Deputeti socialist: Duhet të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore. Boll u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti

14 Qershor 2020, 11:05Politika TEMA

Deputeti socialist Adnor Shameti ka dalë hapur duke kërkuar që të hapen listat për zgjedhjen e deputetëve dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Përmes një postim në faqen e tij në Facebook, Shameti shkruan se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për partinë Socialiste, që është shumicë në parlament.

Po ashtu, ai thotë se që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë nuk duhet të ketë më koalicione parazgjedhore.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën.

Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet.

Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha.

Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. 

Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im“- shkruan Shameti. (TemA)

11 komente në “Deputeti socialist: Duhet të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore. Boll u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti”

  1. Juristi says:

    Me verte e ke ti?Po Dash Shehi,Nard Ndoka,Agron Duka,Artur Roshi, i famshmi Kujtim Gjuzi etj etj ku te hajne buke ato he?

  2. Juristi Justinian says:

    Bravo Adnor, ne nje gjatesi vale me ortakun dhe shokun e ngushte Myslym Murrizi. Jo koalicioneve para zgjedhore.

  3. ESHTE KOHA PER DEMOKRACI NE SHQIPERI

    BOLL ME DIKTATUREN E BANDAVE QE JU SHITEN POPULLIT
    PER PARTI !
    KY NDRYSHIM DO QUHEJ VERTET NJI RREVOLUCION DEMOKRATIKE NE POLITIKE
    BOLL ME ME KRYETARE BANDASH QE VJEEDHI SHTETIN DHE ZGJEROJNE BANDAT E TYRE
    DERI E INSTITUCIONET E DREJTESISE PER TE MBAJTUR TE PUSHTUAR DEMOKRACINE
    DHE JETEN E SHQIPTAREVE

  4. Revizori says:

    Me kete punën e gjyshit tend e dhjeve ne fund. Ku do te dalesh? Qe e ke patur gjyshin strateg?
    Strateg per te mbledhur dhitë, si gjyshi i Saliut.
    Si ata we kane braktisur parlamentin, si juve qe Jeni brenda, Jeni vetem ngrohes karrigesh dhe ngrites kartonash.
    Kur shkoni ne bazen qe ju ka zgjedhur, shkoni vetem per te vendosur neper drejtorite e rretheve njerezit tuaj. Ashtu siç bën ai çërri i Beratit qe mbani per zv kryeminister. E ka bere Divjaken si çifligun e tij.
    Ndyresira Jeni we te gjithe. Ju te PS, Jeni ndyresira te sjellshme ndersa ata te PD Jane ndyresira rrugaçe. Po ne ate rruge ku Jeni ju, por porta perballë.
    Por faji nuk eshte i juaji. Eshte i yni. Sepse ne kemi një perqindje te madhe idiotesh dhe maskarenjsh ne mes nesh, qe ju votojne juve me sy mbyllur, per ndonje perfitim personal kater vjeçar. Domethene e shesim voten tone shume lire. Mire te na behet.
    Juve po i gezuat dot ato qe keni vjedhur hallall ta keni, sepse prape faji yne do jete, qe nuk dim rrugeve per t’ju rrezuar juve, klikën e gomereve deputete.

  5. Xha says:

    Një larve idjote politike.

    1. ♧■♢■♡■♤ says:

      Te pakten spo behet robq….. politke dhe bythlepirs partie si ty o xha bushtra

  6. Izvori says:

    A ka PS njerez te tille me itegritet? A ka Shamete te tjere deputete qe i dhimset tragjedia e nje populli te shkateruar nga 4 agallare e 10 oligarka? A ka kete qendrim Bushati,Xhafa,Kodheli e ndonje tjeter? Do kete te tjere qe nuk zvaritet si grimba pas klases me te uryer nga populli ne keta 30 vjet? Eshte momenti historik qe te ndryshohet historia Shqiptare.

  7. Shenjestra says:

    Hapja e listave eshte pese me hiç.Ato sot per sote nuk jane te mira se do sjellin nje çoroditje te votueseve me kandidatin dhe vete kandidati nuk do perqendrohet dote ne takime me elektoratin pasi eshte shume i shperndar.Por disa qe nuk e kuptojn kete ja fusin si kau peles,o burra me lista te hapura.Eshe me mire me lista te mbyllura.Opozita parlamentare e ka gabim qe kerkon kete dhe ka mundesi te krijoi nje krize politike apo shtyrje te zgjedhjeve.Keto kerkesa mund te behen ne zgjedhjet e tjera pasi ne keto te tanishme nuk ka kohe.

  8. Bureto says:

    Bravo Shameti! Besoj se ka edhe të tjerë deputetë e deputete që mendojnë si ti, por le të themi kanë frikë. Ndaj duhet të loboni për këtë dhe jo të mjaftoheni me ndonjë shkrim në facebook. Duhet tharrë këneta 30 vjeçare e politikës shqiptare e uzurpuar nga pjesa më e ligë e saj, ujqlr, çakej dhe dhelpra. Pavarësisht se ç’thonë, thellë-thellë besoj se nën presionin e një grupi serioz tuajin, dhe Rama do hapë rrugë. Shenjat ai i dha në intervistën me gazetarët, mbasi mbaroj takimin ne opoziten parlamentare. Më shumë sesa listat e hapura, ai e kupton se ndalimi i aleancave parazgjedhore është më i rëndësishëm dhe në favor të tij dhe të PS. Kështu fitorja do jetë më e sigurtë. Edhe zonja Yuri Kim në parim e ka pranuar një ndryshim. Shtesat në Kodin e draftuar, nuk hedhin poshtë marrëveshjen PS-PD-LSI, të arritur dhe me insistimin e saj. Me të u arrit qëllimi, të futen në sistem ata që me vullnetin e tyre dolën jashtë. Tani le të gëzojnë frutet e çorbës që kanë gatuar vetë. Nga ana tjetër nuk duhet acaruar as opozita parlamentare. Votat e saj nuk duhen vetëm për Kodin Zgjedhor, sepse parlamenti ka edhe 10-11 muaj të tjera punë, dhe nevojë për ta do ketë përsëri. Mos u tërhiqni! Jepeni këtë shans demokracisë dhe do mbeteni në histori. Së bashku me implementimin e Reformës në Drejtësi, një erë e re do fryjë në mjedisin shoqëror shqiptar. Jepni mundësinë elektoratit, tua heqë pushtetin kopesë së ujqërve, që nuk kanë lënë gjë pa shqyer. Në mos e qëlloftë “çiftja” me të parën, gjithë lukuninë e tyre, rëndësi ka që gjuetija të fillojë.

  9. p.m.p. says:

    Pershendetje Jurist, por ke harruar Ministrin e Mbrojtjes me fame Boterore, zotnine Fatamir Mediun.

    KOALICIONET PARAZGJEDHORE DUHEJ DHE DUHET TE MOS LEJOHEN, NESE DUAM TE BEJME SHTET, SEPSE POPULLI DHE DO PAGUAJ ME PENSIONE DERI NE IKJEN NGA KJO JETE TE GJITHE KRYETARET E KETYRE PARTIVE PA VOTUES.

    ÇDO DEPUTET I VOTUAR NGA ZGJEDHESIT, I PERFAQESUAR SI DEPUTET NGA NJE FORCE POLITIKE, TE MOS KETE TE DREJTE QE GJATE MANDATIT 4-VJEÇAR, TE DREDHI BISHTIN, SA NGA NJE PARTI TEK TJETRA APO I PA VARUR. BRENDA FORCES POLITIKE TE VET, LE TE BEJE OPONENCE PER ÇFARDO PROBLEMI KUSHTETUES, POLITIK APO EKONOMIK. ATIJ DEPUTETI, QE NUK I PELQEN FORCA POLITIKE QE E KA VENE KANDIDATURE, LE TE JAPI DORHEQJEN DHE TE KANDIDOJE PERSERI NE ZONEN E VET. POR ME SHPENZIMET E VETA.

    Mendoj se keto do ishin pak, nga ato qe duhen bere, ne menyre qe ky Popull te shpetoje nga PALO-POLITIKA dhe PALO-DEPUTETET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje