Edhe pse sot e konsideruan si “skenar të mafjas”, Partia Demokratike ka patur dijeni të plotë që dy vite më parë lidhur me mbetjet e qytetit të Durrësit.
Referuar një vendimi të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti të marrë më 20.07.2018, PD ishte në dijeni se këto mbetje do të duhet të sistemoheshin në një landfill, e konkretisht në atë të Sharrës për shkak të tejkalimit të kapaciteteve.
Gazeta “TemA” po publikon dokumentin kur Këshilli Bashkiak ka shpallur emergjencë mjedisore për të menaxhuar mbetjet urbane si dhe kanë votuar për zgjidhjen alternative të kësaj situate duke i sjellë në Tiranë.
Me firmën e Alban Ramohitajt, kryetar Këshilli, bashkia e Durrësit kërkonte asokohe gjetjen e një hapësire të re për depozitimin e mbetjeve, e po ashtu edhe një bashkëpunim me koncesionarin e Landfillit të Tiranës.
Pavarësisht kësaj, dakortësimit dhe votës pro në Këshillin Bashkiak, ditën e sotme Partia Demokratike ka ndryshuar qëndrim.
Nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka akuzoi qeverinë se po i jep para tepër koncesionarit në Sharrë.
“Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.
Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.
Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale.
Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit”, pretendoi Paloka.(TemA)
Gazeta Tema mos dezinformo. Kjo nuk eshte ceshtje e Keshillit Bashkiak. Kjo skeme eshte pergatitur nga Lefter Koka kur ishte minister mjedisi. Ne ate kohe Sekretar i Pergjithshem i ministrise te mjedisit ishte Alqi Bllako, dhender i Lefter Kokes ( ka per grua gocen e vellait te Lefterit).ky eshte personi qe ka pergatitur letrat per koncensionin e Inceneratoreve. Sot Alqi Bllako eshte drejtor i Agjencise Kombetare te mjedisit, pikerisht personi qe urdheroi mbylljen e landfilld ne Porto Romano. Ceshtje qe gjasme hetohet nga SPAK. Kjo eshte edhe aresyeja qe Lefteri nuk dorezoi mandatin ne e deputetit nderkohe qe ne krahun e opozitet luan Agron Duka kur te vije rradha. Dikur Berisha kishte te drejte qe thoshte Klani i Zemunit, por tani edhe Berishes shume shpejt i rrane dhembet. Nuk kafshon.