Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ëhstë shprehur se deputetët e opozitës parlamentare që votojnë kundër kësaj reforme zgjedhore janë më të mirë se të gjithë deputetët e ish deputetët.
Patozi bën një paralele me votimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008 që sollën këtë sistem, dhe për votën pro ndaj të cilave ai pendohet.
Postimi i Patozit:
Çdo deputet i opozitës parlamentare, që do të votojë kundër marrëveshjes së pisët të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore “Ta lëmë kënetën, siç ishte”, është, në çdo rast, më i mirë se ne, që miratuam ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke filluar nga unë i pari.
Nje mea culpa e respektueshme. Me vonesë, por me mire vone se kurre.
Problemi eshte se nje grupim i shoqerise vazhdon te ndjeke qorrazi, ose Qarrazi, Sali Berishen, kur mund te pozicionohen fare mire djathtas ne nje parti tjeter.
Si rrjedhoje, Sali Qeni ka akoma fuqi t’i shkaktoje deme Shqipërisë.