Një çift ka vendosur t’i thonë “po” njëri-tjetrit në protestë. Çifti u martuan në Filadelfia gjatë protestave të nxitura nga vrasja e George Floyd.
Kerry-Anne dhe Michael Gordon do të kishin realizuar martesën e tyre në zyrat e gjendjes civile, por për shkak të protestave data e lënë u anullua.
Për këtë arsye ata menduan të mos e ndërrojnë datën e menduar për t’i thënë “po” njëri-tjetrit dhe realizuan gjithçka në sheshin ku zhvilloheshin protesta. Ky vendim sipas çiftit do e bëjë edhe më të paharrueshëm këtë moment.
“Ka qenë një moment shumë emocional, të gjithë përballemi çdo ditë me racizmin dhe padrejtësitë, për këtë arsye morëm pjesë në këtë protestë duke u martuar, për ta bërë këtë moment të paharrueshëm”, janë shprehur çifti i sapomartuar.