VIDEO: U mbajt e lidhur për tetë orë, u përdhunua dhe u rrah brutalisht. 19-vjeçarja tregon se si u rrëmbye nën kërcënimin e thikës

11 Qershor 2020, 12:28Sociale TEMA

Një adoleshente braziliane ka hequr dorë nga anonimiteti i saj, ndërsa ka treguar me guxim se si i mbijetoi një rrëmbimi prej tetë orësh, gjatë së cilës u abuzua seksualisht, u rrah brutalisht dhe gati humbi jetën.

Kalliny Trevisian, 19-vjeç, tha se zgjodhi që të tregojë përvojën e saj të tmerrshme për të inkurajuar viktimat e tjera të abuzimit që të mos heshtin.

E reja ishte gati të hynte në vendin e saj të punës, në një laborator farmaceutik në Cotia, Greater Sao Paulo, kur ajo u rrëmbye nënë kërcënimin e një thike në orën 8 të mëngjesit, më 1 qershor të këtij viti.

Policët përdorën kamerat e monitorimit të trafikut si dhe sinjalet e telefonit të saj celular, e më pas ndoqën agresorin e të resë, i quajtur Jose Wilker, një murator 37-vjeç.

Vajza u gjet nga policia me duart e këmbët të lidhura me një litar, një zinxhirë rreth qafës dhe kokën e mbuluar me një leckë.

Rastet si i imi ndodhin çdo ditë dhe unë dua që gra të tjera, që e kanë kaluar këtë, të kenë guximin ta raportojnë dhe të gjejnë forcën për të vazhduar më tej.

Dua të tregoj se kultura e përdhunimit dhe sulmet ndaj grave janë një problem i vërtetë. Sot kam fatin të jem gjallë. 

Shumë gra mbase nuk kanë mbijetuar, edhe unë mendova se do të vdisja. E gjitha ndodhi për pak sekonda, u përpoqa të rezistoja, por ai më kishte vendosur thikën në fyt”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje