Nga Kreshnik Spahiu
Reforma më e çuditshme elektorale në botë sapo ndodhi në Shqipëri.
Merrëveshja: “Mos ndryshojmë asgjë”
Dje marrëveshja e 17 majit u përsërit sërish, po me një ndryshim: Në 2017 PD mori gjysmën e qeverisë për të kontrrolluar zgjedhjet, ndërsa dje fitoi “mos ndryshimin e sistemit elektoral”.
Që Basha dhe Rama nuk e rruajnë fare, fare për popullin kjo dihet, por që të tallen kaq shpesh kjo është fyerje e inteligjencës sonë.
Nuk habitem fare, fare që ata bënë Pazar, por jam i tronditur si nuk ka një zë brenda opozitës që ta kundërshtojë.
Pse heshtin mijëra dhe mijëra demokratë?
– ata heshtin sepse gjithë intelektualët janë larguar nga Partia Demokratike.
– ata heshtin sepse aty ka mbetur llumi i shoqërisë.
– ata heshtin se nuk i lidh asnjë ideal, por thjesht presin ndonjë vend pune.
– ata heshtin se janë ish-pushtetarë.
– ata heshtin se s’duan të përfundojnë si lecka jashtë parties.
– ata heshtin se mund vriten, ose pësojnë aksident si Azemi, Gramozi, Sokoli….
– ata heshtin se s’kanë alternativë tjetër.
Po a ka ende budallenj që besojnë se Rama dhe Basha janë kundërshtarë dhe nuk aktrojnë?
– ata janë bashkë se nuk ka rëndësi kush ka qeverinë, por kush sundon shoqërinë.
– ata janë bashkë se është e vetmja mënyrë të mos hetohen nga SPAK.
– ata janë bashkë që mos të ndryshojnë sistemin dhe ruajnë 30 vjet të tjera establishmentin.
– ata janë bashkë sepse ndajnë paratë dhe pasurinë kombëtare.
– ata janë bashkë se janë 4 familjet më të pasura në Ballkan.
– ata janë bashkë se janë të vetmit politikanë në Europë që sundojnë prej 30 vjetësh.
– ata janë bashkë se e ndjejnë çfarë urrejtje ka populli për ata.
– ata janë bashkë se me çdo sistem tjetër elektoral do dilnin në pension.
– ata janë bashkë kundër ambasadorve dhe projekteve për drejtësinë e re.
Ata kanë qëne dhe janë bashkë që në 2008 kur Berisha vrau 26 qytetar dhe plagosi 300 në fabrikën e tij në Gërdec, e për t’i shpëtuar burgut firmosi marrëveshjen e përjetshme me Edi Ramën.
Ata janë bashkë dhe kjo nuk është aspak një gjë e re. Ajo çfarë rëndon inteligjencēn, mbetet për tu parë: Pse ka ende mijëra turma injorantësh që iu shkojnë pas, duke marrë në qafë të ardhmen e Shqipërisë, të shoqërisë dhe familjeve të tyre!
Ata janë bashkë, more të mjerë dhe s’e rruajnë fare, fare për Ju.
Po ti more Kreshnik Martini me ke je ?
Pse Niko, qe kur populli paska shpreh interes per zgjedhoren? Ke bere sondazhe apo ndonje referendum ti?
Ata jane bashke pa Kreshnikun. Ata e lane jashte listave ne 2017 dhe kjo i beri armik per jete me te.
Kur nuk marrim, zhvatim atë qe duam Shqiperia nuk eshte vend per te jetuar, packa se ky gjeli i zi
ishte mbret njehere e nje kohe kur Shqiperia vertet ishte per te ardhur keq, por paraja ketij ia kishte veshur shikimin dhe vendi i dukej parajse deri ne momentin kur rubinetes se parave iu tha burimi dhe Kreshniku mbeti ne te thate.
Problemi kryesor per Shqiptaret eshte nese qendron kjo e vertete ? Po ose Jo ? Po ju them se qendron 101 %. Dhe do qendroje per sa kohe zagaret e secilit prej tyre te dalin ketu e kudo tjeter ti mbrojne duke sulmuar kedo qe i shan. Kjo nuk justifikon as Kreshnikun e kedo tjeter si ai qe ka shfrytezuar e bere gjithçka per tu pasuruar por te tille do kete gjithmone per sa kohe qe do kete sahanlepires midis radheve te popullit te mjere qe per dy kacidhe leke u vijne pas si qeni pa rryp ne qafe ketyre gjakpiresve te gjakut te ketij populli te shumevuajtur. Nje gje vetem e shpeton Shqiperine. Te xhvishemi nga besimet partiake e te votojme per njerez qe duan te miren e Popullit te vet duke hequr nga lista te gjithe “politikanet “ e deritanishem e duke zgjedhur njerez te pregatitur e me deshire per te ardhmen e ndritur te popullit te vet e jo per xhepat e tyre. Kjo eshte deshira e Shqiptareve te ndershem me mua bashke,te ndershem e patriote. Keshtu mund te jemi krenare e te fitojme respektin e simpatine e Europes e botes mbare.???