Një ish shef i MI6-ës angleze thekson se ka parë prova të reja lidhur me origjinën artificiale të koronavirusit dhe me përgjegjësinë e Kinës.
E përditshmja angleze “The Telegraph” boton një intervistë, në të cilën Sër Richard Dearlove, kreu i Secret Intelligence Service anglez (i njohur më shumë se MI6) nga 1999 deri më 2004, pohon se “beson që pandemia e koronavirusit ka filluar për shkak të një incidenti kur virusi ka dalë nga një laborator në Kinë” dhe pyetet, në se në ndonjë situatë Kina do të pranonte një përgjegjësi, ajo do të pranonte të paguante edhe dëmet.
Vërtetësi ose jo e tezave të shpalosura, ky artikull meriton që të futet në një manual lufte informacioni pasi përmban të gjithë elementët klasikë e një PsyOps, sa butësisht të përdorura, aq komplesivisht në gjendje që të prodhojë efektin (diz)informativ të dëshiruar. Argumenti është ai që është ngritur nga fillimi i pandemisë: kërkimi i përgjegjësive për shpërthimin e infektimit që është përkthyer në kërkim obsesiv i provave (dhe deri më tani të pafrytshme) lidhur me përfshirjen e Republikës Popullore të Kinës dhe në përdorimin e argumentave retorike që kërkojnë të futen në mungesë të provave duke kërkuar një perceptim të përhapur në opinionin publik, që pavarësisht nga “hapësirat”, gjërat praktikisht kanë shkuar në këtë mënyrë.
Sikur të ishin ppërballë një operacioni lufte informative dhe, për pasojë, do të donim ta “lexonim” artikullin e “The Telegraph” në këtë kontekst, atëhere mund të thuhet se strategjia do të përbëhej nga 3 elementë: objektivi, mjeti dhe qëllimi. Objektivi imediat është ai i përsëritjes së narrativës – deri më tani e pambështetur nga prova – lidhur me përgjegjësinë e Kinë në përhapjen e koronavirusit. Mjeti është përdorimi dhe një lloj “ankorimi” i kësaj narrative në perceptimin publik nëpërmjet figurave me profil shumë të lartë. Qëllimi është ai i ushtrimit presion ndaj Kinës, në mënyrë që të heqë dorë, të paktën në masë të konsiderueshme, nga stërfuqia ekonomike e saj dhe nga dara që ushtron mbii vendet e mëdha perëndimore nëpërmjet kontrollit të borxhit publik të tyre.
Vektori informativ
Le ta fillojmë nga ana më e thjeshtë, “vektori informativ”. “The Telegraph” është një gazetë e anës konservatore e botuar nga 1865 që midis korrespondentëve të saj ka pasur Kryeministrin aktual britanik (Alexander) Boris (de Pfeffel) Johnson. Nëqoftëse është e vërtetë se “mjeti është mesazhi”, atëhere zgjedhja e orientimit politik të gazetës nëpërmjet të cilës përcillet lajmi është jashtëzakonisht tregues, sidomos po të kihet parasysh se forma e zgjedhur është ajo e intervistës ekskluzive.
I intervistuari
Le të vijmë tek i intervistuari: Sër Richard Dearlove është konservator i deklaruar dhe mbështetës i Hard Brexit. Edhe pse është “jashtë loje”, formalisht të paktën nga 2004, ka shumë të ngjarë se ka mbetur në kontakt me botën ku
ka qenë pjesë prej dekadash. Kështu, efekti komplesiv është ai i një njeriu që ka qenë pjesë në nivelet më të larta e të gjithë korpusit të pushtetit dhe, për pasojë, i pajisur me autoritet të madh. Domethënë, “nëqoftëse e thotë ai” do të thotë se është e vërtetë. Ky është zbatimi sëprapthi i parimit të kompetencës, i sintetizuar mrekullisht në në esklamacionin “ne supra crepidam, sutor!” dhe që ka karakterizuar mendimin sokratik: fakti i të qënit kompetent në një fushë nuk do të thotë të jesh edhe në fusha të tjera. Me hamendje është kështu, por ideja funksionon (shumë) shpesh dhe, për pasojë, një deklarim i ardhur nga një figurë e nivelit të Sër Dearlove ka një vlerë të atillë që e bën lehtësisht të “absorbueshëm” nga lexuesit pavarësisht nga merita.
Struktura e argumentimit dhe fjalëkyçet
Le ta analizojmë tani mesazhin dhe në mënyrë të veçantë strukturën e argumentimit. “Varësja” në të cilën janë varur të gjitha rruazat e tjera të zinxhirit logjik është fakti që Dearlove deklaron se ka parë një studim të ri shkencor të “rëndësishëm” (thonjëzat janë në tekstin origjinal) që sugjeron se koronavirusi është krijuar nga shkencëtarët kinezë. Fjalëkyçet janë “parë”, “rëndësishëm”, “ri”, “shkencor” dhe “sugjeron”. Fakti që Dearlove ka një kompetencë të padiskutueshme në sektorin e inteligjencës nuk e transformon në gjenetist apo virolog. Anipse asgjë nuk e përjashton që të ketë fituar dije në këto fusha, biografia publike e tij i atribuon një diplomë për Histori. Kështu, fakti që ka “parë” një studim shkencor nuk nënkupton se ia ka “kuptuar” domethënien. Kjo do të thotë se duhet t’i ketë besuar abstraktit apo konkluzioneve, siç bën kushdo që i duhet të ndeshet me dokumente jashtëzakonisht kompleks nga pikëpamja teknike, pa qenë ekspert i fushës.
Përdorimi fjalës “rëndësishëm” është ambig, pasi nuk kuptohet se kujt i referohet. Studimi është i “rëndësishëm” sepse demonstron që qasja e autorëve në krijimin e vaksinës nga ana e kompanisë për të cilën punojnë është ajo e duhura? Apo pse thekson teorinë që koronavirusi ka origjinë laboratorike? Theksimi i faktit që studimi është i “ri” nënkupton të nxitet perceptimi se autorët kanë zbuluar disçka që të gjithë të tjerët nuk do të ishin në gjendje ta shikonin. Gjë që nuk është e keqe në vetëvete, duke qenë se shkenca punon saktësisht në këtë mënyrë, por është përdorimi i fjalës “shkencor” ai që ngjall dyshime.
Lidhur me përdorimin e fjalës “shkencor”, “The Telegraph” referon se studimi i parë të cilit i referohet Dearlove èështë refuzuar nga revista të ndryshme të sektorit dhe përmbantee akuza eksplicite kundër Kinës, më pas të eliminuara në versionin definitiv. Veç kësaj, saktëson se konkluzionet e studimit janë vënë në dyshim nga institucione autoritare kërkimore dhe një prej kontribuuesve, konsulent shkencor i ushtrisë norvegjeze, e ka përjashtuar veten nga ky punim. Faktikisht, ajo që “The Telegraph” nuk shkruan është se fakti që artikulli është pranuar për botim në një revistë shkencore nuk do të thotë se është automatikisht korrekt. Në të vërtetë, botimi do të thotë vetëm se artikulli respekton standardet minimale sa për të marrë vulën e revistës. Ama kjo nuk i jep vlerë rezultateve, nga momenti se kjo mund të ndodhë vetëm përballë verifikimit të pavarur të konkluzioneve.
Shembulli i këtyre ditëve është “shprehja e preokupimit” botuar nga “The Lancet” për një artikull lidhur me efikasitetin e hidroksiklorokinës në kurimin e infektimit nga koronavirusi, rezultatet e të cilit janë vënë në diskutim pikërisht në vijim të botimit të artikullit në revistën shkencore. Së fundi, në mbështetje të mëtejshme të tezës kryesore (koronavirusi është produkt laboratorik) “The Telegraph” citon një studim tjetër të njëjtëve autorë, por që nuk është pranuar akoma për botim nga askush dhe prandaj (por këtë “The Telegraph” nuk e thotë) as nuk është verifikuar nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së metodës, as nga ajo e besueshmërisë së rezultateve. Kështu, konkluzioni i parë është se studimi i “parë” nga Dearlove është “shkencor” në metodë, por jo domosdoshmërisht në rezultate. Diferenca nuk është e pakët, por është me rëndësi themelore për qëllimet e efektit bindës të argumentimit. Së fundi, nëse “re” dhe “shkencor” i bashkangjisim “sugjeron”, atëhere duhet të konkludojmë se jemi përballë një hamendësimi jo një fakti.
Forcimi i vlerës së vërtetësë të mesazhit
Edhe ppse nuk duket se është ekspert gjenetike dhe virologjie, Sër Dearlove është me siguri ekspert në inteligjencë, por kjo nuk e transformon në burim me autoritet. Përkundrazi, pikërisht roli tij si shef i MI6 “sugjeron” që të merren me shumë rezerva deklaratat e tij që, nga ana e tyre, fare mirë mund të jenë pjesë e PsyOps. Dyshimi vjen po të marrë në konsideratë bindjen se koronavirusi i dalë nga një laborator në realitet nuk buron nga informacione të reja apo burime të drejtpërdrejta, por nga një konfirmim tautologjik. Virusi është artificial sepse e ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo dhe pse edhe australianët kanë kërkuar një hetim lidhur me përhapjen e koronavirusit. Po ata australianë të cilëve “qeveri të preokupuara nga Covid-19 i kishin “kaluar” një dosje lidhur me përgjegjësitë e kinezëve. Veç të tjerash, lexuesit të vëmendshëm nuk do t’i shpëtojë rrethana se lajmi në fjalë është përhapur nga “The Daily Telegraph” australian që gjithsesi është pjesë e galaktikës Telegraph, gjë që evidenton një farë “qarkullueshmërie” në vlerësimin e burimeve. Një shembull klasik argumentum ad populum.
Anësi e konfirmuar dhe përzgjedhje e argumentave
Artikulli i “The Telegraph” bashkë me rregullat e gazetarisë së mirë jep edhe informacione që i kundërshtojnë opinionet e Sër Dearlove. Por kjo zgjedhje mund të jetë edhe zbatimi i një teknike të konsoliduar në menaxhimin e kritikës, në bazë të të cilit, duke i deklaruar paraprakisht pikat e dobëta e një pozicioni të caktuar shmang oose e redukton shumë mundësinë e të akuzuarit për përhapjen e lajmeve të anshme e të paplota. Veç kësaj, edhe një herë akoma, në zbatim të një teknike klasike të bindjes jo të drejtppërdrejtë, ofrimi i informacioneve sugjestionuese dikujt që është tashmë i bindur për një të “vërtetë” të caktuar shkakton refuzimin e marrjes në konsideratë të argumentave kundërfaktualë megjithëse të pranishëm në shpalosjen e përgjithshme të temës.
Vlera ambige e përgjithshme e vërtetësisë së pohimit fillestar
Shprehja fillestare e artikullit “Në një intervistë me The Telegraph, Sër Richard Dearlove tha se ai ka parë një raport të ri të “rëndësishëm” shkencor që sugjeron se virusi nuk u shfaq natyralisht, por u krijua nga shkencëtarë kinezë” do të duhej të riformulohej “kreu i Secret Intelligence Service, në pension prej më shumë se 15 vjetësh, beson se koronavirusi nuk është me origjinë natyrale, duke qenë se ka lexuar një artikull të shkruar nga kërkues që sugjerojnë këtë hipotezë, por pa e demonstruar dhe pse australianë e amerikanë thonë të njëjtën gjë”.
Mesazhi për Kinën
Si konkluzion, përdorimi i mjeteve klasike retorike falë të cilave e pademonstruara bëhet e besueshme, e besueshmja e mundur, e mundura bëhet e vërtetë dhe e sigurtë (koronavirusi është krijuar në laborator nga kinezët) është funksional me pasazhin e mëtejshëm: t’i kërkosh Kinës që të marrë përsipër dëmet e shkaktuara nga koronavirusi, ama – kujdes – jo prej neglizhencës dhe jo në vijim të një veprimit të qëllimshëm. Pasazhi i artikulli lexon tekstualisht: “Nuk mendoj se kjo filloi si aksident. Kjo ngre pikëpyetjen: Sikur Kina do të pranonte përgjegjësi, i paguan kjo dëmshpërblimet? Mendoj se kjo do ta bënte çdo vend të botës që ta rimendonte marrëdhënien e tij me Kinën dhe mënyrën sesi komuniteti ndërkombëtar sillet ndaj lidershipit kinez”. Në terma negociimi, mesazhi është i qartë: pranoni të “paguani dëmet” dhe në shpëblim do të theksojmë se nuk e keni shkaktuar qëllimisht pandeminë (dhe, për pasojë, nuk do ta shppërthejmë Luftën e Tretë Botërore) dhe mund edhe t’i rikonsiderojmë pengesat ndaj kompanive dhe produkteve të teknologjisë së lartë (Huawei, por jo vetëm).
Rregulla për kundërinformacion. Të shikosh përtej dukjes
Siç u tha në hyrje, nuk ka elementë për të pohuar nëse ky artikull i “The Telegraph” është apo jo pjesë e një operacioni PsyOps, anipse pikërisht kjo mungesë provash mund të bëjë që ta mendosh se është. Gjë që evidenton vështirësinë e interpretimit të ngjarjeve dhe të mos arrihet të dallohet zbatimi i një strategjie të qëllimshme nga një veprim individual dhe jo i futur në një kontekst më të gjerë. Ky është rreziku konstant i kujt merret me analiza, pasi plus belle des ruses du diable est de vous persuader qu’il n’existe pas.
Të dallosh kuptimin nga perceptimi
Një tjetër aspekt interesant nga një pikëpamja e përgjithshme e nxjerrë në pah nga ky artikull ka të bëjë me diferencën midis “perceptimit” dhe “kuptimit” të domethënies së ndërtimit të komunikimit. Mesazhet e përcjella nga “The Telegraph” “arrijnë” menjëherë tek lexuesi sepse perceptimi i tyre është i menjëhershëm dhe aracional, ndërsa analiza kritike e artikullit ndërmjetësohet nga perceptimi racional, duke qenë pra i lodhshëm. Kështu që mund të thuhet se ndërsa mesazhi PsyOps është “absorbuar” drejtpërsëdrejti, ai i analizës që e destrukturon është “filtruar”, me një humbje të pshmangshme efikasiteti. Për pasojë, një reagim që të donte të “ekspozonte” mangësi, instrumentalizime apo falsitete dhe që t’i listonte ato do të shkaktonte efektin e kundërt, duke forcuar paradoksalisht mesazhin fillestar (dhe është po aq interesante të nënvizohet se në fakt pikërisht kjo është paradigma e komunikimin e zakonshëm politik).
Të përdorësh gurët që të ndërtosh mozaikun
Kështu që është e rëndësishme të mbahet e dallueshme faza e analizës së pastër – që duhet të japë elementë sa më objektivë të mundshëm dhe të dallueshëm nga opinionet – nga zbatimi taktik i saj në terren. Kjo kërkon që të organizohen të dhënat në funksion të objektivit që duhet arritur jodomosdoshmërisht në terma “vërtetësie” apo “kuptueshmërië” sesa në terma përforcimi të qëllimit strategjik. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se nuk ekziston një dhe vetëm një mënyrë për t’i kombinuar informacionet dhe se nuk ekziston një dhe një formë e vetme që mund të marrë mesazhi apo veprimi i jashtëm.
(Andrea Monti, Profesor i së Drejtës të Rendit dhe Sigurisë Publike në Universitetin e Chieti-Pescara, ka analizuar intervistën në gazetën “The Telegraph” e Sër Richard Dearlove)
Përgatiti: Armin Tirana
Nje gje eshte e qarte se artikullshkruesi eshte ne borderote e Kines.
Asgje nuk vjen nga hici. Ky virus, qe nuk njihej nga sistemi imunitar human, u krijua nga dicka. Eshte e vertete se nje drejtues institucioni aq te madh, te rendesishem dhe te komplikuar si “Sherbimi i fshehte” Britanik nuk mund te jete ekspert ne cdo fushe qe mbulon institucioni i tij, por ai ka nje staf te perzgjedhur specialistesh te cdo sektori qe e furnizojne shefin e tyre me informacione teknike, te shprehura ne nje gjuhe te thjeshte per tu kuptuar nga njerez jo specialiste te nje fushe specifike. Te vesh dyshime ne aftesite teknike te nje drejtuesi, vetem e vetem se ai nuk eshte specialist i fushes, te mikrobiologjise apo epideomiologjise ne kete rast, tregon se artikullshkruesi nuk ka si qellim zbulimin e se vertetes, por duke vene ne dyshim aftesite teknike te personit ne fjale, te justifikoje se akuzat e tija jane pa baze.
Qe Kina eshte fajtore ne perhapjen e Covid-19, ajo nuk do as mend e as kalem. Vete fakti se Sars-i u perhaps ne fillim ne Kine vite me pare, para se te perhapet ne pjeset e tjera te botes duke bere kerdine; fakti tjeter se pandemia e sotme u mbajt e fshehte nga Kina deri sa nje mjek i thjeshte e beri ate publik; fakti tjeter se Kina ishte e afte te kontrollonte kete virus brenda nje kohe shume te shkurter, jane incentive te mjaftueshme qe te ngrejne dyshime serioze se perhapja e virusit te sotem eshte veper me dashje apo pa dashje e Kines. Aresyet mbeten per tu pare, por faktet jane kokeforta dhe e drejtojne gishtin drejt shtetit komunist kinez.
Keta te MI6 i q*n nanen provave, e kthejne si u intereson atyre
NJE TJETER GEBELS ME SHUME POR ANGLEZ JO GJERMAN .
STOP NAZI-RACIZMIT !
– Fakte jo pallavra Sofratike
– Deshmi, prova, te verteta jo
fucken Fake News ala ruse !
– Bashkimi ben fuqine !
– Semundjet nuk kane ideologji…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Armiku me i madh i njerezimit jane viruset raciste si ish- ministri i Mbrojtjes se Britanise se Madhe… dhe Drejtori gebelsian i bulevardeskes “ Bild” jo ilacet, vaksinat.
I kane edhe maskat edhe dorashkat e munguara…. edhe breket e grave e te vetat …. “ Made in China” dhe e quajne zbulimin apo shpikjen e vaksines kunder kesaj murtaje te Botes nga Kina si rrezikun me te madh per Globin!?
Reth 70 per qind e te gjitha ilaceve edhe ne SHBA e Britani e mbare Boten jane prodhim kinez qe blihen apo importohen nga Kina me qindarka e u shiten qytetareve te vet me 100-500 fishin e na bejne edhe humanitarin edhe bamiresin !?
Kur kinezet hanin me shkopinj floriri, fildishi apo bambuje sipas shtresave shoqerore parardhesit e ketij naziskinit anglez hanin si bishat me kthetrat e thonje!
Ndaj stop racizmit ala Tobbis Ellwood !
Ka edhe me keq.
Pa sjelle asnje fakt konkret, asnje te prove ose deshmi te qenesishme pervec slloganeve ideologjike ala Gebelsiane “ Genje e genje se dicka do te mbetet !”Drejtori i bulevardeskes “ Bild” akuzonte Kinen si shkakun dhe burimin e vetem te pandemise COVID-19.
Kujt ti besojme Tazibaove ideologjike te tij e co. apo deklaratave te dhjetra shkencetareve te shquar gjermane, italiane, britanike, spanjolle… se qysh ne shtator- tetor 2019 kishin zbuluar pneumoni te papara me pare ne qindra paciente ne vendet e tyre, pra tre kater muaj para Vuhanit kinez !?
Jo vetem kaq. Ai shkonte deri aty sa me nje injorance fantazmagorike 24 karat “ Fake News” shkonte deri aty sa te shkruante e zeza mbi te bardhe se kinezet nuk kane shpikur kurre asgje dhe vetem kopjojne te tjeret!?
Kur kinezet shpiken busullen e barutin, letren… apo kur ndertonin Murin e Madh Kinez, kryemrekullia boterore, i vetmi objekt njerezor qe dallohet me sy te lire nga Hena, parardhesit e ketyre bastardeve te Hitlerit jetonin neper guva e shpella.
E ky mur nuk ka as rrota e as zinxhire per te sulmuar e pushtuar popuj e vende te tjere, por per te mbrojtur popullin e qyteterimin me te lashte mbi 5 500 vjecar te njerezimit, ate kinez nga barbaret e asaj kohe mongolet qe pushtuan me vone krejt “Boten“ e asaj kohe!
Cfare te kopjonin prej nesh !?
Guvat, kthetrat apo katrahurat boterore dhe lumenjte e gjakut qe permbyten dy here Boten me mbi 150 milione viktima gjate shekullit te fundit !?
Cili eshte ai shtet, ajo qeveri qe do fillonte eksperimente vdekjeprurese me popullin e shtetin e vet!?
Apo parullat britanike etj. ne lagjet e Shanghait “ Ndalohet hyrja e kinezeve dhe e qeneve” ne truallin e atdheun e vet !?
Mesoni historine ala fillore te Kines dhe popullit te madh kinez e pastaj shkruani e komentoni o pararoje e “ Uniformave te Murme” e katrahurave boterore!
Degjoni dhe zbatoni thirrjen hyjnore te Atit te Shenjte Papa Franciscos per tu bashkuar ne lufte kunder kesaj Pandemie mbareboterore e jo per kacafytje mbareboterore ideologjike e politike.
Epidemite, semundjet nga me te thjeshtat e deri me te rendat nuk kane ideologji as nuk u marrin leje sistemeve politike.
Nuk bejne dallime race, feje, kombi, ideologjike, shoqerore, pasurite!
Globalizami vjen nga fjala Glob dhe eshte gjitheperfshires per mbare Globin Tokesor, qe nuk eshte as sa nje kokerr rere ne Gjithesine pa fund ne kohe e ne hapesire ku ka me shume yje ( Diej deri nje milione here me te madh se ky i mini sistemit tone diellor ) se sa kokrra rere ne te gjitha oqeanet, shkretetirat, detet, liqejt, lumejt … te marra se bashku .
Bashkimi ben fuqine!
Percarja ben kerdine !
Stop nazi- racizmit dhe globalizmit rrenimtar qe kjo pandemi e nxori lakuriq si totalisht te deshtuar me turp!
E mposhti e nxori lakuriq faqe Botes nje virus i
rendomte!
Pse !?
Teme ne vete kjo …..
From: Alban Dega
Date: April 22, 2020 at 01:11: 23 AM EDT
Ne kohet moderne Alban Gega cfare kane shpikur di gje ti?
TE KANE MBAJTUR GJALLE KUR URIA DO NA KISHTE FSHIRE NGA FAQJA E DHEUT SI POPULL!
Pyet babin e mamin tend si ka qene gjendja ne Shqiperi ne vitet 60-64…
Le te flasin faktet
E VETMJA “EPIDEMI” QE KINA I KA DHENE BOTES ESHTE QYTETERIMI
-E ne shqiptareve na mbajti me buke e si mirenjohes te medhenj qe jemi ia kthyem me gure qe na rane kokes e ngelem te hame tallonat, njeri tjetrin dhe “ veprat e ndritura te shokut Enver” “ Imperializmi dhe Revolucioni”, “ Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” …. “ Shenime per Kinen” dhe bunkeret e nje regjimi bunker !
Shkurt e bukur…
Shenime dhe mesime per pllitikaret shqiptare
FALEMINDERIT KINE !
– Me mire vone se kurre …
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje hap i rendesishem ne bashkepunimin e sprovuar midis dy vendeve mike: Shqiperise dhe Kines !
Kina e ka vertetuar me fakte te gjalla se eshte mik i Shqiperise dhe shqiptareve ne kohe teper teper te veshtira qe nga viti 1960 e deri sot ! Populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires se jashtezakoneshme te viteve 1960- 1963. Qeveria kerkon te bleje grure dhe miser me flori nga Perendimi pas prishjes me BRSS dhe satelitet e tij eurolindore qe i kishin vendosur embargo. Pergjigja ishte negative. Nje popull i tere ishte ne rrezik. Kina, qe po ashtu ishte goditur nga thatesira i ktheu vaporet e saj me grure, miser dhe oriz nga portet e saj te Guanxhout, Shangait, Tiencinit drejt Durresit duke shpetuar nje popull te tere te rrezikuar per buken e gojes. Kam qene 6-7 vjec ne ate kohe kur nuk kishim buke per te ngrene. Hanim geshtenjat e therqeve ( gropa te shtruara e mbuluara me gjethe geshtenje ku ruheshin per kohe te gjate geshtenjat ne levozhgat e tyre ) ne vend te bukes edhe ato me racion e dy here ne dite )…
Mbi 16 miliarde dollare investime dhe ndihma per Shqiperine nga viti 1960 e deri ne vitin 1976 ! 1 miliarde dollare ne vit +++ ….. pa llogaritur armatimin…
“ U miqesuat me Kinen kur duhet te prisheshit dhe u prishet me Kinen kur duhet te miqesoheshit edhe me shume…” I tha sy ne sy ish Presidenti i Meksikes, miliarderi Luis Echeverría Alvarez Ramiz Alise ne dreken e shtruar per nder te tij ne Pallatin e Brigadave ne Tirane.
Ramiz Alia mbeti si guak dhe me ze te mekur i thote Sofokli Lazrit ne konfidence “ Na e rrasi !”
– Ia kemi rrase vetes Ramiz, i pergjigjet Sofua. Kina me buke e me grure e ne me gure!
U prishem nga miopia ideologjike e nje ideologu te deshtuar si Ramiz Alia e co. per mustaqet e Celos, per ngjyrat e maceve dhe Tri Botet … e gjeniut kinez Ten Hsiao Pin qe e beri Kinen nje súperfuqi boterore brenda 20 vjetesh!
Mire nga miqte qe politikanet tane nuk dine as nuk duan te mesojme, por te pakten te mesojme nga armiqte qe na rrethojne.
Konkretisht nga Serbia e Greqia te cilat kane perfituar me miliarda dollare investime per zhvillim pikerisht nga Kina kur aleatet e BE-se i jepnin kredi Athines me 2-4 fishin e interesit per ta shpetuar ekonomine e saj dhe ministri grek i Financave dha doreheqje te pakthyeshme per te mos u bere bashkefajtor ne kete grabitje e vjedhje te Atdheut te vet… etj.etj… Po ashtu edhe Italia.
Ky eshte realiteti dhe faktet jane pa fund … Teme ne vete kjo.
Ndaj jemi ku jemi se jemi ata qe jemi dhe kemi politikaret qe kemi qe jane vene ne gare kush e kush vjedh me shume, kush e kush sundon me gjate, kush e kush rrenon me shume shtepine tone te perbashket Shqiperine me pasuri pa ane e te vjedhur pa fund e pa ane tash e gati 30 vjet !
Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani .
Faleminderit Kine !
From: Alban Dega
Date: June 13, 2018 at 12:20:09 AM EDT
Nuk ka qene nje incident por nje perpjekje e kujdesshme per te pare si organizmi njerezor do te reagonte dhe cili do te ishte perhapja ne kushte normale dhe jo te sforcuara laboratories.A u ndermor kjo me iniciativen e laboratorit apo ishte nje perpjekje e sherbimeve sekrete kineze qe te godasin Kryetarin Xi duke ditur efektin shkaterrimtar te armes me te fuqishme biologjike qe ka prodhuar njeriu.
Zoti Dega ! Pak me gjate ti kishe rene ! Bjeri se i bie bukur !
10 sekonda gjithsejt Ketri
Copy & paste!
Nuk kisha kohe ti bie me shkurt!
Mero paska fillu tu shit reklama ne kine duket..
Kurse ky alban dega eshte komplet pionier kar
X 0
Analiza e Montit eshte perfekte, bravo edhe gazetarit shqiptar qe me shume zgjuarsi e ka seleksionuar ne oqeanin e manipulimit dhe propagandes mediatike!
Shefi i sherbimit sekrete anglez eshte personi me i papershtatshem per te dhene verdikte te tilla. E para sepse eshte ne krye te nje institucioni qe manipulon dhe ben lufte te piset, per te tuteluar interesat e anglise dhe bankiereve, fasoneve dhe oligarkeve qe e dominojne prej shekujsh dhe qe lozin bixhoz me fatet e botes. E dyta nese do te ishte nje informacion i denje do te trajtohej ne sekret te plote nga sherbimet dhe funksionaret e sherbimit Sekret. Ka menyra te tjera per ta bere te Besueshem dhe publik si informacion.
E treta tregon qe si Anglia si sherbimet e saj te inteligjences tashme jane vetem nje zgjatim i humorit te cdo sharlatani qe drejton Shtepine e Bardhe.
Ne fund ngelet nje lufte e deshperuar, jo serioze, vetediskretituese, e piset dhe ordinere qe me shume diskretiton Perendimin, se sa demton Kinen.