Nga Pediatria tek Kardiologjia, cilat janë 6 shërbimet spitalore me personel të prekur nga Covid-19, mjeku: Nuk po respektohen protokollet

11 Qershor 2020, 15:40Sociale TEMA

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë duket se është kthyer ditët e fundit jo vetëm një vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2, të cilat mësohet se janë në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për Abc news rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Burimet thanë për ABC News se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar. Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

1 komente në “Nga Pediatria tek Kardiologjia, cilat janë 6 shërbimet spitalore me personel të prekur nga Covid-19, mjeku: Nuk po respektohen protokollet”

  1. Lik says:

    Pergjegjesia nuk mund te jete personale n.q.s dikush eshte I papergjegjshem per veten dhe cenon shendetin e te tjereve.
    Shteti dhe shoqeria duhet te nderhyjne urgjentisht se situata po del jashte kontrollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje