Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, që bën fjalë mbi një mbledhje të mbajtur më 31 gusht 1960-të, ku Byroja Politike ka marrë në analizë “veprimtarinë antiparti” të Koço Tashkos, ish-kryetar i Grupit Komunist të Korçës dhe një nga pjesëmarrësit kryesor të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë në 8 nëtorin e 1941-it, i cili në fillimin e vitit 1960-të, kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së filluan kritikat dhe sulmet ndaj Nikita Hrushovit dhe vijës politike që po ndiqte Moska zyrtare, Tashko, që kishte shërbyer për vite me rradhë si ambasador i Shqipërisë në Moskë, dhe në atë kohë mbante postin e Kryetarit të Kontrollit të Revizionimit të Partisë, jo vetëm që doli hapur në mbrojtje të Hrushovit, por i kërkoi Enverit që të mbahej qëndrim dhe të merreshin masa e të dënoheshin ata që kishin folur në plenium kundër kreut të Bashkimit Sovjetik. Pas takimit që Enveri zhvilloi në prani të Rita Markos më datën 3 gusht 1960-të, ku ai e akuzoi ashpër Tashkon, për “veprimtari armiqësore” që kishte shkelur vijën e partisë duke biseduar me dy diplomatët sovjetik, Bespallov dhe Kozllov, të cilëve i’u kishte kërkuar që të bisedonin me Moris Torezin që ai të ndërmjetësonte për sheshimin e mosmarrëveshjeve në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i kërkoi Koços që të reflektonte dhe t’i bënte një autokritikë me shkrim, por pasi ai nuk pranoi që ta bënte një gjë të tillë, Enveri e thirri atë në mbledhjen e Byrosë Politike të mbajtur më 31 gusht të atij, viti, ku u muarr vendimi i përjashtimit të tij nga Partia dhe të gjitha funksionet që ai mbante.
Nga Dashnor Kaloçi
“Dyshimet dhe mendimet e tua, ti i kishe në kokë që kur dole nga Pleniumi, por s’na the asnjë fjalë. Të na thoshe që, “unë, shoku Enver, mendoj të shkosh në Moskë sa më parë, që të mos mbeten çështjet për t’u biseduar në nëntor”. Por ti, në vënd që ta bëje këtë me Partinë tënde, Bëre tri takime me sovjetikët. Me të marrë letrën tënde unë i telefonova menjëherë Hysniut dhe i thashë: ”Njoftoje Koçon se e mora letrën dhe të takohet me ty”. Këtë letër unë mund të mos e kisha marrë fare se isha në pushime. Pastaj ti nuk kërkove të vije te unë përpara takimit me sovjetikët. Atë ditë që ti erdhe në takim te unë, atasheu ushtarak sovjetik, kolonel Rura, ka ardhur dhe ka njoftuar se gruaja e Koço Tashkos u ka thënë se i kanë arrestuar burrin. Si e shpjegon këtë? Ç’kërkon gruaja jote që shkon në ambasadën sovjetike? Pse jeni të alarmuar? Unë shfaq mendimin tim dhe them se ti ke mizën nën kësulë, prandaj alarmohesh; me sa duket, bisedon dhe me gruan. Ti kërkon një takim me Enverin, ai të dërgon një oficer të të lajmërojë për takim, ndërsa ju alarmoheni. Gruaja jote shkon dhe në ambasadë, e ti për këtë s’paske dijeni! Neve do të na i hedhësh këto? Po pse ti erdhe me 3 orë vonesë në takim? Ji serioz, Koço, dhe fol drejt. Pse të kesh frikë se mos arrestohesh”?
Kështu u shpreh në mes të tjerash në fjalën e tij Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të mbajtur më datën 31 gusht të vitit 1960-të, e cila ishte thirrur për të marrë në analizë Koço Tashkon, (ish-kryetarin e Grupit Komunistë të Korçës në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe një nga pjestarët kryesorë të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e ’41-it), i cili pasi kishte shërbyer për shumë vite në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtëme dhe si ambasdor fuqiplotë i Shqipërisë në Moskë, në vitin 1960-të, kur po mbahej ajo mbledhje, ishte në funksionin e Kryetarit të Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit të Partisë. Pikërisht në atë kohë, Koço Tashko, jo vetëm që doli hapur kundër Enver Hoxhës dhe vijës politike që po ndiqte udhëheqja e lartë e PPSH-së, lidhur me ftohjen e prishjen e marrëdhënieve zyrtare me Moskën, por i kërkoi Enverit që të mbahej qëndrim dhe të dënoheshin të gjitha ata që kishin folur kundër Hrushovit në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qëndror të mbajtur ato ditë. Këtë gjë, Tashkoi i’a parashtroi Enverit me shkrim në një letër të gjatë, duke i’a argumentuar se përse nuk duhej goditur Hrushovi, pas ai “nuk gabonte”, dhe pas kësaj, Enveri ngarkoi Hysni Kapon që ta priste Koçon në një takim, por ai nuk pranoi, madje shau e ofendoi ashpër oficerin e shërbimit që ishte dërguar për të lajmëruar atë për orën e takimit.
Ky qëndrim i Tashkos që i shkoi edhe tre orë me vonesë në takim Hysni Kapos, irritoi pa masë Enver Hoxhën, i cili e thirri atë në një takim të mbajtur më datën 3 gusht, (në prani edhe të Rita Markos), ku pasi e akuzoi ashpër Koçon për “veprimtari antiparti”, i kërkoi atij që të reflektonte dhe të bënte një autokritikë me shkrim, e cila do analizohej në mbledhjen e Byrosë Politike. Por pasi Tashko nuk pranoi ta bënte atë autokritikë, duke thënë se: “çfarë kisha për t’i thënë, t’i thashë ty”, Enveri i dha kohë “të reflektonte” edhe njëherë, duke e thirrur në mbledhjen e Byrosë Politike të mbajtur më datën 31 gusht të atij viti. Fjala e Enverit e mbajtur në atë mbledhje kundër Tashkos, të cilën Memorie.al po e publikon të plotë në këtë shkrim, i dha goditjen përfundimtare, Tashkos, pasi pas sajë, ai jo vetëm u përjashtua nga partiua dhe të gjitha postet e funksionet partiake që mbante, por dhe u internua e u burgos, duke kaluar më shumë se dy dekada në burg e internim, deri sa ndërroi jetë në vitin 1984, në fshatin Adriatik të rrethit të Krujës, ku ishte i internuar familjarisht.
(vijon nga dje)
Fjala e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, më 31 gusht 1961
“Diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së mbi veprimet e Koço Tashkos në kundërshtim me vijën e Partisë”
31 gusht 1960
Me anë të proçes-verbalit përkatës, ju, shokë të Byrosë Politike, jeni në dijeni të bashkëbisedimit që kam bërë unë dhe shoku Rita Marko me Koço Tashkon. Tani u mblodhëm që ta shqyrtojmë këtë çështje. Sipas mendimit tim, Koço Tashkoja ka rënë, së pari, ne gabime shumë të rënda antiparti, të cilat e vënë atë në opozicion të hapur me udhëheqjen e Partisë; së dyti, ai ka thyer të gjitha rregullat organizative të Partisë duke arritur që të bisedojë, jashtë saj, me ambasadorin sovjetik, vendimet e Plenumit të fundit të Komitetit Qëndror. Nga bisedimi që bëmë me Koço Tashkon, mund të themi se ai, jo vetëm nuk i ka njohur gabimet e veta të rënda, po i quante të drejta qëndrimet e tij dhe, sikundër keni vënë re, duke lexuar proçes-verbalin, edhe toni i tij gjatë takimit ka qenë arrogant, megjithëse ne u përpoqëm ta ndihmonim që ai të reflektonte mbi këto gabime, t’i shikonte ato drejt, me syrin e Partisë. Kanë kaluar shumë ditë që kur u takuam dhe biseduam me Koço Tashkon. Tani besoj se ai ka reflektuar më shumë në gabimet e tij dhe do të dalë si duhet para Byrosë Politike, e cila do ta ndihmojë sa të jetë e mundur më shumë për të njohur gabimet e rënda që ka bërë. Tani, Koço, ne dëshirojmë të flasësh këtu, përpara Byrosë Politike dhe të na thuash si i shikon ti gabimet dhe qëndrimet e tua, për të cilat kemi biseduar.
Koço Tashkoja përsëri nuk reagoi drejt. Ai nuk kishte reflektuar në gabimet e tij dhe s’bëri autokritikë. Shokët e Byrosë Politike u përpoqën me durim ta ndihmonin për të kuptuar qëndrimet e tij antiparti, por ai në vend që të thellohej, kërkonte të zvogëlonte gabimet e veta dhe të mos fliste hapur.
SHOKU ENVER: Ne, Koço, nuk kemi ndonjë gjë personale me ty. Këtu flasim për çështje vije, vijën e Partisë duhet ta mbrojmë të gjithë. Prandaj mos na bëj teori, por hyr në thelbin e çështjeve, për të cilat kemi biseduar edhe bashkë. Siç u përmend edhe ne Plenium, ne i kemi thënë mendimet tona për revizionistët jugosllavë e të tjerë dhe Pleniumi i mori vesh, pra i more vesh edhe ti. Edhe Hrushovit, për të cilin ty të ha meraku, i’a kemi thënë qëndrimin tonë, por ai nuk është dakord me luftën që bëjmë ne kundër revizionizmit jugosllav. Derisa pozita jonë është e qartë, atëherë pse ti u tuubullove kaq shumë?! Çështjet që ngremë ne për udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik, gabimet, për të cilat e kritikojmë Hrushovin, nuk dalin sot, këto kanë kohë që kanë dalë e, megjithëkëtë, për ty Hrushovi s’ka gabime. S’po na flet gjë akoma, Koço, megjithëse thua që “do të shprehem nga shpirti i brendshërm”. Edhe ne këtë duam dhe do të të gjykojmë ashtu si do të flasësh, por kërkojmë nga ti respekt për Byronë Politike. Sikur të ishte Byroja Politike siç mendon ti, Shqipërinë do ta kishte marrë lumi me kohë.
Prandaj ki më shumë respekt për shokët e Byros Politike dhe mos mbaj qëndrime prej megalomani. Fol drejt, sinqerisht e me gjakftohtësi, thuaj ç’ke “në shpirtin tënd të brendshëm”, se deri, tani po e shohim shumë të errët këtë shpirtin tënd. Sipas teje, duhej që Torezi të na rregullonte të merreshim vesh me Hrushovin. Po pse, për çështje që kemi midis nesh nuk bisedonim dot vetë me Hrushovin? Kjo do të thotëe të futnim një njeri tjetër në mes. Torezi është sekretar i përgjithshëm i një partie tjetër, ç’punë ka ai që të na rregullojë me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Ne kemi thënë që çështjet midis PPSH-së dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, nuk duhet të dalin jasht zyrave të Komitetit Qëndror; me popujt sovjetikë të vazhdohet miqësia, dashuria dhe bashkëpunimi si dhe më parë. Kjo ka qënë dhe është vija e Partisë sonë, kurse ti vepron ndryshe, bën si të do qejfi, i bisedon çështjet me të tjerë dhe mendon që Torezin ta bëjmë një “ndërmjetës për të na pajtuar me Hrushovin!”. Pse nuk erdhe të unë, të më thoshe për “planet e mëdha” që kishe ndër mend të zbatoje? Në Plenium nuk i the këto, se nuk ke respekt për të, dhe ishe kundër konkluzioneve të tij, me Enverin thua se do të bisedoje, kurse në fakt shkove dhe bisedove me sovjetikët. Tani s’të vjen mirë që të themi se s’ke besim te Plenumi i Komitetit Qëndror i Partise sonë marksiste-leniniste, por këtë le ta gjykojë Plenumi.
Po të kishe ardhur te unë 10-15 ditë përpara se të shkoje te sovjetikët, puna mund të ishte ndryshe. Dyshimet dhe mendimet e tua, ti i kishe në kokë që kur dole nga Pleniumi, por s’na the asnjë fjalë. Të na thoshe që, “unë, shoku Enver, mendoj të shkosh në Moskë sa më parë, që të mos mbeten çështjet për t’u biseduar në nëntor”. Por ti, në vënd që ta bëje këtë me Partinë tënde, Bëre tri takime me sovjetikët. Me të marrë letrën tënde unë i telefonova menjëherë Hysniut dhe i thashë: ”Njoftoje Koçon se e mora letrën dhe të takohet me ty”. Këtë letër unë mund të mos e kisha marrë fare se isha në pushime. Pastaj ti nuk kërkove të vije te unë përpara takimit me sovjetikët. Atë ditë që ti erdhe në takim te unë, atasheu ushtarak sovjetik, kolonel Rura, ka ardhur dhe ka njoftuar se gruaja e Koço Tashkos u ka thënë se i kanë arrestuar burrin. Si e shpjegon këtë? Ç’kërkon gruaja jote që shkon në ambasadën sovjetike? Pse jeni të alarmuar? Unë shfaq mendimin tim dhe them se ti ke mizën nën kësulë, prandaj alarmohesh; me sa duket, bisedon dhe me gruan. Ti kërkon një takim me Enverin, ai të dërgon një oficer të të lajmërojë për takim, ndërsa ju alarmoheni. Gruaja jote shkon dhe në ambasadë, e ti për këtë s’paske dijeni! Neve do të na i hedhësh këto? Po pse ti erdhe me 3 orë vonesë në takim?
Ji serioz, Koço, dhe fol drejt. Pse të kesh frikë se mos arrestohesh? Ne i zbatojmë ligjet si duhet, po ai që ka mizën nën kësulë dhe nuk ka besim te Partia, arrin në konkluzione dhe në veprime të gabuara. E tërë kjo çështje tregon mosbesim të plotë te Partia, ndërsa ato që na thua, janë përralla. Sipas teje, ne jemi kundër Bashkimit Sovjetik, kurse ti je “mbrojtës” i tij. Ti nuk ke asnjë nocion për marksizëm-leninizmin. Kur një anëtar partie gabon, partia ka të drejtë ta kritikojë, kushdo qoftë ai. Këtë e ka shkruar me aq zjarr Lenini. Hrushovi paska të drejtë të kritikojë Stalinin pas vdekjes, kurse ne s’paskemi të drejtë të kritikojmë Hrushovin që është i gjallë dhe bile në sy! Sipas pikëpamjes tënde nuk duhet kritikuar një njeri që gabon. Je dakord ti me ato që u shtruan në Plenium dhe me kritikën e drejtë që i bëmë Hrushovit, i cili ka dashur, përveç tç tjerave, të na largojë nga lufta ideologjike kundër revizionistëve jugosllavë? Po ç’kritikë tjetër bëmë ne kundër Hrushovit, që ti u alarmove? Në Plenum nuk u tha gjë tjetër, që ti na ngre çështjen se gjoja ne folëm kundër Bashkimit Sovjetik. Këto i pjell imagjinata jote.
Ndonjë shok s’bëri keq që tha se s’më ka pëlqyer kjo ose ajo shprehje e Hrushovit nëpër fjalimet që mban; vërejtje të tilla u bënë vetëm në Plenum. Prandaj pse i ngatërron çështjet, Koço Tashko, përse nuk i hap zemrën Partisë që kërkon të të ndihmojë? Ti po na thua këtu gjëra që nuk i ha njeri. Prandaj përpara Partisë fol ashtu si duhet. Si mund të të ndihmojë ty Byroja Politike? Ti duhet të bindesh që ke nevojë për ndihmë dhe t’u japësh përgjigje të drejtë pyetjeve të natyrshme dhe shqetësuese të shokëve që duan të të ndihmojnë. Nuk është e hijshme për ty si komunist t’i thuash Partisë tënde, se nuk ke biseduar asgjë me Ivanovin, në një kohë që ai dhe shokët e tij kanë qëndruar si skifterë mbi njerëzit tanë duke bërë diversion. Ata kanë bërë e bëjnë çmos për të mësuar ndonjë gjë, ndërsa ty nuk të paskan pyetur se mos të të “komprometonin”, siç the vetë! Po çfarë komprometimi do të të bëhej ty, kur ne të gjithë ishim në marrëdhënie të mira me shokët sovjetikë e bënim shakara me ta?
Nuk thua më mirë që gjetën te ti një pikë të dobët dhe të kapën, sesa të thuash “nuk më pyetën për asgjë sepse nuk donin të më komprometonin”?! Ndaj kujt nuk donin të të komprometonin? Pse, ishe ti në kundërshtim me Partinë që mos të të komprometonin? Duhet të jesh në opozicion me Partinë që tjetri të veprojë fshehur e të ketë kujdes mos të të komprometojë. Në nëntor ne do të vemë në Moskë në Mbledhjen e partive komuniste e punëtore të botës. Deri atëherë ç’të bëjmë ne më tepër? Në qoftë se kampi është në rrezik të përçahet, si evitohet kjo? Ky rrezik evitohet duke u sqaruar çështja në rrugën marksiste-leniniste, duke diskutuar se kush ka të drejtë dhe kush jo. Ky diskutim do të bëhet në Mbledhjen e Moskës.
Pas diskutimeve (që zhvilluan shokët e Byrosë Politike, të cilët dënuan njëzëri qëndrimin dhe veprimtarinë antiparti të Koço Tashkos, e mori përsëri fjalën
SHOKU ENVER: Jam dakord me të gjitha diskutimet e shokëve të Byrosë Politike dhe mendoj se Koço Tashkon duhet ta gjykojmë drejt dhe ashpër. Ai vazhdon të mbajë qëndrime antiparti dhe armiqësore ndaj Partisë, Komitetit Qëndror dhe Byrosë Politike. Siç thanë edhe shokët, me ndërhyrjet dhe me ngurrimet e tij për të thënë të vërtetën, Koço Tashkoja qëndron në gabimet e veta të rënda. Sigurisht, gabimet e tij duhen vlerësuar siç janë, nuk na lejohet të mbështetemi në konsiderata të tilla si “ai është shok i vjetër” etj. Shokët e Partisë, të gjithë pa përjashtim, duhet të jenë konsekuentë dhe mbrojtës besnikë te vijës së Partisë, aq më shumë komunistët e vjetër që kanë një eksperiencë të gjatë. Por, kur ndonjëri, cilido qoftë, mban qëndrim armiqësor, ne duhet të jemi të drejt dhe të ashpër. Në takimin që pata me Koçon, unë i thashë të fliste hapur, pa pritur që ne t’i bënim pyetje.
Mirëpo me qëndrimet e tij, ai jo vetëm na detyroi t’i bënim pyetje, por edhe sot përpara Byrosë Politike, Koço Tashkoja, përsëri nuk është në rrugë të drejtë, prandaj bashkohem me mendimet e shokëve, se ai po e gënjen Partinë me tërë kuptimin e fjalës. Ne jemi të bindur se ti, Koço, i’a ke thënë Ivanovit të gjitha çështjet, duke shkelur kështu direktivat e Komitetit Qendror, Statutin e Partisë. Në Plenium u tha shqip, se çështjet që diskutuam duhet të mbeten në Komitetin Qendror, dhe, në qoftë se i duhej thënë Ivanovit ose Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Komiteti Qendror do të merrte vendim dhe do të autorizonte njerëz për t’ua thënë. Ty nuk të autorizoi njeri, por veprove me kokën tënde. Ky është një gabim i madh që nuk lejohet. Dihet se, kur ka mosmarrëveshje midis dy partive, ato merren vesh midis tyre, diskutojnë, bëjnë debat, pra, veprohet në pajtim me normat organizative të njohura.
Kurse ti, i ke shkelur të gjitha këto norma. Pse e bëre ti këtë? Unë jam plotësisht i bindur se ti, duke qenë në kundërshtim me vijën e Partisë dhe me Komitetin Qendror, mendove se erdhi koha që këta njerëz, “pa vlerë” në krye të Partisë, që po izolojnë dhe po rrezikojnë Shqipërinë, të qërohen, prandaj, sipas teje, duhej pregatitur një udhëheqje e re, ku të sundonin oportunistët dhe trockistët e Shgiperia të shkonte në katastrofë. Ne nuk na bindin fjalët e tua. Vetë faktet tregojnë se ti je në kundërshtim qind për qind me vijën e Partisë, me udhëheqjen e saj, me vendimet e Komitetit Qëndror dhe këtë nuk e luan as topi. Këtë e vërtetojnë më së miri edhe vetë fjalët e tua. Sikurse tha shoku Pilo Peristeri, ti nuk mund të shkoje deri në fund me Partinë. Qëndrimi yt nuk ësht i rastit. Veprimtaria jote është antiparti, ti nuk je komunist, konceptet e tua për komunizmin nuk janë të drejta. Ti je një oportunist, një karrierist, një njeri me shumë mbeturina të theksuara mikroborgjeze, je edhe frikacak. Situatat e vështira ty të frikësuan. Këto ne t’i themi haptazi dhe jo prapa krahëve, t’i themi jo për të të ofenduar, por me qëllim që të korrigjohesh. Partia përpiqet të mos i lërë njerëzit të venë në greminë.
Në qoftë se ti nuk i njeh gabimet e tua, keq për veten tënde. Ne po t’i themi këto, sepse janë shfaqur në jetën tënde më se një herë. Në këto momente të vështira që po kalon kampi ynë i socializmit, duhet durim, pjekuri, ndershmëri. Ti nuk i ke pasur këto cilësi, prandaj ke zgjedhur rrugën oportuniste, revizioniste, antiparti, për t’i thelluar këto kontradikta, për të dëmtuar Partinë, për të hedhur baltë në udhëheqjen e Partisë sonë. Këtë ti e ke bërë me bindje të plotë dhe me kokën tënde të sëmurë. Marrëzi në gjithë jetën tënde ne kemi konstatuar edhe më parë. Ne jemi përpjekur të të ndihmojmë, të të trajtojmë mirë, por ti nuk mendon fare se me ç’parti ke të bësh. Duke vepruar kundër Partisë, ti nuk mund të pretendosh se je me Partinë. Të jesh me Partinë dhe të thurësh plane kundër saj, kjo nuk mund të ndodhë. Ti je për politikën e pajtimit me gabimet shumë të rënda të Hrushovit dhe kurdoherë kështu ke qenë ndaj armiqve. Parimi yt që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë “me pak gjak, ose pa gjak fare”. Prandaj me të dëgjuar kritika të drejta ndaj Hrushovit, i cili akuzon Kinën luftënxitëse, ti, pa gjykuar fare, mendove se “Kina qënka për gjak”, prandaj “larg nga Kina” dhe t’u duk se shokët e Pleniumit të KQ të PPSH-së, janë në rrugë të gabuar. Kritikat e Plenumit për Hrushovin ti i merr sikur ne tani qenkemi kundër Bashkimit Sovjetik.
Në Plenum u tha qartë se qëndrimi ynë ndaj shokëve kinezë do të përcaktohet pasi të dëgjohet edhe fjala e tyre, e jo vetëm fjala e udhëheqësve sovjetikë dhe, pasi ta kemi studjuar çështjen me kujdes deri në fund në Komitetin Qëndror të Partisë, do të themi mendimin tonë në mbledhjen e përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore që do të zhvillohet në nëntor në Moskë. Fakti është se ky qëndrim ka gjetur aprovim unanim në të gjithë Partinë tonë, gjë që u shpreh me rastin e punimit të letrës së fundit në të gjitha organizatat-bazë. Ky qëndrim është pranuar me entuziazëm, me vendosmëri e me krenari për pjekurinë e Partisë sonë, për trimërinë e saj në mbrojtje të marksizëm-leninizmit. Me këtë qëndrim që është busull vendimtare dhe me këtë trimëri ne do të vemë në Mbledhjen e Moskës dhe, duke gjykuar drejt, do të themi atje fjalën tonë.
Nëse Komiteti ynë Qëndror do të krijojë bindje se Kina ka gabime, nuk do të ngurrojë t’ia thotë këto gabime, po, në rast se nuk ka gabime, atëherë Kinën ta mbrojmë. Sigurisht, do të flasin edhe të tjerët. Në qoftë se do të dalë që Komiteti ynë Qëndror ka bërë gabime, ne nuk do të kemi frikë të bëjmë autokritikë. Në këtë mënyrë kjo do të jetë një mbledhje marksiste-leniniste dhe jo si ajo e Bukureshtit, që nuk u zhvillua sipas normave organizative leniniste, po u organizua shpejt e shpejt me qëllim që të dënohej Kina. Ne nuk e pranuam dhe e dënuam një praktikë të tillë antimarksiste, sepse kemi përgjegjësi përpara Partisë dhe popullit tonë, përpara komunizmit ndërkombëtar. Përpjekjet e Byrosë Politike kanë për qëllim që ty të të shmangin nga rruga dhe nga pikëpamjet e tua antiparti, por ti e mbushe vetë kupën. Partinë tonë nuk e ke dashur si duhet me vepra, por vetëm me fjalë. Të gjithë e duan Partinë, por bëjnë edhe sakrifica për ta mbrojtur kurdoherë e jo për ta dëmtuar atë.
Ti nuk mund të bësh dot fraksion në Komitetin Qëndror, sepse s’të ndjek njeri. Me këto pikëpamje që ti ke në kokë, zor se të ndjekin edhe një ose dy veta. Këtë ti e di fare mirë. Prandaj mendove se erdhi koha dhe gjete rrugën të shkoje në ambasadën sovjetike. Metodat që përdore ti, ne i dënojmë rëndë. Ti nuk ke fare besim te Partia, prandaj fantazon duke thënë “më ruajnë”, etj. Të gjitha këto janë krejtësisht në kokën tënde, janë imagjinata jote, marrëzia jote. Ne kemi respekt për njerëzit, por vetëm në rrugë partie. Kjo tregon edhe një herë drejtësinë e udhëheqjes sonë. Është logjike se gjersa ti je në rrugë të drejtë, ne kemi respekt për ty, ndërsa, kur ti lufton kundër Partisë, atëhere mbaroi respekti, nuk ka më respekt. Interesi i Partisë dhe i popullit është mbi lidhjet e gjakut ose të miqësisë. Por ti këte nuk e kupton, sepse ke koncepte mikroborgjeze, trillon pikëpamje që janë të huaja. Në takimin që patëm bashkë, unë të këshillova që gabimet e tua t’i kuptosh drejt dhe sot këtu të flasësh sinqerisht.
Por ti nuk e bëre këtë. Ato që thua se do të vije të bisedoje me mua, janë të qepura me pe të bardhë. As letra që më dërgove, as data e saj, as qëllimi nuk vërtetojnë se ti do të vije të unë. Ti do të vije të unë pasi të veje më parë të Ivanovi. Më parë se t’i sugjeroje atij që Enveri të shkojë në Moskë, të ma sugjeroje mua këtë mendim. Meqenëse ti s’veprove kështu, atëherë ne kemi plotësisht të drejtë të themi se kotë ta ka sugjeruar Ivanovi. Megjithatë, për në nuk ka rëndësi çështja, nese i’a ti, apo ta tha ai që të vejë Enveri në Moskë. Rëndësi ka ajo që gjithë këto plane antiparti, ti i ke bërë në shpinë të Partisë, prandaj duhen dënuar. Unë jam plotësisht dakord me shokët e Byrosë Politike, që komunistë të tillë të lëkundshëm, antiparti, që nuk kanë respekt për vijën marksiste-leniniste të Partisë, për qëndrimet revolucionare dhe sakrificat e saj nuk meritojnë të jenë në Parti.
Kështu, edhe ti të vësh mend duke qenë jashtë Partisë. Ne të këshillojmë të mos shkosh më thellë nga sa ke shkuar. Partia edhe jashtë saj do të të ndihmojë, se akoma kemi shpresë të ndreqësh. Faktet flasin se rruga jote nuk është e drejtë. Mos harro se edhe Ivanovi e Bespallovi nuk kanë se si të të mbrojnë. Edhe ata e kanë kuptuar se ç’kanë bërë dhe tani e kanë qepur gojën, sepse veprimet e tyre nuk janë marksiste. E kundër kujt i kanë bërë këto veprime? Kundër një partie që ka dashur me gjithë zemër Bashkimin Sovjetik, popullin e tij të lavdishëm, që ka dëgjuar kurdoherë vërejtjet, kritikat dhe këshillat e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Po ama le të dëgjojnë edhe udhëheqësit sovjetikë një herë kritikat tona të drejta. Përpara marksizëm-leninizmit nuk ka të mëdhenj të vegjël. Marksizëm-leninizmi është busulla që tregon vijën e drejtë të një partie. T’i bësh kritikë të drejtë Hrushovit nuk do të thotë se je antisovjetik, siç na akuzon ti.
Dashurinë për Bashkimin Sovjetik ne e kemi treguar vazhdimisht me prova. Në të vërtetë ne themi se ti je antimarksist dhe kundër Bashkimit Sovjetik. Lakrat qe ti ke në kokë e provojnë këtë. Pikëpamjet e tua do t’i gjykojë Komiteti Qëndror, nga i cili ti ke frikë. Ti kërkove që çështjet të rregullohen në mënyrë socialdemokrate. Ti kështu ke gjykuar kurdoherë, t’i bisedosh çështjet në mënyrë “miqësore”. Edhe përkrahjen që ne të kemi dhënë ty, ti e ke gjykuar në mënyrë subjektive, jomarksiste. Përse të kemi përkrahur? Sepse ti je kryetar i Komisionit Qëndror të Revizionimit, për të cilin Komiteti Qëndror ka respekt të madh, sepse është një organ që e ka zgjedhur Kongresi i Partisë. Kurse ti ke pasur mendimin që si kryetar i Komisionit, duhet të kontrolloje çdo gjë dhe vetë t’i shpëtoje kontrollit të Partisë. Po edhe anëtarët e Komisionit Qëndror të Revizionimit, kur shkelin rregullat e Partisë, nuk i shpëtojnë dot drejtësisë së saj.
Të drejtat që kanë anëtarët e Partisë, ti kujton se i di, por, në qoftë se ti do t’i kishe të qarta, atëherë si kryetar i Komisionit Qëndror të Revizionimit nuk do të shkoje me ftesën e Bespallovit në shtëpinë e Novikovit për t’u takuar me ambasadorin sovjetik. Të më thërresë mua ambasadori nëpërmjet një njeriu tjetër dhe të vete të ha buk me të te një i tretë, unë nuk do të pranoja. Prandaj vajtja jote në këtë mënyrë është shumë misterioze, jashtë rregullave të Partisë dhe jashtë lidhjeve miqësore diplomatike dhe marksiste-leniniste. Edhe funksionarët e ambasadës sovjetike kanë shumë faj në këto çështje. Ambasadori sovjetik, Ivanov, kërkoi takim me mua dhe unë e prita si gjithnjë. Por, kur më pyeti për çështjen e Pleniumit, unë i tregova “kufirin te thana”. Ne me atë kemi pasur lidhje shumë të çiltra e miqësore, po ai vetë e prishi këtë situatë.
Pas Mbledhjes së Bukureshtit, filloi të fliste në mënyrë arrogante. Atëherë u detyruam t’i tregojmë vëndin. Por pse Ivanovi i bëri gjithë këto gjëra, jashtë rregullave miqësore dhe organizative? Zor t’i bëjë gjithë këto nga koka e tij, sidoqoftë qëllimi tij ishte që të përçante udhëheqjen e ta vinte në kontradiktë udhëheqjen e Partisë sonë me Partinë. Atëherë ti, Koço, që je burrë 60 vjeç, ku i ke trutë, në këmbë apo në kokë? Mendon ti përpara se të vesh te Ivanovi? Për të kaluar kohën duke luajtur bilardo, ose për të ngrënë darka me miqtë nuk të ndalon njeri, po për qëllime të këqija nuk lejohet. Duhen gjykuar thellë këto çështje sidomos në momentet e tanishme. Veprimet e tua çojnë në rrugë antimarksiste, antiparti.
Rrespekte per kte burr shteti : Enver Hoxha me nje llogjik brilante shum korrekt ne punen e vet dhe burr me karakter te fort e dinjitet , kta qe kritikon kan qen qelepirxhinj , si kta llumhanet e politikes sot qe shesin bythen dhe interesat komtare tek ambasada amerikane e tek ambasadat e tjera , pra kudo per pak interes , rrespekte per Enver Hoxhen per kte burr shteti qe nuk i vjen me kti vendi , lavdi Enver Hoxhes .panvarsisht politikes qe ndiqte por ishte i ndershem e korrekt ne punen e vet , e shajn e ter njerzit me vese te kqia se per ata ishte xhelati drejtesis. Jo pa qellim ne shqiptaret sa her na behet padrejtesi nga politika sot e kerkojm kte burr shteti vetem per 5 minuta per te ven drejtesi .
Koco Tashko mendoi se prishja me Rusine do te sillte permbysjen e Enver Hoxhes dhe
o burra te lidhemi me ambasaden sovjetike e te zeme vendin e Enverit.
Thjesht per kariere personale!
Llogjike shterpe.Llogjike e nje diktatori tipik komunist.Llogjike e nje krimineli pathollogjik,qe deri ne keto momente te kesaj mbledhjeje kishte ngrene mjaft koka shokesh e bashkepunetoresh te afert.
Dhe pulat e kotecit te komitetit qendror e degjonin me dritherime gjelin e eger gjirokastrit.Çdo pule ngushellonte vehten me fjaket :Ishallah se kam une rradhen kete here.
Po mire mo , po Kocua cfare tha ne mblejdhe. Ku ta dine ne qe pikpamjet e tij nuk ishin Marksiste? Hrushovi e ka akuzuar Enverin se nuk e njeh Marksizmin. Dy personat me njohuri me te thella filozofke: Koco Tashko ( me dy universitete) dhe Liri Belishova ( e diplomuar po ashtu per filozofi ne Moske) e kundershtuan Enverin ne kete kohe. Edhe Marksi vete e ka pranuar kalimin paqesor ne komunizem te vendeve te zhvilluara. Sigurisht Enveri bente ligjin ne Parti dhe Koco me Lirine vane per dhjame qeni sic populli.
Po deshe luaje bishtin!
Kocua U merrte me spiunlliqe.
Byth pambuk e i perkedhelur.
Beni Si Them une e mos Beni Si Bej une.
Thjesht pordhac.
Ne kete materjal te kohes se Enverit nuk thuhet se çfare mendimesh kishte Koço Tashko. Nje gje kuptohet se Koço nuk donte te prisheshin maredheniet me BS.
Fjala e Enverit, eshte zevendesuar me nje fjalim,
si ato qe mbate ne kongres. Perse nuk u botuan ne
ate kohe te gjitha çkembimet e mendime midis Koços
dhe Enverit???
Ka mundesi qe Koço Tashko parashikonte se Enver Hoxha do lidhej me Kinen.
Kjo praktikisht ndodhi:
Importoi revolucionin kulturor kinez, shkaterroj admimistrimin e shtetit me vijen e masave, u mbush Tirana me dacibao. Drejtusit kishin frike nga punonjesit, mesusit nga nxenesit, nje katastrofe e vertete.
Pas kesaj periudhe Enveri mund kishte situaten ne dore vetem me nje terror permanent. Kjo vazhdojne deri diten qe vdiq.
Veprimet anarkike qe shohim sot dhe qe mund ta demtojne rende Shqiperine e kane origjinen ne kete periudha kohe.
Qe te sundonte Enveri fuqizoj dembelet, llumin e shoqerise kunder njerezore te ndergjrgjeshem.
Kjo ishte pasoje e lidhjes me Kinen, nje tragjedi kombetare, QE disa njerez e kane harruar, ose kane perfituar nga kaosi ne art, ne ekonomi, ne ushtri e kudo dhe tani e kuptojne me nostalgji.
Periudha e sundimit te Enver Hoxhes filloj me triska
dhe mbaroj me tallona. Dhe qyteteret sidomos te Tiranes duhet ta dine
se kane qene te previligjuar ne kurriz te shfrtytezimit
te 90% te popullsise fshatare. Enveri krijoj nje fare starndarti jete ne Tirane qe te ishte I mbojtur.
Banoret e Tiranes QE e kujtojne me nostalgji rregjimi komunist kane kontribuar ne shtypjen, shtrydhjen e fshatareve, por ato nuk Jane te ndergjrgjeshem per kete.
Ne qofte se redaksija e vlereson përmbajtjen e ketij
shkrimi, ju mund ta botoni
Me respekt,
Arben Tashko
Arbeni, ish prof te politeknikut te Tiranes, ku ke jetu ne fshat apo dhe ti morre pjese ne shtypjen dhe shfrytezimin e popullsise fshatare, se keta Tashkot qe njoh une, ne qytetare dhe cfare qyteti, Professor ne universitet te gjithe me Pune te mira.
Ju Si qytetare korcare i keni shtyp gjithe jeten fshataret e shtresat e varfera.
Enveri ato te mira i paska pas me gjithe familjen Tashko.
Kocua mund te qe “marxist” ne teori se ne Praktike nje mikroborgjez, te hante e te Pinte vete Pa ci qi tëmën e sëmës Popullit.
Qysh ne Lufte, djemte e nenave luftonin e derdhnin gjakun me sakrifica te panumerta, Kocua donte salltanete se ISH i derguar i kominternit.
Se kish marre vesh akoma se ku ISH e se cfare behej ne Shqiperi.
Sot do ishte ithtar i PS rilidhjote.
Kocua sdonte te Prishej me BS, dmth me hrushovin? Se sic besoj une dhe Enveri sdeshte te Prishej me BS por kur vajti puna per rruajtjen e Pavaresise se Atdheut, konfrontoi Hrushovin dhe ja perzuri ushtaret e i tha e mbroj vete Atdheun Tim.
Kocua me siguri do kish thene i dashur hrushov, Po U bera Sekretär i pare baza qendron jotja dhe une te bej qejf Si qeverite e Tjera te ISH bllokut lindor, le te futen tanket ne Präge APO Bratislava apo dhe ne Tirane, WHO Cares. Une Jam njeshi koqua.
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Prague_Spring
Shqiperia Doli dhe braktisi Traktatin e Varshaves pas ketij Akt pushtimi.
Ne linkun e mesiperm;
” Albania withdrew from the Warsaw Pact in opposition, calling the invasion an act of “social imperialism”.
Po kocua cdo kish bere Si thua te Beno.
Pse duhet TA prishte Enveri me hrushovin nese sdo te ishte Pune parimore dhe interesat e shenjta te Atdheut? Qe te rrinte e te bente cdonte hrushovi
E kish te sigurt pushtetin jetegjate. A nuk tentonte kocua dhe lirua kete? Pse vetem kocua dinte nga keto Pune e ISH me i zgjuar se Enveri apo Si?
Po te kish ndenjur Enveri urte Si kocua e kish me se te sigure pushtetin. Por Shqiperise Si dihej fati.
Enveri e filloi me ttriska?
Pse kocua me cfare do e fillonte , nje Vend te renduar nga lufta dhe para lufte nje Vend ne nivel mesjetar?
Enveri me nje Alpha personality dhe character
Po me hrushovin e cmendur qe tallte bythen perendimi me te, hahaha Kur nxorri kepucen ne OKB se nuk e degjonte njeri muzhikun rus.
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Shoe-banging_incident
ISH ky Muzhiku qe demaskonte kultin e individit te Stalinit, sigurisht pas vdekjes.
Kok kanocja.
Beno je Fis, nip e djale Tashkosh Po paske lajthit.
Megjithese dhe shume e vjeter.
Lere Politiken kocua e tregoi veten se kush qe, ne kohen e dacibaove ti shkelqeje me vijen e Parties ne universitetin e ngritur themeluar e inauguruar nga vete Enver Hoxhes Si pedagog i Elektrikers. Kush e di sa te tjere ka pas Si Ty apo dhe me te mire se Ty Po ti e zure vendin.
Merru me Hallet e medha qe te Kane Rene dhe leri keto meditime dhe esera.
Te te vije turp. Kocua shpetoi e nuk hengri ndonje koker plumbi.
Pushteti keshtu e ka.
Nuk është se Enveri ishte i zoti por se ata që mbushnin sallën ishin këriçë të gjithë.Është kjo arsyeja që Enveri vrau e maskaroi një popull të tërë sepse për një karike rinin e i bënin elozhe Enverit.Po të ishin shumica kundër ai nuk do arinte kurrë të bënte atë që bëri.Të vrasish njerzit që ke luftuar apo që të kanë ushqyer tregon se salla mbushej me bashibozukë.Edhe sot pse shumë njerëz shkojnë me sy mbyllur majtas dhe djathtas tregon sallat mbushen me këriçë…
Zonja/ Zotni Kominterni:
1. Po flasim per fatkeqesit QE kaloni populli Shqiptar.
2. Shqiperia nuk mund te pushtohej nga BS sepse
nuk I perkiste sferes se influences Ruse.
3. Probemi nuk eshte mbrojtja e Marksizem
Leninizmit, apo kush eshte kamjoni boteror I
Ideve Komuniste.
4. Problemi eshte se Enveri donte siguri maksimale
qe te ishte I mbrojtur nga nje revolte e
mbrendeshme.
5. Nuk eshte problemi kush jam une e kush je ti.
Problemi eshte ta kuptojme drejt historin, çfare
ndodhi. Nuk duhet ta perserisim kete gabim
perseri qe fatet e Shqiperise dhe interesat e
popullit te vendosen nga intereresat personale te
nje grupimi te caktuar ne te ardheshmen.
Redaksise:
Besoj se do e publikoni.
Me respekt AT
@arben Tashko
Trimi mire me shoke shume.
Enver Hoxha dhe Gaqua pergjegjes direkt per bujqesine dhe ushqimin e popullates e filluan me triska.
https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Gaqo_Tashko
Gaqo Tashko ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore.
Profesor, Dr., Ing. Agronom
Drejtor i Bujqesise ne Ministrine e Ekonomise
22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës
Mnistër i Agrikulturës i Shqipërisë nga 11 janari i vitit 1946 gjer më 5 korrik të vitit 1950
1950-1953 Minister i Pyjeve.
1953-1957 Zv. Minister i Bujqesise dhe Pyjeve.
1958-1967 Rektor i Institutit te Larte Bujqesor, Kamez, Tirane.
Deputet i Kuvendit Popullor ne 6 Legjislatura.
Ju ushqente me buke lepurushi? Ti je ai ke filmi?
@arben Tashko
Trimi mire me shoke shume.
Enver Hoxha dhe Gaqua pergjegjes direkt per bujqesine dhe ushqimin e popullates e filluan me triska.
https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Gaqo_Tashko
Gaqo Tashko ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore.
Profesor, Dr., Ing. Agronom
Drejtor i Bujqesise ne Ministrine e Ekonomise
22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës
Mnistër i Agrikulturës i Shqipërisë nga 11 janari i vitit 1946 gjer më 5 korrik të vitit 1950
1950-1953 Minister i Pyjeve.
1953-1957 Zv. Minister i Bujqesise dhe Pyjeve.
1958-1967 Rektor i Institutit te Larte Bujqesor, Kamez, Tirane.
Deputet i Kuvendit Popullor ne 6 Legjislatura.
Ju ushqente me buke lepurushi? Ti je ai ke filmi?
Koco Tashko ktheu nga rruga Enverin dhe e futi ne grupin e Korçës sepse duhej nje mysliman! Ngjarjet rrodhen ne ate menyre qe Enveri nga sekretar qe mbante shënimet ne mbledhjen e formimit te Partise doli me vone ne krye te saj ! Ky kriminel gjakatar vrau jo vetem kundërshtarët por edhe ata qe lufuan per çlirimin e vendit . Enveri ishte diktatori me i eger i Europës mbas luftës se Ii boterore!
Koço Tashko ne burg i binte kokës me grushta: populli shqiptar nuk do ma fali kurre qe ktheva nga rruga kete kriminel !
Po debatojme per fatin e keq dhe tragjedin që i ndodhi popullit Shqipetar, per te cilin nuk kishte
rendesi se cili ishte komunisti me i shquar ne bote,
Enveri apo Hrushovi.
Te gjitha shtetet komuniste ne Europe e hodhen komunizmin poshte perpara Shqiperise.
Populli Shqipetar nuk kishte asnje lidhje shpirterore
me idete komuniste sepse idete komuniste nuk mund te konceptoheshin ne nje shtet me bejlere, agallare e bajraktare.
Idete komuniste lulezojne tek njerezit QE besojne ne zgjidhje magjike dhe jo tek puna e ndershem.
Rregjimi I Enverit rezistoj me mashtrime dhe terrorr.
I dha token fshatareve dhe fitoj perkrahjen e tyre.
Pastaj ja mori prap……dhe i la ne mjerim.
Nje pjese e madhe e objekteve industriale u mdertuan NHS te burgosurit. Lushnja, Fieri, ….
u populluan me te internuar,…..
Zonja/ Zotni Kominterni:
Si ka mundesi qe i ke harruar tmerret qe ka hequr populli jon?
Kush eshte ky gomar dhe frikacak, Kominterni, qe as emrin nuk vene ketu. Pallavra te bukura ke shkruar more debil! Kjo eshte bukuria e demokracis qe nje debil dhe medioker si ty “debaton” ne te njejten platform me profesor Tashkon dhe intelektualet e kombit.
Zonja/ Zotni Kominterni:
1. Po flasim per fatkeqesit QE kaloni populli Shqiptar.
2. Shqiperia nuk mund te pushtohej nga BS sepse
nuk I perkiste sferes se influences Ruse.
3. Probemi nuk eshte mbrojtja e Marksizem
Leninizmit, apo kush eshte kamjoni boteror I
Ideve Komuniste.
4. Problemi eshte se Enveri donte siguri maksimale
qe te ishte I mbrojtur nga nje revolte e
mbrendeshme.
5. Nuk eshte problemi kush jam une e kush je ti.
Problemi eshte ta kuptojme drejt historin, çfare
ndodhi. Nuk duhet ta perserisim kete gabim
perseri qe fatet e Shqiperise dhe interesat e
popullit te vendosen nga intereresat personale te
nje grupimi te caktuar ne te ardheshmen.
Redaksise: Nuk eshte koment I perseritur, eshte nje shtese. Mendoj se eshte e drejte.
Besoj se do e publikoni.
Me respekt AT