Një scoop i publikuar në faqen e parë të së përditshmes spanjolle ABC ka troditur sot Lëvizjen 5 Yje në Itali.
Media spanjolle mban në faqen e parë lajmin se Lëvizja 5 Yje e Beppe Grillos është sponsorizuar 3.5 milionë euro nga qeveria venezuelane e Hugo Chavez.
Financimi është bërë ilegalisht e cash në verë të vitti 2010.
Lëvizja 5 Yje ishte krijuar vetëm pak muaj më parë në tetor të 2009.
Shuma prej 3.5 milionë euro, sipas ABC spanjolle, i është dorëzuar në një valixhe nga Giancarlo di Martino, konsulli venezuelan në Milano, ish themeluesit të kësaj Lëvizje politike së bashku me Beppe Grillo,Gianroberto Casaleggio, i cili ka ndërruar jetë më prill të 2016.
Spanjollja ABC ka dokumentuar këtë lajm me publikimin e një raporti të rezervuar të shërbimeve sekrete venezuelane.
Ka qënë Nicola Madura që më vitin 2010 mbante funksionin e Ministrit të Jshtëm , i cili ka autorizuar dhënien e shumës prej 3.5 milionë euro.
E përditshmja spanjolle nënvizion në artikullin e saj se asnjë nga drejtuesit e Lëvizjes 5 YJE nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të tyre mbi këtë fakt e po ashtu asnjë përgjigje e koment nuk ka pasur nga qeveria veneziuelane.
