Grupet Parlamentare të opozitës kërkojnë takim urgjent me Ramën: Brenda 48 orësh tryezë dialogu, ose votojmë kundër

8 Qershor 2020, 15:52Politika TEMA

Grupet Parlamentare të opozitës kërkojnë takim me Ramën, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe vetë kryeministrit.

Tre kryetarët e Grupeve Parlamentare, Myslim Murrizi i PD, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kërkojnë tryezë dialogu brenda 48 orësh mes tyre dhe mazhorancës.

“Ju nuk duhet të bëni gabimin e shumëkujt që kujton gabimisht se jemi kartona në dispozicion të Lulëzimit apo Monikës. Për ne janë ata kartat e djegura dhe marrëveshja e tyre me Ramën është kartë e djegur, njësoj si mandatet e tyre”, thuhet në letër.

Kujtojmë se krerët e grupeve të opozitës në Parlament, e bëjnë këtë kërkesë fill pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE të cilëve u shprehën qëndrimin e tyre për mos votuar reformën zgjedhore në rast se nuk aplikohen listat e hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje