Historia e tij është e denjë për filma.
Ed Mitchell, një gazetar i njohur britanik, kapi majat, duke punuar për Reuters dhe BBC.
Por, alkolli bëri që të binte në greminë.
Gjithçka nisi në moshën 16-vjeçare, kur provoi për herë të parë të pinte një birrë.
Më pas, një kalvar i tërë vuajtjesh.
Ai ka rrëfyer për herë të parë gjithë historinë tragjike, që i kushtoi shtrenjtë.
“Kur isha 22 vjeç fillova pun ate Rueters.
Isha entuziast, në kulmin e moshës dhe natyrisht që jeta më dukej e bukur.
Më pas kalova tek BBC.
Abuzimi me alkoolin ishte kthyer në një problem.
Aq sap o të mos pija ndonjë gotë, nuk dilja dot në TV.
Pas 10 vjetësh në BBC, një gabim që bëra për shkak se kisha pirë, më kushtoi vendin e punës.
Që tëherë nisi një jetë e vështirë për mua.
Dua të them që në momentin e shkarkimit, merrja 90 mijë euro në vit.
Kisha një shtëpi të mirë, grua, dy fëmijë, por që i humba të gjitha, pasi mbeta pa punë dhe nuk kisha më me çfarë t’i paguaja.
Për disa vite përfundova duke fjetur nëpër shtëpitë e bamirësisë dhe më pas nëpër stolat e parqeve.
Një mbrëmje Krishtlindjesh, kur isha në kulmin e mjerimit, më pikasi një gazetar, që më njohu.
Ai më kërkoi të bënte një shkrim, për historinë time.
Deri në ato momente më kishin harruar të gjithë dhe nuk e dinin se ekzistoja, me përjashtim të punonjësve të bamirësisë, që më jepnin ndonjë ushqim dhe veshje.
Kjo, edhe pse kisha qenë një gazetar i njohur, që kisha intervistuar kryeministra, president e njerëzit më të rëndësishëm të botës.
Edhe pse nuk më vinte mirë që të përfundoja në faqet e gazetave, si një histori dështimi, pranova të flisja dhe pasi rasti im u bë public, më kontaktuan për të botuar një libër dhe pak nga pak fillova t’i kthehesha normalitetit.
Madje dhe u martova me një prej grave që më shërbente për bamirësi”, ka rrëfyer Mitchel gjatë një interviste, ndërsa tani, pas vitesh të tëra vuajtje për shkak të alkoolit, ka gjetur njëfarë qetësie dhe normaliteti.
(TemA)
Ed Mitchell kur flinte rrugeve
Ed Mitchell me familjen
Ed Mitchell kur punonte per BBC
Edi Mitchell me gruan aktuale
Edi Mitchell duke rrefyer historine e tij
Edi Mitchell me dy femijet e tij
Ed Mitchell kur punonte per BBC
Pra 90 mije euro ne vit jane shume ne Europe…nderkohe ne Shqiperi ka gazetare qe ato i marin ne muaj…kulmi…..
Ka ne Shqiperi gazetare qe marin 90 mije euro ne muaj ???? Di ndonje ti Loni ?? Apo pirdh te pjerdhim se lirohesh .
Tutje re loni tutje se tcau lepri reeeeee…
Njehere te vjen zogu ne dore.
Morali? BBC te ben njeri.
90k per nje gazetar “te njohur”? LOL! e kane seriozisht keta?
as ka diskutim qe ajo shume nuk reflekton nje gazetar te sukseseshem ne uk.