Albin Kurti rikthehet te protestat, thirrje qytetarëve: Ejani nesër masivisht në tubim, duam zgjedhje të reja

11 Qershor 2020, 13:50Rajoni TEMA

Albin Kurti, është rikthyer te protestat.

Përmes një video të realizuar në sheshin e Prishtinës, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në tubimin që do të organizojë kjo parti.

Kurti ka thënë se nesër është 21-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i formimit të LVV-së.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se zgjidhja vjen përmes hyrjes në zgjedhje.

Albin Kurti: ‘Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë Covid-19 që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhjet tjera do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Ejani nesër në këtë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”

Lëvizja Vetëvendosje do organizojë ditën e nesërme në orën 17:00 një tubim kundër qeverisë së sapoformuar me kryeministër Avdullah Hotin.

8 komente në “Albin Kurti rikthehet te protestat, thirrje qytetarëve: Ejani nesër masivisht në tubim, duam zgjedhje të reja”

  1. SHKELZENI says:

    I NDERUAR MERO BAZE JU LUTEM NDALONI TE NA INFORMONI ME LAJME QE NUK NA INTERESOJNE
    SIPASE NJE SONDAZHI PARA DY DITESH NE KOSOVE 54 % E TYRE NUK PRANONIN BASHKIM ME SHQIPERINE .
    TA KUPTOJNE EDHE ATA PAK QORRA QE NUK I KA DALE ANESTEZIA E ENVER HOXHES PER KOSOVEN

  2. tropoja says:

    rrot kari tan jeta te shkoj neper protesta,ca te duhet protesta? shtetin e pate nuk dite ta mbash,ik tash pirdhu mos e lodh popullin kot me budalliqe

  3. Shqiptar says:

    Ti mund te duash edhe qiqra, por Kosova eshte shtet. Respekto intitucionet. Debil Albin Kurti.

  4. Ceni says:

    Ca budalli! Ishte kryeminister dhe nuk diti ta mbante. Ta ktheje partine ne OJQ. Se ne politike eshte i deshtuar.

  5. gomari says:

    Vella Albin mos ki merak, une do te mbledh gjith shoket e mi ne Shqiperi dhe do te jemi ne balle te protestes, nuk e di hunj te marim me vete apo ka aty te ju……. Albin ti je kryetar i pergjithshem dhe ne gjuhen tone thuhet GOMAR I MADH…….

  6. Fatosi-kosove says:

    Mua personalisht nuk me befason refuzimi i 54% te kosovareve per bashkim kombetar,sepse te dashur shqiptar para rreth 20-25 vitesh kunder ishin mbi 80%, dmth se njerezit kane ndryshuar sadopak nga ateher,ju siguroi se ne ate 54% eshte edhe vjosa osmanka e cila me pare pranon kthimin e serbise ne kosove sesa bashkimin e kosoves me shqiperine, kete e ka pas thane shume here edhe Rugova edhe Qosja e Demaqi,kjo nuk eshte risi ky eshte realitet mjerisht

  7. Fatosi-kosove says:

    Jam nga ata shume shqiptaret e deshperuar keqas me Albinin sa me vjen turp dhe gjynah qe kam votuar per te dhe kam detyruar shume qytetar ta votojne, te cileve ju kerkoj falje publike, se Albini do deshton kaq flliqt nuk e kam menduar dhe qe do vie ne nje dite qe ta imiton bashen dhe do behet artist se kam besuar kurre, ja ka kaluar babales,hajde qe basha ka kshilltar spécial per siguri kombetare serbin fazlliq po Albinin kush po e kshillon se,kam pershtypjen se vjosa osmanka e bija e xhandarit serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje