Prej 9 vitesh merr pica që nuk i ka porositur, misteri që përndjek 65-vjeçari belg: Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmë motori

8 Qershor 2020, 12:52Bota TEMA

Të gjithë ata njerëz që porosisin pica, mezi presin derisa telefoni të bjeri e më në fund të dalin të marrin ushqimin e tyre të preferuar, të ngrohtë e të shijshëm.

Por paska raste të çuditshme nëpër botë, që  nuk qenkan kaq të bukura sa mund të kemi përjetuar ne. Mediat e huaja shkruajnë se një 65-vjeçar belg që jeton në afërsi të Antwerpit, në Turnhout, sa herë që bie zilja dhe nuhat aromën karakteristike të picës depërton në shtëpinë e tij.  Ai e përshkruan si një makth që përsëritej me sy hapur.

Sipas tij kjo është një situatë që i përsëritet prej  të paktën 9 vitesh radhazi.

“Nuk fle dot më. Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmën e një motori të picave rrugës, mendoj se është për mua, dhe shpesh herë ashtu është.”- shprehet Van Langhedem.

Ai ka shpjeguar se picat e porositura nga një anonim i vijnë në çdo moment të ditës dhe të natës, madje edhe në 2 të mëngjesit, ndërsa shton se në disa raste nuk bëhet fjalë për një picë, ose një porosi të vetme.

“Në janarin e vitit të kaluar, më erdhën 10 porosi të ndryshme, ku njeri prej tyre kishte 14 pica me vete. Picerive i kushton para, sepse shpesh herë duhet të hedhin ushqim të bollshëm.  

Ditën kur erdhën 10 porositë, llogarita që humbëm 450 euro.”- shprehet belgu, i cili shton se kjo përndjekje e çuditshme shumëvjeçare e ka detyruar të mos porosisë asnjëherë në restorante.

Por ai ka mësuar se nuk është i vetmi person në  këtë vend që po përjeton këtë eksperiencë të çuditshme, pasi  Van Langhedem nuk është viktima e vetme në këtë ngjarje të pazakontë.

Edhe një mikesha e tij po kalon të njëjtin problem prej 9 vitesh, madje disa herë porositë janë të sinkronizuara. Duket se është një person që i njeh të dy, i cili me siguri ka vendosur tu shkatërrojë jetën, me PICA./brusselstimes

3 komente në “Prej 9 vitesh merr pica që nuk i ka porositur, misteri që përndjek 65-vjeçari belg: Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmë motori”

  1. Pres says:

    Perkthim skandaloz. Femijet e shkollave jua perkthejne artikujt?

  2. Arjan says:

    Shikoni e keni te sakte artikullin se kam pershtypjen se ja fusni kot. Dhe gazetari duhet ta dije qe nje here apo dy here ne se vijne pizza gabimisht ne adrese mund ti marresh, por heren e trete i thua s’kam porositur e kaq, mbaron filmi. Lerini perrallat.

  3. 17nentori says:

    Sa koti!
    Bej nje denoncim ne polici dhe e gjen per pese minuta se kush ka marre ne telefon ose kush a ka paguar picen.
    Perkthim percart qe nuk e ka kuptuar per cfare ka qene artikulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje