Presidenti Trump nderon me medaljen e artë të ekselencës nxënësin shqiptar, djali i ish-ministrit të Brendshëm të Fatos Nanos

11 Qershor 2020, 12:34Sociale TEMA

Një tjetër fëmijë shqiptar shkëlqen në arritjet akademike. Dhe jo për herë të parë.

Ai është Dario Toska, i cili për të dytën herë brenda një cikli shkollor është nderuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me medaljen më të lartë për arritje akademike.

Dario u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”.

Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer, në përfundim të klasës së pestë dhe asaj të tetë. Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8- të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë.

Shqiptari Dario Toska, bashkë me prindërit e tij, provuan këto ditë një tjetër gëzim të veçantë. Që nga klasa e parë e deri me përfundimin e klasës së tetë, ai ka pasur vetëm rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur çdo vit si nxënësi më i mirë i shkollës.

Edhe në vitin 2017, me mbarimin e klasës së pestë, Dario u vlerësua me këtë medalje. presidenti Trump do t’i akordonte për të dytën herë medaljen e artë të ekselencës, një rast ky i rrallë. Dario është djali i Valbona Zenelit dhe Igli Toskës, ish-ministrit te Rendit te Shqiperise ne qeverine e Fatos Nanos.

Dario ka shkëlqyer jo vetëm në mësime. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave e konkurseve në matematikë, histori, letërsi, Spelling Bee e të tjera dhe ka përfaqësuar shkollën e tij në olimpiada të sistemit të shkollave amerikane në Europë. Dario, megjithëse ende nuk ka mbushur 14 vjeç, zotëron disa gjuhë të huaja dhe pasioni i tij i madh është leximi.

Pa bërë asnjë ditë mësim në gjuhën shqipe, ka lexuar të gjithë veprën e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Dario ka pasion sportin dhe artin, sidomos pikturën. Para disa vitesh u prezantua në një libër së bashku me të ëmën e tij, Valbonën, ku me një mjeshtëri kishte skicuar pikturat e shkrimeve ekonomike dhe politike.(Illyria)

39 komente në “Presidenti Trump nderon me medaljen e artë të ekselencës nxënësin shqiptar, djali i ish-ministrit të Brendshëm të Fatos Nanos”

  1. Loni says:

    Ish ministri….Sala I therriste Iglli i krimit.Suksese Darios.Na beri krenar.

    1. Lush berbali says:

      Edhe Iglli e therriste Salen ,Sadhiu.

    2. mergim tari says:

      Jo Loni
      Sali Protopapa nuk e therrite IGLLI I krimit.
      Doktor frankeshtajni e theorists
      IGLLI I MALLAVITËS

  2. Agim Duka says:

    Bravo,
    Me te tille djem e vajza me te drejte duhet te jemi krenar efhe ne si Shqiptar.
    Respekte pa fund per punen e Prinderve te tij.
    Shendet dhe suksese te me tejshme.

  3. Trimi says:

    Sa idiota jeni, ajo eshte njefare “flete lavderimi” qe jepeshin ne kohen e Enverit, nuk jepet nga presidenti o budallenj por distrikti shkollor I ka te gatshme, ploteson emrin dhe e printon gjasme ne emer te presidentit. Edhe vajza ime I ka 2 te tilla, jane thjesht flete lavderimi, medalje e arte thoni ju.

    1. Suksese te metejshme says:

      shume mire edhe per vajzen tende! Por ti qenke mendje femije. Sipas teje, medaljet apo fleta e lavderimit presidenti thjesht i firmos por ato vijne nga keshilltaret e tij apo kysh i propozon. Nqs presidenti ka firmen ne te ,ai eshte autoriteti me i larte dhe sty mbaron edhe perkatesia e dhenies se cmimit. Edhe mua me erdhi nje leter falenderimi i kryeministrit ketu ku jetoj por dikush me tba ” ja cuan ne zyre dhe ai e firmosi”. Sa te pacipe qe jeni me keto komente. Ju bren xhelozia nga brenda pse per vajzen tende nuk foli gazeta ndersa per kete djalin foli.

      1. ben says:

        Nuk ka rendesi si quhen.
        E rendesishme eshte qe ka edhe shqiptare te tille,
        Se perdite degjon droge, vrasje,prostitucion.
        Nese vertet edhe vajza jote i ka 2 te tilla ,bravo, vetem se dyshoj qe 1 prind per nje femije te vleresuar shkelqyshem nga presidenti i USA te nevletesoje 1 gje te tille te bukur.

      2. Nga larg says:

        Ne 2019 u dhane 2.25 MILION certificata te tilla. “Trimi” ka shume te drejte, kush vendos eshte drejtori i shkolles dhe cdo shkolle ka kriteret e veta. Le te themi Trump nenshkroi secilen certifikate vete, le te themi 5 seconda per nje – duhen 3125 ore per te firmosur te gjitha certificatat e vitit, ose gati 9 ore per cdo dite te javes.
        Po si gjithmone gazetaret tane fluturojne me pras ne …….

        Keto me poshte jane nga faqet e qeverise amerikane
        https://www2.ed.gov/programs/presedaward/eligibility.html
        https://www.ed.gov/news/press-releases/secretary-devos-congratulates-2019-presidents-education-awards-program-recipients

    2. Nardi says:

      E hangri dhe Trimi. Po pse o trim te mos krenohesh edhe ti me femijet e tu? Nese jane te tille.
      Dhe te tille jane sigurisht me mbiemer toske. I ke nga Patosi, nga Fieri, nga Korca, nga Lushnja, Tirana, por trima nuk ka.

    3. vang says:

      tjeter eshte Fleta e lavderimit te cilen mund ta marrin me dhjetra dhe tjeter eshte Medalja e Arte qe e merr nje me i miri,absoluti, tek i cili nuk shihen vetem notat por dhe intelekti.Midis dy nxenesve qe kane rezultate te peraferta nuk kane intelekt te njejte.Nga ana tjeter ketu kemi nje element te rendesishem se thote qe TRUMP e nderoi.Fletet e lavderimit do shperndaje Trump.Si do genjeje tjetri??

    4. Tirons den baba den says:

      O Trimi! Ke shume te drejte, edhe dy djemte e mi kane nga dy diploma te tilla kur mbaruan klasen e tete, I kane nga presidenti Junior Bush.

    5. kaposhi says:

      edhe trim dhe hajvan.

  4. Ladi says:

    Mire do te ishte qe te kreniheshin te gjithe shqiptaret, por une besoj se jane krenare vetem shqiptaret socialiste, sepse demokratet nuk mund te gezojne per djeloshin shqiptar me baba socialist…
    Kuptoheni kete te gjithe; e thene ne thonjeza me te vogla..!

  5. Taulant says:

    Copy and paste.

  6. pjeter says:

    Urime te sinqerta familjes Toska,ka shume femije qe kane talent,por pa nje mbeshtetje te nje familje me parametra te larte,(jo me patjeter elonomike)veshtire femijet arrijne rezultate te tilla.Bravo djalit,bravo familjes.

  7. Tarasi says:

    Shume femije Shqiptare jane te shkelqyer,kane mbaruar per doktor,inxhinier dhe fusha te tjera,por nuk e reklamojne dipllomen,po komunistat kudo qe vene duan fleta laverimi,koqe ngelet o shoke komunista edhe ne perendimin e fukarenjeve nuk ndryshuat.

    1. vang says:

      TARAS : Si i kerkojne familjet e komunistave Fletet e Lavderimit? i blejne apo i fitojne?POR KJO ISHTE MEDALJE ARI DHE I KA GJITHE BOTA ,JO VETEM KOMUNISTET

  8. Salikoqja says:

    mjaft punove per te tjere o fatkeq!

  9. Loku says:

    Ikin nga Sqiperia pa problem behen rezident ne Amerike, Gjermani Iitali,Angli e kudo,hapin zyra konsultimi cojne femijet ne shkolla private blejne shtepia e dreq e shejtan!?,more popull si eshte e mundur ku i gjejne leket kata kodsha mer se dhe ne jetojm jasht por nuk i arim dot vetem me pune.

    1. agim says:

      shume mire e nenvizon !!!!! Ku i gjejne ??!! Vjedhin kur behen ministra. Edhe nena e tij tek instituti me te njejtin emer punon. normale qe djali do te evidentohet e mund te marre medalje cdo vit madje. qenka ass edhe ne shkence, edhe letersi, akoma edhe pikture!!! O Zot !!!!

      1. Loku says:

        Dhe me e bukura ata qe Ai ka demtuar e urojne.

  10. Lacua says:

    Si ka mundesi nje femije brilant dhe nje baba Idiot.Me siguri ka ngjare nga Shkodra se nder Toskallaret,djali i Terfonit,Igli eshte kampion i debilitetit.

  11. True says:

    Ajo qe thote Trimi eshte e vertete ! Keto lloj flete lavderimi jane te firmosura nga Presidentet dhe jane copy paste nga shkollat I jepet cdo nxenesi qe ka notat mbi nje mesatare te caktuar ! Me vjen keq qe ketu japin mendime disa qe se kane idene !

  12. Vlora says:

    Ish Ministri i Brendshem, i cili nuk fitoi as ne zonen e tij elektrola ne 2005. Hahaha…hajduti i Vlores, pasi po merr leje ndertimi kudo, ne bashkepunim me nje gjykates, nje fare Ken Dhima, nje funderrine e sistemit gjyqesor dhe kuptohet, ne bashkepunim me Dritan Lelin….Shume shpejt do te vij fundit edhe ty Igli Toska….te gjitha te keqijat lahen ne kete dynah!

  13. Olti says:

    Ia keni futur kot fare me kete titull. Flete lavderimi nga shkolla, kaq. Per me teper pyesni veten ku i gjen parate familja per te paguar shkolle private ne Gjermani. Hajduti pergezon hajdutin per arritje akademike. Qofte dhe rakia mungojne, lale.

  14. Nje shqiptar says:

    Urime ketij djaloshi dhe familjes qe e rriti dhe e edukoi.

  15. Arqile says:

    Eshte thjesht flete lavderimi si ne kohrn e xhaxhit dhe tonen kur jepnin cdo vit dhe ne fakt venin mire se nxisnin nxensit .Shkolla ishte me e mire mr e plote me e merituar sot eshte me para jo me merit .Nuk kishte te mire sistemi arsimor vetem 2 gjera qe sot jane mrsimi i gjuheve te huaja dhe programet informatike qe jane sot se i solli koha.

  16. Vendi i qelbesirave says:

    Ky qe harxhoi 300 mije $ per mobilim zyre kur ishte minister

  17. tropoja says:

    djalit urime sulsese qe meson,por nuk eshte diçka per ta bere lajm aq me teper ato jane thjeshte medalje simbolike,si dekoratat ne kohen e xhaxhit,si kartolinat qe dergojn per vitin e ri anetaresise se vet ,lul basha edvin rama monika etj…ata nuk e kane idene kush i merr por jane simbolika koti dhe ly lajmi djalit kot thjeshte qola te meros per ofiqet qe i ka dhene ps e igli dikur

  18. Lan Kasapi says:

    Kollaj per ISHAT ato kane ba pare tuj rjepe popullin edhe femijet nipat e mesat e kane B… e sigurume ne tre breza po ca ti bajme popullit te shkrete qe ska buke mi dhane fmijve e jo ma ti shkolloje ne Gjermani Amerike Anngli.Sidoqofte urime djalit e shpresoj qeti sherbejne vendit megjithese ka pak gjasa.Baba shkerdho edhe femija nuk shkon larg.

  19. Jim says:

    Urime per djalin Igli por America te paska lodhur Site gjithe ne!

  20. E verteta says:

    Kjo gazetarja ja ka fut kot, un po shikoj vetem nje cope leter dipllome dhe nuk po shoh medalje. Nje te tille e ka dhe djali im nga presidenti Obama, ndryshe nga ky djal i nje ishministri, djali im, djali i nje intelektuai te thjeshte edhe pse e nisi shkollen ne klase te gjashte dhe jo ne klasen e pare ketu ne Amerike,arriti te shkelqeje ne mesime dhe jo vetem qe u vleresua nga presidenti Obama, por kur ishte ne klase te tete ndiqte ne te njejten kohe klase matematike ne universitet sepse ishte shume me perpara se te tjeret dhe sot Ai po ben karriere ne fushat ku perfshihet teknollogjia dhe shkencat ekzakte. Boll o gazetare me kto reklamime se nuk i hyjne ne pune asnjeriut.

  21. Urime Dario.... says:

    Po pse nuk gezoheni edhe kur ka pozitivitet per ne sado i vogel qofte. po nuk leme bishta pa vene cdo historie qe shkruhet ketu. Po jemi nje gjak ore vellezer e motra pas kompjuterve. Largohuni nga negativiteti. duhet te jemi nje te gezohemi/hidherohemi per cdo shqiptar kudo qofte.Urime familjes Toska.Nuk jam me asnje parti por dicka pozitive nga kushdo shqipetar qe arrin me ben krenar.
    Le po po bejme dhe kerkuesin per anen ekonomike si ben kete si blene shtepi ku i gjeten leket. Ne perendim kushdo qe punon mund te bleje shtepi me borxh te banka dhe e lan per 30 vjet. ja dhe kjo hamendje u zgjidh. U befshin te mire te gjithe Shqipetaret kudo qofshin.

  22. Aurel says:

    Po ka mare ate letren, certificaten , ajo nuk eshte gje . E marin qindar e mijra student te shkollave te mesme dhe e jep shkolla ne emrin e Presidenti. Nqtse se ka mare Medaljen e Presodentit atehere PO. Medalja eshte keshtu sic e kam attachur une ketu. https://www.reference.com/world-view/president-s-award-academic-excellence-9a4dab564a35b334

  23. Entoni says:

    E kujt i plasi kari?

  24. TIRONA says:

    trim leshi malok,
    Perse nuk merrni ju shpellare-kokepalare?
    Aj dru me pre!

  25. Pavllo says:

    Igli….dashnori i Argites dhe djali i Fonit te Toskallareve nga Fieri.Tip trapi,por vjerri ishte i zoti ne fakt dhe Nanua e beri minister.Saliut nuk i doli e keqja,sepse ky palacua i Fonit,kishte fiksim dhomen e gjumit per te bere mesimet.Duhet te kete qene nxenes i mire,sepse i ka dhemb shume Sales,vajtja e tij me Nanon.

  26. Geg says:

    Trimi ka te Drejte!! Ata qe jetojne ne Amerike e dine kete pune. Une kam 20 Vjet ketu. Shume femije me rrezultate te mira e marrin kete fletushke. Edhe dy femijet e mi kane nga ajo. Por ka edhe flete lavdrimi te tjera per lende te ndryshme. Mtenatike, letersi etc. si mund te mburresh kur ne klasen e djalit tim me 30 nxenes 15 prej tyre marrin flet Lavdrimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje