VIDEO shokuese: Polici dhunohet me grushta dhe shkelma, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

11 Qershor 2020, 10:09Bota TEMA

Një polic është sulmuar nga disa njerëz me grushta dhe shkelma, ndërkohë që kalimtarët buzëqeshnin dhe bënin selfie, pa i ardhur në ndihmë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Federata e Policisë Metropolitane, e cila përfaqëson oficerët me gradë, tha se sulmet ndaj oficerëve duket se po rriten.

Një 20-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë arrestuar, me dyshimin se sulmuan një oficer policie dhe lanë me lëndime të lehta ate dhe kolegen e tij.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, eshte shprehur: Unë dënoj plotësisht sulmin e turpshëm ndaj dy oficerëve të Policisë Metropolitane. 

Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre. Ne u kemi borxh një mirënjohjeje të madhe dhe u uroj atyre një shërim të plotë dhe të shpejtë.

Sulmet ndaj policisë sonë nuk do të tolerohen. Unë bëj thirrje që autoritetet t’i japin dënimin që meritojnë.”

2 komente në “VIDEO shokuese: Polici dhunohet me grushta dhe shkelma, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie”

  1. On says:

    E cuan boten per lesh liberalet….pijini lengun…me keq do behet….

  2. Al says:

    Mbajini me buke …..po ju hane koken rrofte kryetari bashkise Sadik…..turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje