Albin Kurti i kthehet rrugës ditën e çlirimit dhe në kulmin e infektimeve nga COVID-19: Shtetin e kapur do e çlirojmë me votë

12 Qershor 2020, 22:15Rajoni TEMA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të premten se sfida kryesore e Kosovës 21 vjet pas çlirimit nga Serbia, është “çlirimi nga korrupsioni dhe kapësit e shtetit” dhe kjo do të ndodhë me votën e qytetarëve të Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një manifestim të lëvizjes Vetëvendosje të premten në qendër të Prishtinës për të shënuar përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të lëvizjes.

“Para 21 vjetësh, këmbësoria e NATOS-s hyri në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot kujtojmë dhe festojmë këtë liri që e fituam me gjakun e ushtarëve tonë, me luftën e UÇK-së dhe me sakrificën e gjeneratave të tëra. Sot e kujtojmë edhe gjenocidin, vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, zhdukjen po ashtu, përdhunimet masakrat e dëbimin e masiv, djegiet dhe gjymtimin e ekonomisë e infrastrukturës. Sot i jemi falënderues NATO-s dhe SHBA-së për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, tha ai.

Zoti Kurti tha se 21 vjet pas çlirimit nga Serbia, sfidë mbetet çlirimi nga “korrupsioni dhe kapësit e shtetit”.

“Dymbëdhjetë qershori është dita e çlirimit të Kosovës nga Serbia, por pas këtij çlirimi nga okupatori i jashtëm, pati filluar një sundim nga brenda – njëherë nga UNMIK-u, që nuk solli as zhvillim demokratik e as progres ekonomik, e pastaj përmes një kaste të politikanëve që, në emër të çlirimit, filluan zhvatjen e pasurisë publike dhe shkaktuan varfërimin e popullit”, tha ai.

Zoti Kurti, udhëhoqi qeverinë e Kosovës nga 3 shkurti deri më 3 qershor. Qeveria e tij u rrëzua me një mocion mosbesimi të Lidhjes Demokratike, ish partnerit të saj të koalicionit, e cila mori përsipër drejtimin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që sa më parë të mbahen zgjedhje të reja duke e cilësuar qeverinë aktuale të paligjshme. Ish kryeministri Kurti, akuzoi partitë në pushtet se i janë nënshtruar vullnetit të presidentit të Kosovës.

“Ju ishit dëshmitar se si presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara në parlament, u vërsul me gjykata e me të gjitha institucionet kundër qeverisjes së mirë. Natyrisht, ai te lëvizja Vetëvendosje nuk gjen bashkëpunëtor por i gjeti te Lidhja Demokratike, udhëheqësja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe i braktisi qytetarët të cilëve u premtoj një qeveri të ndryshimit. Tani janë të gjithë së bashku me një qeveri koti që për kumbarë e ka presidentin e PDK-së. Por mirë që janë bashkë sepse këta bashkë kanë qenë që 20 vjet në vjedhje, në zhvatje e korrupsion. Në mesin e kësaj pandemie që po rrezikon shëndetin tonë dhe që i vendosëm maskat për të mbrojtur shëndetin e secilit më në fund ranë maskat e një kaste politikanësh”, tha ai.

Qeveria e kryeministrit Kurti u rrëzua më 25 mars vetëm 50 ditë pas formimit të saj në bazë të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar në të cilat Vetëvendosje doli e para.

“Padrejtësia që u bë në mars të këtij viti ndaj qytetarëve që votuan për ndryshim është vetëm një episod i trisht që qytetarët do ta kujtojnë në zgjedhjet e reja sepse në demokraci padrejtësitë i luftojmë me votë, të korruptuarit i dënojmë me votë, shtetin e kapur e çlirojmë me votë”, u tha ai pjesëmarrësve të tubimit që përgjatë manifestimit bënë thirrje për zgjedhje të reja.

14 komente në “Albin Kurti i kthehet rrugës ditën e çlirimit dhe në kulmin e infektimeve nga COVID-19: Shtetin e kapur do e çlirojmë me votë”

  1. Beksi. says:

    Ky është kokrra e mashtruesit sepse ka vetëm fjalë e “gurrë në trastë”.
    Sa ishte në qeveri hapi kufijtë me Sërbinë dhe i mbylli me Shqipërinë!!
    Turp!!

  2. Korabi says:

    Albin Kurti mund te gjej akoma njerez naiv (per te mos thene budallenj) ne Kosove qe e votojne,por ne Shqiperi pervec Saliut dhe ate musteqe mutin Bole Abazin,drejtorin exzekutiv te Hysamedinit,nuk e do kush,bile eshte bere njeri i urryer si mentori i tij krimineli i Vicidolit.

  3. nacionalisti says:

    1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
    2. Albin Kurti KUNDER UCK
    3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
    4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
    5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese te kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

    SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

    vazhdimin e dini vete

  4. Fatosi-kosove says:

    Ne kete kohe pandémie kur e gjithe bota ka ndaluar çdo tubim qytetar, amerika psh ka ndaluar fushaten zgjedhore,franca poashtu ka ndaluar dhe ka shtyre zgjedhjet lokale per nje kohe te pacaktuar, i vetmi popull ne bote jemi ne shqiptaret mjerisht qe duke keqperdorur qytetaret orvaten vetem ti realizojne qellimet e veta, dhe ate pikerisht Albin Kurti qe me se paku eshte pritur nga ai,si dyshja kryetare e PD-s sali berisha e lul basha qe kane rrezikuar jo vetem qytetaret por edhe shqiperine le shkaterrim, rezultat i ketyre eshte rritja e te infektuarve me koronavirus, andaj dikush mbase drejtesia duhet te merret me keta tipa dhe ti pyesin se per ke po vuajne keta kur rrezikojne njerezit,çfar ju duhet pushteti kur infektojne dhe vrasin njerez per qellimet e tyre politike, dikush duhet tju tregoj vendin si epse kombi dhe shteti Jane mbi te gjithe e jo keta horra mbi popullin.

  5. xhela says:

    Ti o i deshtuar je fajtori kryesor sepse bere kualicjon me kryehajdutin e Kosoves Isa Mustafa…..

  6. Baliu says:

    Jo i kthehet rruges, por i kthehet sovranit

  7. Ludmilla Elbasan says:

    PO KETA TURQ TE KOSOVES PSE MBAJNE NE DUAR FLAMURIN E SHQIPERISE ? KETA NUK DUHET TE MBAJNE KETE FLAMUR SEPSE KANE FLAMURIN E TYRE: KANE HIMNIN E TYRE DHE ASGJE NUK I BASHKON ME SHQIPERISE:

    1. Shqiptari says:

      E perdor ky Pleehra i VuVucit =
      Mashtrim Patrioti ,
      si salih berisha dikur .prandaj dhe perdor termilogjine e tij
      ne politike “Shteti i Kapur ”
      bo politike meFlamurin mee teerheq Votat e asaj pjeese Naive te kosovareve ,
      qee dikur i mahtroj me medien FAKE NEWS !
      Ky me i ndyre se babai i tij shpirteror salih brrisha ,
      qeendra e politikes se ktyre eshte ne beograd
      sa ma shpejt ta kuptojne kosovaret aq me mire per ta

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ti qenke Ludmilla e Rusise.

    3. Fatosi-kosove says:

      Per Ludmilla Elbasan,
      Edhe Ludmilla edhe Elbasan diq nuk shkon sepse ne kosovaret Ludmilla-t i dijme se jane nga serbia dhe nuk befasohemi qe nuk na urrejne dhe kundershtojne bashkimin kombetar,pra shqiperi e Kosove por se ka Ludmilla ne shqiperi se i japin te drejte veti ti quaje kosovaret turq dhe se nuk i bashkon asgje me shqiperine kete nuk e pranoj dhe per me teper ju nuk krni te drejte tna shani kesisoj.

  8. foto says:

    Vetem opoziten di te beje ky. Pati nje enderr per kryeminister dhe e provoi qe nuk e bente dot dhe ra njesoj si i velçoti. E dini si? Ishte me dhen maje shkembit te Velçes; kishte 8 vajza dhe tha qe ta provonte dhe nje here mbase dilte djale. Gruaj lindi dhe shkojne e lajmerojne se gruaja lindi djale. Ai maje shkembit po tentonte te puthte loqen e tij per djalin qe i pruri, por u rrokullis nga shkembi dhe u be cope cope. Kete beri dhe Albini kur u be nje here kryeminister.

  9. Korabi says:

    U deshen kater muaj kryeminister qe Albinit ti dilte kallaj i nacionalistit plotesisht,tani i ka ngel te tundi koqet rrugeve,sic ka bere dhe me pare.Ky mender nacionalist ne kater muaj kryeminister hyri ne lufte me te gjithe,me armikun e jashtem dhe te brendshem,mbasi i “mposhti”te gjithe filloi te bredhi rrugeve.

  10. Kerpaci says:

    Albini eshte hipokrit,demagog,mashtrues,delirant,cilesi qe i ka dhe mentori i tij Sali Berisha,po ky i fundit eshte dhe kriminel.Albini ka njefare suksesi ne shoqerine provinciale te Kosoves,por ne Shqiperi ai eshte i urryer si Sali Berisha,babai i tij shpirteror.

  11. Nafia says:

    Albini duhet te shkoj ne Tirane qe te trajnohet nga Sali krimineli se si meret pushteti me dhune,mbasi me vote nuk i vjen me radha per tu bere kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje