Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është përplasur me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, pas nisjes së shembjes së objekteve përgjatë vijës bregdetare të Velipojës.
IKMT ka vijuar edhe sot shembjet, ndërsa Ademi iu ka kërkuar urdhërin për të vepruar. Ajo thotë se i ka lejuar ndërtimet në këtë zonë, por edhe i ka proceduar shumë prej tyre.
Ademi iu tha inspektorëve se duhet që të mos vazhdojnë me shembjet pasi duhet një urdhër i posaçëm, që sipas saj, IKMT nuk e ka.
“Unë dje kam marrë një telefonatë nga Ministria e Mjedisit. Ndërkohë që po hyja në takim jam njoftuar se kishin filluar tërrethonin objektin duke përdorur emrin e Bashkisë Shkodër. Sigurisht Bashkia Shkodër bën fjalë për prcoedura të ndejkura para disa vitesh që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore.
Ja kemi vënë në dispozicion se nuk kemi asgjë të fshehim por kemi diskutuar kur ishte ministri dhe të gjithë përfaqësuesit këtu që ndoshta ishte momenti për të vlerësuar të gjitha objektet në bregdet që ishin stacione plazhi dhe shërbime. Duhet të keni në konsideratë se policia e shtetit, në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për ti dalë përballë 2 njerëzve.
Bashkia Shkodër, kur ka nisur ndërtimi ka ndërhyrë më 2018, siç ka ndërhyrë edhe në 2016, 2015. Në momentin që janë vënë të gjithë në dijeni, kemi kërkuar nga ministri i Brendshëm procedura. Unë i kam thënë se i kemi proceduar të gjithë. Unë kërkova që nëse prishen, të prishen të gjithë, jo disa.
Edhe të mos prishen sot, nga verifikimi i kam thënë edhe ministrit, që policia të veprojë. Këtë s’mund t’ja hidhni bashkisë Shkodër, se s’mund të futem unë në burg se nuk vepron policia. Ky ka qenë diskutimi me ministrin e Brendshëm.
Ajo që unë kam kërkuar është zbatimi rigoroz jko selektv i ligjit. Nëse bëhet fjalë përndërtime pa leje, kam kërkuar të mos prishen, maksimumi të mund të shihej mundësia e verifikimit dhe e vënies në shërbim dhe nga ana tjetër, nëse do të kishte vendim për prishje, të mund të bëhej në shtator.
Vendimet e djeshme duke përdorur emrin tim dhe Bashkisë Shkodër, do të përballem me ministrin dhe IKMT, do të bëj ankesën time dhe pranë autoriteteve ndërkombëtare që kemi ambasadorë në Shqipëri. Të gjithë që paraqiten për të prishur do ti shpjegojë dhe ligji. Kur ka një vendim të IKMT, është Bashkia e Shkodrës që jep urdhrin”, deklaroi Ademi.
Debati vjen një ditë pasi, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun. Policia bën me dije se do të ndëshkohen me gjobë edhe subjektet që janë në shkelje.
Baterdia e Velipojes duhet te ndalet dhe shteti te vendose ligjin mbi pronen e tije.Duhet theksuar se ky territor ka qene rezervat Natyror dhe eshte grabitur nga pushtetaret lokale dhe qendror ashtu siç eshte dhe territori i resortit tek derdhja e Bunes.Keto jane krime mjedisore dhe si te tilla duhen ndeshkuar.Bashkija Shkoder te kete kujdes se po pregatit masakren e radhes ne rezervuarin e Shtodrit .Le te shikoje dhe pastrimin e lumit Kir i cili eshte i mbushur me pislleqe nga qyteti deri tek ura e Mesit aq sa mund te quhet “Lumi i vdekur”.
Kjo biba që bertet sikur ja ka lane baba,a e pyet vedin sa qesharake duket!
Ndertoj kabinat e sherbimit me leke te bashkise,siper pedonales dhe JO në rërë,jepi me qera e leni ti kene Bashkia pergjithmone,te pakten mundohuni të nxjirrni leket e rrogave tuaja dhe pensionet !
Parate prej qiellit nuk vine!