Edhe festat i kanë në një ditë

12 Qershor 2020, 12:41Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Sot qenka ditë e madhe për të gjithë kombin. Të majtët festokan përvjetorin e Partisë Socialiste, ndërsa të djathtët ditëlindjen e Lulzim Bashës.

Të dy palët bëjnë sikur nuk e dinë, sepse nga Partia Socialiste ka mbetur vetëm kujtimi i Dritëro Agollit, ngaqë Edi Rama e ka shndërruar prej kohësh në “Rilindje” forcën poltike, që trashëgoi prej Fatos Nanos.

Por të majtëve kjo nuk besoj se u bie shumë rëndë, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe kur ndryshuan emrin e Partisë së Punës më 1991-shin.

Ndërsa në kampin tjetër, e ka marrë vesh edhe më trushkuluri se, në vend të një partie të madhe, që ndër të tjera përmbysi komunizmin, tani ka mbetur vetëm kryetari.

Dhe i bie që secili të festojë atë që i ka mbetur.

Ndaj edhe gëzuar ditëlindjen të dyja partive, të cilat edhe rastësia i ka ndihmuar shumë që sot të duken njësoj. Tamam siç janë realisht, në fakt.

3 komente në “Edhe festat i kanë në një ditë”

  1. zefi says:

    Edi rama po bashkepunon me hajdutet dhe vrasesit,si salihi basha e meta
    ky duket i rrezikshem
    erdhi me vot do hik me rrot
    pritem shume nga ky delirant

  2. Lyli says:

    Dhe per tjeter koicidence me kete date, diten kur ka lindur Lulezimi, 1974, shoku Enver shpartallonte armiqte e brendshem , Beqir Balluku me shoke.

  3. Lul kastraveci pa fara says:

    Po edhe saliu e afroi ditlindjen me enverin dhe ramizin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje