pozitiv: a mos jemi në skemën e njohur të politikës amerikane?

Po të jemi në skemën klasike që ka përdorur rëndom politika amerikane, atëherë mund të jemi në këtë vijë politike; sipas arsyetimit të më poshtëm.

Politika amerikane e lejoi Albin Kurtin të qeveriste në Kosovë, por, ama, me titistin Mustafa. Kurse, Kurti doli në ekstrem ndaj Beogradit. Veçse nuk duhet të gabohemi: ekstremi politik i Kurtit nuk ishte reciprociteti, por tendenca e shqiptarizmit historik të Kurtit drejt Nishit.

Prandaj na duhet ta theksojmë: jo reciprociteti por tendenca e shqiptarizmit historik drejt Nishit, ishte shqetësimi ekstrem i presidentit serb Vuçiç.

Kurse, dihet tani se, edhe politika amerikane e ka pasur në skemën e saj Nishin, dhe prandaj, pikërisht kjo ishte frika e Beogradit.

Por, a mos fillon mu këtu edhe politika e re amerikane për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas precedentit të politikës amerikane të kërcënimit politik, mendoj se duhet të jemi në pozicionin politik të marrjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia me politikën pragmatike amerikane, sipas së cilës: midis dy të këqijave, zgjidh të keqen më të vogël.

Domethënë, midis Nishit dhe kufirit aktual të pacenuar të Kosovës, e keqja më e vogël për Serbinë, sigurisht që do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës me kufirin e pacenuar aktual.

Domethënë, më saktë është kjo: politikë e lartë e Uashingtonit me kërcënim, dhe ndihmë në një njësi, sipas pyetjes ndaj Beogradit: doni Kurtin me politikën Klinton – Bush që Kosova të shkojë deri në Nish, apo doni të vendosen një herë e mirë kufinjtë kështu siç janë?

Kjo duket se është politika amerikanë e momentit. Domethënë, më saktë: ti Serbi, kërkon të jesh nën kërcënimin dhe rrezikun e politikës Klinton dhe Bush, drejt Nishit, apo të njohësh pavarësinë e Kosovës më kufinjtë aktualë, dhe aq?

Prandaj, duhet të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

6 komente në “Çfarë po ndodh në Kosovë dhe a ka ndryshuar politika amerikane?”

  1. Olimpia says:

    O Ngjela,me Trump politika amerikane per marreveshjen Kosove Serbi eshte e paqarte.Sot Global Times ,organ afer udheheqjes kineze nder te tjera theksonte dy momente.E para,Trump po perpiqet te zbute marrdheniet me Rusine duke hedhur hipotezen e shnderrimit te G7 ne G11 me pjesmarrjen edhe te Rusise,Indise,Korese se Jugut dhe Australiase ,por jo te Kines.Pra tentativa e rrethimit te Kines dhe shkeputjes se Rusise nga aleanca me Kinen….E dyta,si rrjedhoje ,rritja e presionit amerikan per zgjidhjen e problemit midis Kosoves dhe Serbise…Por ne cmenyre..Duke kenaqur te dy palet ..kjo eshte e paqarte dhe e pamundur .Prandaj analizat e ,,thjeshtezuara ,,per politiken amerikane ne BP nuk i vlejne askujt dhe sidomos shqiptareve.Natyrisht nje fitore e Biden do te ishte nje frymemarrje lehtesuese per shqiptaret.Por ka edhe dicka interesante,..Ne se Trump njeh aneksimin rus te Krimese,egziston mundesia qe edhe Rusia te njohe pavaresine e Kosoves.Per Rusine Krimea eshte shume here me e rendesishme se sa Serbia.

  2. Mona pa breke says:

    Or Tak mos fol budalliqe. Shiko lidhjet e Trump me Ruset.Shiko lidhjet e Grenell me anetarin e mafies ruse Vladimir Plahotniuc. Lideret kosovare do bejne idiotesine me te madhe nqs nenshkruajne marreveshje me serbet perpara zgjedhjeve presidenciale amerikane te 3Nentorit.

  3. E BERE says:

    Ky flet vetem budallalleqe.Nuk e kupton se je eshte kthyer ne nje fallxhore……..BOLL SE JE BERE BAJAT…….

  4. Deti says:

    Idea e ndryshimit te kufinjve nuk eshte tradheti. Ne kete ide ka nje logjik qe duhet arsyetuar. Kufinjte ekzistues te kosoves nuk jane real. Nuk jane ata qe duhej te ishin. Jane kufinj te caktuar nga Tito duke i hequr kosoves teritore te banuara nga shqiptaret, si Luginen e Presheves etj. Kjo per ta lene sherrin brenda. Ne kuadrin e bisedimeve Serbi – Kosove, kur dhe serbet duan ta zgjidhin kete sherr, nuk eshte keq qe zonat e banuara me shqiptare ti shkojne kosoves dhe ato me serbe ti shkojne serbise. Sikur kete ta kishte bere Tito, sot ceshtje kufinjve do ishte e zgjidhur. Meqe ai se beri, le ta bejne serbet e kosovaret. Kjo do shuante sherrin dhe do lejonte dy vendet te levizin drejte zhvillimit. Perndryshe, keto sherre do u mbeten dhe brezave qe vine.

  5. Eri says:

    Trampi eshte kunder familjes Klinton o Taku.Ai eshte me Rusine, eshte i shantazhueshem nga ruset.Albin Kurti eshte lider i vertete.Ata analfabetet qe vetequhen gjenerala duhet ti ktheheshin jetes civile pas luftes,dmth te ruanin bagetite maleve.Ashtu do ishin te nderuar e respektuar.Tani ata krejt Kosova po i quan hajdute e tradhtare.Amerika e Trampit ben pazaret e veta e nuk do tja dije per shqiptaret.Ndyshe mund te ishte me Klintonet o Bushin apo Bajdenin.Trampi eshte koqe nga trute e kokes.

  6. SHKELZENI says:

    LINDE PYETJA KUSH JA KA VENDOSUR KUFIJTE KOSOVES HARADINAJ ME KALLASHE APO BIBINI I VETEFUNDOSJES . KUFIJTE VENDOSEN NGA FUQITE E MEDHA DHE KUFIJTE E KOSOVES JANE TE PA VENDOSUR SI DO VENDOSEN ATO KOHA DO JETE DESHMITARE PER MOMENTIN ASKUSH NUK MUNDE TE GJYKOJE .
    QE KOSOVA DO NDAHET KJO NUK DISKUTOHET PASI MBAS NJE DIVORCI GJITHCKA NDAHET NESE SERBIA NUK KA INTERESA PER CFARE DUHET TE ULET NE BIZEDIME ME KOSOVEN PER TE KALUAR KOHEN ?
    UROJME QE NDARJA TE BEHET E DREJTE KU TE DYJA PALET TE FITOJNE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje