Bota e krimit është e mbushur me personazhe mizore, por Griselda Blanco nuk e teproi aspak kur tha se ajo ishte “më e keqja e të këqinjve”.
Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur kreu vrasjen e parë, që ishte një fëmijë tjetër, dhe që nga ajo ditë vijoi me bëmat makabre që e kanë futur mes bosëve të drogës më gjakatarë në histori.
Gruaja kolumbiane ndërtoi një perandori droge që u shtri nga Medellin në Majemi dhe Nju Jork. Nëna e 4 fëmijëve mendohet se ka lidhje me rreth 250 vrasje.
E quajtur “Kumbarja e kokainës” dhe “Vejusha e zezë” (pasi ka vrarë 3 burrat e saj), miliarderja njihet edhe për orgjitë e saj, ku detyronte nën kërcënimin e armës burra dhe gra që të bënin seks.
Në botën e krimit, Blanco ka qenë e para që vendosi vrasësit mbrapa në motor, në mënyrë që të mbushnin me plumba objektivin dhe të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja. Një taktikë e tillë u kopjua me shpejtësi nga kriminelët në të gjithë botën.
Gjithashtu, ajo ishte e para që kuptoi se femrat ishin më të mira sesa meshkujt për të futur drogën kontrabandë, pasi policia ishte më pak e prirur për t’i ndaluar ato për kontroll.
Ajo krijoi një ushtri femrash kontrabandiste, me shumë xhepa në të brendshmet e tyre, për të kaluar sa më shumë drogë në një rrugë.
Sot, 8 vite pasi armiqtë e saj e vranë në një atentat kur po bënte pazar, historia e saj do të bëhet film dhe rolin e Griselda Blanco do ta interpretojë Jennifer Lopez.
Aktorja dhe këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit ka luajtur rolin e një striptisteje që grabiste klientët e pasur që punonin në Wall Street, mendohet se do të jetë edhe regjisorja e këtij filmi, pasi është shprehur e mahnitur nga historia e Mbretëreshës së drogës.
Perse keta baronet e droges perfundojne me vrasje?
Është bërë një film për të, televiziv me shumë seri, ku duket shumë seksi – jo siç qenka në foto – dhe po ashtu tepër mizore. U kap dhe u dënua me vdekje, por shpëtoi kur ishte në karrigen elektrike një minutë para ekzekutimit, duke improvizuar sikur ishte helmuar dhe makina që gjoja do ta dërgonte në spital ishte e grupit të saj të arratisjes. Përfundon duke u vetëvrarë së bashku me të dashurin e fundit kur ishte e rrethuar pa asnjë shpresë shpëtimi, pasi nuk deshi të dorëzohej.
Kollodokun e zi e paska patur hobi
Zana, Griselda Blanco nuk eshte vetevrare por eshte ekzekutuar me dy plumba ne koke dhe nje plumb ne shpatull nga nje person ne nje motociklete. Ngjarja ndodhi ne 3 shtator 2012 ne qytetin kolumbian Medellin, brenda ne nje dyqan mishi ku Blanco sapo kishte blere rreth $150 mish. Ajo ishte 69 vjece.
Sokol – Thashë si është trajtuar në filmin “Zonja e Zezë”. Jo si ka ndodhur në realitet. Flm
Po vrasjet e shqiptareve kush i urdheron?
Ou? Lopezi qenka shprehur: E mahnitur per historine e saj?
!!! Aaa pika asaj dhe juve qe i jepni…keto.Pak kemi keta tsnet ne..po dhe mutrat e botes kemi mangut!!!
Si ka ardh puna i thuret lavdi krimit hajdutllikut droges , hajde eduko kalamoj po deshe sistem degjenerat .
Si ka ardh puna i thuret lavdi krimit hajdutllikut droges , hajde eduko kalamoj po deshe sistem degjenerat . Vetem per drejtsi as qe bohet llaf.