Mbi 3.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

9 Qershor 2020, 09:17Bota TEMA

Tejkalon shifrën 3.5 milionë numri i personave në mbarë botën që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në botën betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 3.537.869 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (773.505), Brazili (325.602), Rusia (230.688), Gjermania (170.200), Italia (166.584), Turqia (141.380), Irani (136.360), India (129.215), Kili (95.631) dhe Peruja (89.556).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 407.320 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 7.164.880.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje