Ministria e Shëndetësisë bën me dije se situata e Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar, pasi rastet janë shtuar.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste, përkatësisht 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.
Deklarata e ministrisë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.
Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.
Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
COVID-19 – Statistika (13 Qershor 2020)
Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara 1039
Raste Aktive 389
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1
(TemA)
Da pak po sherohen kohet e fundit..ne “kulmin e pandemis” me shume sheroheshin se sa prekeshin..
Tirana eshte e nadhe, Durresi po ashtu. Tregoni zonat ku shfaqdn te infektuarit qe njerezit te orjentohen e te bejne kujdes..
Budallenjte skanw brire per tu dalluar,nuk mbajne distance as maske asgje ,rezultati eshte i garantuar.Ju vjen turp shqipove ne Shqiperi te mbajne maske.
Masa dhe kontrolle ne supermarkete dhe ambjente te mbyllura; ketu ne Vlore, si i thone, nuk c..b…njeri. Edhe keto lokale, nuk zbatojne asnje kerkese per masat e sigurise. Hyra nje dite ne nje dyqan VODAFON; ruajta distancen, nderkohe njera nga cupat qe sherbente, pa piken e kujdesit dhe respektit, teshtiti dy here, jo maske por as doren nuk e vendosi perpara. Milet kam -kum, thuhet ketu ne Vlore.
Lockdowns ose mbyllja brenda nuk shkaterron virusin. Vetem se ngadaleson shperhapjen. Shifra eshte normale per arsye se vendi po hapet dhe po behen me shume teste. Fakt eshte se per vendet e nxehta me diell si Shqiperia vdekjet jane shume te pakta. Vazhdoni punen duke vazhduar te jeni Te kujdesshem. Virusit nuk keni cfare ti beni. Do zhduket gradualisht. Jeta kalon e nuk kthehet pas.
Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet ??????
Nē fillim tē pandemisē , nga qē u kap e pa pregatitur qeveria dhe vetē udhēheqësi i madh injoroj përdorimin e maskave si tē pa nevojshëm, dhe kjo masē parandaluse vazhdon edhe sot tē mos këshillohet si masē parandaluese pêr tē vetmen arsye se dikur udhēheqsi tha se nuk mbron ! Ndërkohē që shumē shtete po e bêjnë tē detyrushme përdorimin e maskave, ministria e shëndetēsise dhe ekspertēt e mjekësise si duket presin qê vetē udhēheqêsi i madh tē ndryshojë mendje pêr pêrdorimin masiv dhe të detyrushēm tē maskave qê edhe ata tē kēshillojnē popullatēn pēr rēndēsinē e perdorimit tē tyre!.