VIDEO: Momenti kur avioni goditet nga tre rrufe

10 Qershor 2020, 20:06Lifestyle TEMA

Në një video të publikuar shihet një aeroplan që fluturon në një qiell të stuhishëm. Retë gri të errëta mbizotërojnë në qiell, ndërsa avioni vazhdon në rrugën e tij për në aeroportin Heathrow.

Pak sekonda më vonë, në video shfaqet momenti kur aeroplani goditet nga tre rrufe menjëherë.

Drita duket se vjen nga drejtime të ndryshme dhe dëgjohen bubullima të fuqishme.

Një dëshmitar okular, i cili pa ngjarjen nga kati i shtatë në Londrën qendrore, u shpreh: Ishte një rrufe kaq e madhe, sa dukej sikur binte në dysheme. Unë thjesht shpresoj që askush nuk është lënduar. Nuk do të doja të kisha qenë në atë aeroplan.  

Bëhet e ditur se askush në avion nuk ka pësuar lëndime. Avionët në të gjithë botën goditen nga rrufe, pothuajse çdo ditë. Mendohet se mesatarisht, çdo aeroplan goditet të paktën një herë në dy vjet nga një rrufe.

Të udhëtosh nëpër re, ku mund të mblidhen sasi të mëdha të energjisë elektrike statike, në të vërtetë mund të shkaktojë shkarkimet.

Por të gjitha aeroplanët e pasagjerëve janë ndërtuar me mbrojtës elektrik, i cili mbron pjesën e brendshme të aeroplanit nga goditjet e rrufeve.

Ata që janë në bord rrallë kuptojnë që avioni është goditur.

Është vlerësuar se mbrojtja e avionëve është mjaft e fortë për t’i bërë ballë tensioneve të mëdha dhe asnjë aeroplan nuk është rrëzuar nga rrufetë që nga viti 1967.

1 komente në “VIDEO: Momenti kur avioni goditet nga tre rrufe”

  1. Genti says:

    Nuk e di nga dhe kush e ka marre kete material z/znj gazetare por, di te them qe eshte komplet injorant ne fizike.
    Michael Faraday i tregoi njerezimit 200 vjet me pare qe c’do gje qe ndodhet ne nje kafaz metalik nuk peson gje sado te jete intensiteti i fushes elekromagnetike.Dhe per kete ndertoi nje kafaz metalik , u fut vate ne te improvizoi nje shkarkese elektrike njesoj si nje rrufe dhe vertetoi praktikish ne syte e idioteve qe teroia e tij ishte shume e sakte. Ju lutem TEMA konsultohuni se pakti me ndonje mesues fizike para se te botoni lajme te tila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje