Nga Damian Gjiknuri
Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve.
Gjej rastin që të ju sqaroj,
Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve.
Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.
Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.
Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.
Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.
Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare.
Po zoti Gjiknuri. Eshte premtim i PS vota e emigranteve ne keto zgjedhje, mirepo ju vendoset nje minister per tu marr me kete pune , qe nuk e rruan fare. Pandin, qe eshte nje pertac dhe i paafte i madh.
– Eshte turp qe ju ende nuk keni gjetur adresat e emigranteve. Nje gje shume e thjeshte per tu bere kjo. Po kush do ta beje? Majko?
– Mua te me kishit bere minister per diasporen dhe sot do te kishit nje per nje gjithe adresat e emigranteve, te ligjshem dhe atyre qe shkojne e vijne, ne te njejtat rajone.
Emigrantet e ligjshem i kane adresat ne disa zyra ne shtetet perkatese.
1- Ne Zyrat e regjistrimit te lagjeve dhe komunave apo bashkive.
2 – Ne zyrat e tatimeve te qyteteve perkatese.
3 – Ne zyrat e sigurimeve shoqerore.
4 – Ne rajonet e policive.
5 – Ne zyrat e pagesave te energjise, te ujit dhe te sigurimit te ngrohjes.
Dhe me nje marreveshje shteterore dhe nje shkrese zyrtare, i mer keto adresa brenda 10 diteve.
– Keto adresa mund tu meren emigranteve edhe ne pikat e kalimit kufitar, kjo me teper per ata sezonale.
Po kush ta beje? Pandi? 3 vjet xero pune.
Pastaj jane modalitetet e votimit.
Me e sakta, ME ZARF TE DERGUAR NGA KQZ. Emigrantet votojne dhe e postojne zarfin mbrspsh.
Eshte dhe menyra me Qendra Votimi, neper ambasada dhe konsullata, por kjo ka disa probleme.
– Indiferencen e emigranteve per te udhetuar qindra km per te votuar.
– Shpenzimet e udhetimit.
– Mundesine e manipulimit te votimit dhe te vete votes nga njerezit partiake te perfaqesive tona.
Po te kete vullnet, votimi i emigranteve realizohet per dy muaj. Me baze ligjore dhe infrastrukture.
Po kush ta realizoje? Pandeli Majko?
Vetem fjale dhe komplet i paafte.
Damian,ti, ai eunuku, dmth Pandi pe lecke, dhe bosi juaj,edrama, na pretë në besë ne emigrantëve.
Premtimin për votën tonë nuk e ka bërë KQZja, por PSja. Ne i kemi shtyrë njerëzit tanë aty të votojnë për ju se ju besuam. Meritoni përbuzjen dhe neverinë tonë. Me sofizmat e Ramës,se ty dhe Pandin nuk u mer njeri seriozisht, ne jemi ngopur dhe na vjen për të vjellë.
Jemi aq të zemëruar! Nuk bëni( nuk doni të bëni) as minimumin e asaj që bënë parlamentarët shqiptarë plot 100 vjet më parë. Na keni lënë pa zë, pa përfaqsues, mgjs me dollarët dhe eurot tona keni mbushur kuletat, kemi blerë makinat dhe vilat, paguani dashnoret tuaja dhe gratë tuaja paguajnë dashnorët e tyre, paguani bursat e fëmijëve dhe të dobiçëve që shkollohen në Londër,NY,Paris e Mynih. Turp, 1000 herë turp!
Z. Gjiknuri, ne emigrantët e dimë që ti dhe ai eunuku, Pandi, e merni rrogën kot më kot. Prandaj dhe i lëpiheni Edit, por ju as do t’i a dini për ne. mgjs me eurot dhe dollarët tanë blini vila dhe makina, mbushni portofole dhe nr llogarie, paguani dashnoret tuaja dhe dashnorët e grave tuaja, por nuk doni që ne të kemi përfaqësuesit tanë në Parlament, ashtu siç bënë burrat e kombit tamam 100 vite më parë.
Turp!
Turp për ju!
Turp oër Edi Ramën!
Ne, familjarët dhe të afërmit tanë aty, nuk kemi votuar për KQZ,por për PS dhe Edi Ramën!
Ne nuk jemi familjarët e viktimave të 21 janarit që Edi Rama të tallet me ne, duke treguar prokurori, drejtësi, KQZ, për të larë duart si Ponc Pilati.
Edhe një herë TURP të keni.
Nqs e dini ç’do të thotë ajo fjalë.