HBO heq nga transmetimi filmin e famshëm “Ikën bashkë me erën”, për racizëm

10 Qershor 2020, 18:22Lifestyle TEMA

Filmi i njohur, “Ikën bashkë me erën”, është hequr nga HBO Max.

Kjo e fundit bëri të ditur se filmi i vitit 1939 ishte “një produkt i kohës së tij” dhe paraqiste “paragjykime etnike dhe racore” që “ishin gabim atëherë dhe janë gabim edhe sot”.

Kompania ka bërë të ditur se filmi do të kthehet në platformë por pa specifikuar datë, me një “diskutim të kontekstit të tij historik”.

Me ngjarjet që zhvillohen gjatë dhe pas Luftës Civile Amerikane, “Ikën bashkë me erën” është sulmuar prej kohësh për mënyrën si e paraqet skllavërinë.

Bazuar në romanin e Margaret Mitchell, filmi paraqet personazhe skllevër, të cilët duken të kënaqur me fatin e tyre dhe që qëndrojnë besnikë ndaj ish-pronarëve të tyre edhe pas heqjes së skllavërisë.

“Ikën bashkë me erën” është nderuar me 10 Oscar dhe mbetet një nga filmat më të famshëm të të gjitha kohërave.

4 komente në “HBO heq nga transmetimi filmin e famshëm “Ikën bashkë me erën”, për racizëm”

  1. Bashke me eren says:

    C’eshte ky perkthim skandaloz?! Ne Shqiperi ky film eshte shfaqur heret dhe qe atehere njihet me titullin “Bashke me eren”.
    Shtepia botuese Infbotues ka bere nje botim te mrekullueshem te ketij romani, po me kete titull.

  2. demokrati says:

    Filloi Revolucioni Kulturor edhe ne SHBA ,ne fushen e sigurise u eshte lene dore eksperteve somaleze.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Keta Jane debila. Fajin per racizmin na e paska patur filmi. Tani shpetuam.
      Filmi nuk ka qene racist atehere, dhe nuk eshte as tani. Ai paraqet nje realitet te një familjeje amerikane. Nuk pretendon te pasqyrojë skllaverine apo lirine.
      Ato gjera kane ndodhur. Njerezit e nxjerrin vete perfundimin.
      Edhe gjermanet do protestojne per filmat me Luften e Dytë Boterore.

  3. Berti says:

    Ne Itali e perkthejne ‘via con il vento ‘

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje