Nga Roland Qafoku
Më në fund marrëveshja u arrit. PD-ja dhe PS-ja ranë dakord për mënyrën se si do të realizohen zgjedhjet në vitin 2021, duke plotësuar kushtin kryesor, atë të identifikimit biometrik ose, e thënë ndryshe, që përveç votës, çdo votues do lërë edhe shenjat e gishtërinjve duke sofistikuar identifikimin e secilit.
Por nuk është pak edhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin kryetari do zgjidhet me konsesus dhe nënkryetari do t’i përkasë opozitës. Ngazëllimi u duk qartë në fytyrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike mbrëmjen e 5 qershorit, të cilët u ndien super të kënaqur për atë që kanë arritur, pavarësisht se prej muajsh kërkesa e saj pa negociata ka qenë “nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”.
Por, kjo tani nuk ka fare rëndësi. E rëndësishme është që PD-ja është e kënaqur me atë që ka arritur dhe vetë kryetari Lulzim Basha deklaroi se me këtë marrëveshje jepen garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deri këtu biem dakord të gjithë, dhe kjo na kanaq pa masë.
Por tani për PD-në dhe lidershipin e saj vjen ajo më vështira. Çfarë do të ndodhë në Partinë Demokratike nëse ajo i humbet këto zgjedhje? Alibi nuk do të ketë, sepse marrëveshja e arritur jep garanci.
Atëherë a është i gatshëm lidershipi i saj në drejtimin e Lulzim Bashës të dekalarojë dhe premtojë që nëse i humbet zgjedhjet, do të largohet nga drejtimi i PD-së? Sigurisht që për një parti në opozitë kjo është një pyetje e vështirë, rraskapitëse dhe po t’i shtosh që vitin tjetër mbushen 8 vjet pa pushtet, afërmendsh që edhe militanti më pesimist do të përgjigjet se kjo nuk do të ndodhë.
Pesë herë e pyeta Oerd Bylykbashin pak ditë më parë në emisionin tim“HARD TALK” që nëse PD-ja humbet, a do të largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD-së dhe po aq herë ai nuk dha përgjigje.
Ironia me një nga figurat më serioze në këtë parti shkoi deri atje sa dha përgjigje për veten e vet, duke sqaruar publikisht se ishte i gatshëm të largohej nga PD-ja dhe t’i futej jetës akademike, nëse dështonte. Por ama sakrifikoi të mos artikulonte asnjë fjalë për shefin e tij, Lulzim Basha.
Po pse ka një frikë PD që të diskutohet kjo çështje? Përse sa herë pyetet edhe vetë kryetari Basha përgjigjja është klishe: PD nuk humbet. Dhe më e rëndësishmja, çfarë do të ndodhë në të vërtetë nëse PD-ja humbet?
E kam shkruar edhe herë të tjera. Unë nuk e shtroj këtë pyetje ngaqë mezi pres të humbasë Partia Demokratike. Do të ishte harakiri e demokracisë të mos kemi rotacion dhe ndërrim pushtetesh, duke prishur rregullin e këtyre 30 vjetëve që një forcë politike qëndron në pushtet 8 vjet, në dy mandate. Do të ishte akoma më e rëndë për demokracinë që pas tri dekadave të mos kishim një kalim normal pushtetesh, siç ndodhi më 2005 dhe më 2013.
Por a është e gatshme dhe e përgatitur PD-ja të vijë në pushtet pas 8 vitesh në opozitë? Kujdes! Nuk po pyes nëse Lulzim Basha ka dëshirë të bëhet kryeministër? Por po pyes nëse ka një frymë masive në Shqipëri që të ndërrohet pushteti? Po pyes nëse pjesa gri e shoqërisë, ajo më intelektualja, jo militantja, kërkon dhe dëshiron që PD-ja të vijë në pushtet si alternativë bindëse për të zëvendësuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Po pyes akoma nëse ka një situatë të ngjashme si në vitin 2004 dhe në vitin 2012, kur një vit përpara se të vinin në qeverisje kishte bindje masive në popull që PD-ja dhe PS-ja vinin në pushtet dhe Sali Berisha dhe Edi Rama do të ishin kryeministra.
A ka sot një vit përpara zgjedhjeve të vitit 2021 një frymë se PD-ja do të vijë patjetër në pushtet? A ka sot bindje masive se PD-ja do të jetë në qeveri pas 12 muajsh? A beson zona gri se Lulzim Basha do të jetë kryeministër pas 12 muajsh? Realisht sot është shumë, shumë e vështirë të jesh optimist në përgjigjen e këtyre pyetjeve për shumë arsye. E para, është se që nga vitit 2013 që ra nga pushteti, kjo forcë politike ka një bilanc tepër negativ. Ka humbur zgjedhjet lokale të vitit 2015.
Ka humbur thellë zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017. Dorëzoi mandatet e deputetëve me një gafë vetëvrasëse politike dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019. E dyta, është që shumë figura të rëndësishme të kësaj force politike janë larguar dhe shikohen nga lidershipi i saj si armiq të egër.
Së treti, te lidershipi i PD-së mungon besimi i duhur në kohë të tilla. Me këtë bilanc, as frymë, as erë e as besim nuk duket që kjo parti të jetë pranë pushtetit. Kundërshtarët e kësaj teorie mund të nxjerrin dhe ta justifikojnë dështimin me atë që “diktatori Rama i vjedh zgjedhjet”.
Ok, e marrim të mirëqenë. Po tani që identifikimi biometrik mori aprovimin nga nga marrëveshja e re, çfarë justifikimi do të nxjerrin? Dhe më e rëndësishmja fare: nëse PD-ja humbet zgjedhjet në vitin 2021, kush do t’ia ketë fajin?
Është shumë, shumë e rëndësishme që lidershipi i saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha t’i japin përgjigje që sot kësaj pyetjeje. Në mënyrë që kur të vijë ai moment, nuk duhet të kemi justifikimin e radhës se na vodhën. Pas arritjes së marrëveshjes, vetë Edi Rama e tha: Bujrum!
Keta e dine shume mire,sic e dine dhe shume shqipetare qe p.d me kete lidership qe ka eshte pregatitur per kohe te gjate te rrije ne opozite,arsyet dihen,se dihet cfare kane bere kur kane qene ne qeverisje.
Ky Qafoku eshte gazetari me i dobet ne treg…..dmth nje vit para zgjedhjeve ben pyetje idiote……Basha po humbi as diskutohet qe do iki….po pse ky eshte halli apo standarti zgjdhjeve dhe se shume as dine kujt tja japin voten se njesoj jane te gjithe….bravo Edi me ate gazetaret e kazanit se e meritojne vertet….
Luli cka betePD? Ta them une ndonese nuk kam votuar kurre e jam familje e majte….libetalizim vizash, Nato, Rruga kombit e nja 15 rruge te tjera……, Tap, Hidro I Devollit……pra mos u beni nihiliste…..se nuk ecen keshtu Shqiperia….po te pyes cberi PS pervecse te futi ty ne pune? Mu pergjigj…
Qënke dhe i majtë ti??? Ti je thjesht koqe.
Karabushi AL ke pi Raki mrame.TAP inagurohet 2021 pra eshte punuar me teper se 8 vjet ne periudhen e Rames e nuk besoj se fillimi punimeve nisi 2013,pra Berisha e beri ne letra TAP.Rama e filloj dhe mbaroj.Hidrocentrali I Devollit I filloj e I mbaroj Rama.Berishes I rrofshin letrat.Rruga kombit e beri Berisha pa ura qe per ti ndertu ato duheshin mbi 200 milion euro,po keshtu rruga per ELBASAN e inaguruar nja 3 here rradhezi nga Berisha si e mbaruar edhe sot vazhdojne punumet per ta mbaruar pra ne kohen e Rames.Rruga e Arberit mbaron komplet vitin tjeter edhe kjo perfundim I Rames.Sistemimi I qyteteve e qendrave turistike nga Vermoshi,Tamara,Shiroka e deri Vlore,himare,Sarande I kreu eu projektuan ne kohen e Rames.Tirana flet per gjithecka edhe per budallallekun e Berishes qe prishi ure kalimin te investuar 1milion dollar.kot se koti vetem per ego.Rryget modern ne hyrje te Tiranes,lungomaren e Vlores e bashke me te Vloren.Berishi thjeshte nuk beri asgje,asgje pervecse Shkatrroj fabrikat e uzinat shqiptare e solli “CEKUN ZERO”,Solli firmat piramidale e me to edhe Suden,shkatrroj ushtrin e hapi depot ushtareke,solli vllavrasjen tipike mentaliteti tropojan,realizoj grushte shteti e vrau 4 deminstrues te pafajshem.Atehere o karabushi Al :cfar beri Berisha? Ai vetem shkatrroj,shkatrroj,vrau e si perfundim beri nje m.t te madhe e teper te qelbet.U shofte rraca e tij nga Shqiperia
O Qafoku,ke bere disa pyetje te drejta.Por nuk ke kapur thelbin,Jo se nuk e di por per oportunizem.
PD nuk mund te vije ne pushtet sepse ne radhe te pare nuk eshte nje parti.PD edhe mbas afro 30 viteve vazhdon te mbetet nje grupim njerezish ku bejne pjese pinjollet e klaneve feudo mesjetare te para 44 s ,shumica ish bashkepuntore te pushtesve,nje pjese e ish pronareve,ish,, komuniste ,,fanatike te shnderruar per 24 ore ne ,,demokrate,,ne kerkim te parase dhe pasurimit te shpejte,grupe me origjine shumica nga veriu te ndikuar akoma nga bajraktarizmi dhe kanuni,si dhe lumpen proletare te periferive me vila dhe toka te okupuara me dhune.Ky grupim shoqeror nuk ka ide,moral dhe udhehiqet akoma nga Berisha dhe berishizmi,nje variant shqiptar i anarkonazizmit tribal…nje perzjerje sui generis e cuditesheme.Thjeshte duke vezhguar ligjerimin e Bashes do te gjesh ide prudoniste mbi barazine ne varferi dhe lufte kunder kapitalit,taksa te uleta dhe te sheshta ne favor te biznesit te madh,marrjen revolucionare trockiste te parave nga te pasurit tek te varferit,rroga te larta per te gjithe,arsim si perpara 2013,pra rihapje masive e biznesit te diplomave, ndihma te medha per cdo fermer etj.Pra ide qe kundershtojne njera tjetren,qe kerkojne mijra ton euro per tu realizuar.Basha eshte thjeshte nje genjeshtar i tmerrshem,i pafytyre,i pa moral,ai thjeshte zbaton urdherat e doktor mortjes ,Berishes,per te mashtruar ata qe mund te mashtrohen per te ardhur ne pushtet.Por Shqiperia ka ndryshuar o Qafoku,grupimi i ndjekesve te PD po rrudhet gjithnje e me shume .Nderkohe ai i LSI po shuhet komplet.Natyrisht ata qe nuk votojne PD dhe LSI shumica derrmuese nuk shkojne tek PS.Jane ne pritje.Por PS e ruan gjithmone bazen e saj per shume aresye ,historike,shoqerore,psikologjike ,ekonomike dhe krahinore.Shumica e shqiptareve votojne majtas o Qafoku,nuk ka rendesi se kush drejton PS.Sepse megjithe difektet e Rames ,PS ka nje ide te qarte,ka nje votues besnik,ka nje organizim pak a shume bashkohor.
O mister Qafoku Shqiperia nuk ka nevoje fare per keto dy parti PD,PS perfshire dhe LSI-ine. Te gjitha keto parti jane shkaktaret kryesore dhe sidomos shefat e tyre per Shqiperine e sotme pa drejtesi,pa arsim,pa shendetesi korrupsion i papare ndonjehere,kriminalitet sipas qefit,droge sa te duash,et,etj,etj. Shqiptaret duhet te cojne ne banken e te akuzuarve te gjithe ata qe e kane qeverisur dhe shkateruar fill mbas vitit 90. Qe te gjithe pa perjashtim,kryeministra ,kryetare bashkie,deputete,politikane dhe sahanlepirest e tyre. Po kush ta beje. Me sa duket ne nuk jemi ne gjendje te prodhojme personalitete qe ta drejtojne kete komb. Prodhojme hajdute,intrigante te injorante,sherrexhinj, dallkauke,kriminele. Prandaj le te jene te huajt ta rregullojne kete vend se ne duam vetem te plackisim kete komb.
Olimpia dikur para Rames…PS ishte partia me demokratike ne Shqiperi…sot eshte thjesht partia Rames…e njejta gje mendoj mos me keq…zera kritik brenda nuk degjoj fare.
Qënke dhe i majtë ti??? Ti je thjesht koqe.
Z. R. Qafoku me vjen keq se paske kujtese te dobet. Edhe ne vitin 2005 PD fitoi sepse nje pjese e votuesve te PS votuan per LSI, por vec kesaj mos harro qe vet Fatos Nano nuk donte me te qendronte ne pushtet dhe kishte bere marrveshje per t’ja dorzuar paqesisht pushtetin Sali Berishes. Apo harrove shterngimin e duarve midis tyre kunder Edi Rames dhe thenien e Saliut qe ato qe kam shpifur e thene per Fatosin nuk qendrojne. Analize shume e dobet
Olimpia ….me pelqeve.
Luli flet ne emer te popullit,pra edhe ne emrin tim.
Thote se asnje shqiptar nuk e voton me kete qeveri.
Ndersa une ne nje sondazh nga zyra e Lulzim Bashes ia kam konfirmuar se nuk besoj te Lul Basha e se do te votoj prao Edi Ramen.
Me nje perjashtim….Si nje njeri qe nuk e kam votuar kurre LSI ne (dhe jam krenar per kete ) ,do te votoja Bashen vetem nese Edi Rama do te bente aleance me LSI ne.
Vrasesit e demonstruesve nuk duhet te kthehen ne pushtet.
Sa per Lulin,Noken,Ndoken ,Moken Andet,Lubonjen,Lehesin Nikoll,Zhejin e Çim Peken ,Edi Rama behet 100 vjeç.
Keta te ftohin vetem kur i mendon,sepse vijne ere ndyresire.
O Qafok kapteri,rotacioni ne nje vend demokratike eshte gjeja me normale,por drejton shtetin formacioni politike qe fiton zgjedhjet……prandaj mesoje qe rotacioni nuk ka limit kohe o kapter i felliqur,vazhdo e ha supen Salihit ????
Tap e fitoi Berisha…loboi si i cmendur mos beni sikur smbani mend e njejta gje dhe me Devollin ..puna filloi ne 2012 …sa per betonin ne qendrat urbane bashkite leket e tsksave po I lene mirmbajtje trotuaresh e pocash…kto ste japin buke…pra cfare investimi strategjik ka sjelle Rama?
Joti,dua ta ritheksoj mendimin tim…Rama nuk eshte i majte,por nje liberal i qendres.Rrethanat e sollen daljen e Rames ne krye te PS.Besoj se e kupton,ne proceset politiko shoqerore ndodhin edhe fenomene qe duken jo normale .Mos harro se Rama doli ne krye te PS per te mposhtur te keqen me te madhe qe ka pllakosur Shqiperine ,berishizmi dhe kriminelin Berisha.Dhe jo se ishte i majte.Personalisht mendoj se Rama dhe ekipi i tij ka merita ne rifutjen e vendit drejte nje shteti normal ne kushtet e nje lufte te cmendur te eger te shpallur nga grupimi anarkonazisti i Berishes ndaj cdo reforme.Natyrisht ka edhe gabime jo te vogla,por te kesh perballe tribalet e Berishes nuk eshte e lehte.Nderkohe mendoj se per 2021 do te ishte nje levizje e jashtzakoneshme ne se Rama largohet dhe vendin e tij ta zinte nje personalitet tipik i te majtes se qendres nepermjet nje gare elektorale reale brenda PS.Fitorja e PS do te ishte me e thelle,ne se kjo do te shoqerohej me nje program konkret industrializimi,punesimi,lufte kunder varferise ,korrupsionit dhe krimit.