Pse akullorja na shkakton dhimbje koke?

11 Qershor 2020, 12:45Lifestyle TEMA

Profesore e neuroshkencës Amanda Ellison në  librin e saj të ri, përshkruan disa lloje të dhimbjes së kokës. Të gjithë kemi provuar dhimbje të ndryshme të kokës, por ajo që na çudit më shumë është dhimbja e kokës që shkaktohet nga akullorja, ose ngrënia e diçkaje të ngrirë. Ky fenomen njihet si “Ngrirja e trurit”.

Ngrirje e Trurit

Ndonjëherë quhet ‘dhimbje koke nga akullorja’ ose ‘ngrirje e trurit’, kjo dhimbje goditëse e shkaktuar nga ngrënia e diçkaje prej akulli, në të vërtetë shkaktohet nga receptorët ndijor në çatinë e gojës tuaj (qiellza).

Nëse konsumoni ndonjë gjë shumë të ftohtë shumë shpejt, kjo aktivizon një pako nervore pas qiellzës që më pas lidhet me nervin trigeminal që sjell sinjale dhimbjeje nga koka dhe fytyra, deri në tru.

Gjithashtu, enët e gjakut hollohen për të rikthyer temperaturën normale të trupit dhe për të shëruar çdo dëmtim që mund të ketë bërë i ftohti, gjë që nga ana tjetër tërheq receptorët e dhimbjes.

Po pse dhimbja ndihet në tëmth dhe jo në gojë?

Epo, mesazhi bartet nga nervi trigeminal deri në tru, ku grumbullohet së bashku me sinjale nga zona të tjera të fytyrës. Sistemi juaj shqisor nuk mund të bëjë dallimin midis këtyre inputeve dhe kështu ne zakonisht ndiejmë dhimbjen në tëmth. Lajmi i mirë është se kjo lloj dhimbje koke është jetëshkurtër./ “The Inside Story On Headaches”, nga Amanda Ellison.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje