Rastet e reja në QSUT, Manastirliu: Të zbatohen protokollet, familjarët të ndjekin rregulloren

11 Qershor 2020, 15:45Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në lidhje me situatën e krijuar për shkak të COVID-19.

Manastirliu deklaron  se është jetike zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor.

Gjithashtu ajo kërkon mirëkuptimin e familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital.

Postimi i plotë

Në QSUT, për të mbështetur punën që po bëhet prej ekipeve mjekësore, në qendrën më të madhe spitalore në vend, në fazen e rihapjes së sistemit shëndetësor.

Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor. 

Ndërkohë që lufta me Covid-19 nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit

Në këtë fazë zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit kanë rëndësi jetike.

Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor.

Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital.

Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale!

Sot për sot, Bota mbarë nuk ka asnjë armë më efikase se këto, për të frenuar Covid 19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje