Përçarja e ish-opozitës, që nuk ka qenë kurrë e bashkuar

15 Qershor 2020, 14:39Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Gjashtë partiçkat e SHQUP-it, që akoma nuk dihet përse përbëjnë “aleancën opozitare” bashkë me Partinë Demokratike, kanë nisur të aludojnë dhe hedhin mendimin se “po përçahemi, kemi qenë të bashkuar, kurse tani jo”. Kjo ka ndodhur realisht qysh para 7-8 vitesh, kjo ka ndodhur edhe më parë, por gjithmonë kur Doktori merrte pushtet, mbrapa i ngjitej Dashi, Fatmiri, Vangjelisi, Idrizi, dhe ndonjë tjetër pushtetdashës, që sot përfaqëson ndonjë partiçkë akoma në Parlament.

Përçarja aktuale e ish-opozitaristëve, në fakt ka nisur më herët, madje para momentit të djegies së mandateve, dhe “kritikuesit” më të hershëm të atij mendimi kanë qenë pikërisht ata që nuk marrin edhe sot e mot, as votat e farefisit tyre. Ish-opozita e djeshme, kurrë nuk ka qenë e bashkuar, kurrë nuk ka qenë në një mëndje jo vetëm për “protestat popullore”, por edhe për tryezat e përbashkëta me shumicën qeverisëse. Ata nuk kanë qenë të bashkuar kurrë, edhe me “stradegjinë” e Partisë Demokratike për ti shpallur luftë gjithmonë kur u preket pushteti dhe pasuria, faktorit ndërkombëtar.

Ata që dje kishin pushtetin, që vodhën dhe shitën pasuritë e shqiptarëve, sot janë “aktorët” dhe personazhet më të urryer të një “aleance” opozitariste, që ka jetuar vetëm në shkresat zyrtare të Lulzim Bashës. Firmosja e marrëveshjes për zgjedhoren, edhe pse është cilësuar “arritje e madhe apo dhe arritje e cunguar”, duket se ka ndezur debatet edhe brënda aleancës së opozitaristëve.

Duke nxjerrë në ekrane personazhe tepër të konsumuar mediatikisht, duket se niveli i përfaqësimit të aleancës opozitariste ka rënë në kuota mjerane. Si të bëjë, edhe të mos bëjë koalicione parazgjedhore me “aleatët” apo me partiçkën e re që pritet të dalë muajin tjetër nga dera e prapme e Presidencës, duket se fatin e PD-së, e ka paravendosur qëndrimi i Lulzim Bashës si kryetar i saj.

Aleatët e tij, janë të parët që flasin dhe shprehin deklarata të dyzuara, që shigjetojnë Lulzimin, Doktorin, dhe ata që nuk e dinë, se ku po e çojnë Partinë Demokratike. Lufta brënda llojit, si dhe inatet e vogla për të krijuar “miq” jashtë SHQUP-it për “një ditë të keqe”, janë dy prej fenomeneve më të zakonshme që përjeton ish-opozita e sotme. E ndërsa disa prej aleatëve kanë nisur “ti bien legenit kot”, duke u marrë veçse me Ramën, pjesa tjetër ka nisur të besojë ç’mendurisht, se Lulzimin do ta kenë

“kryeministër” pas 2021. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, me një ish-opozitë që riciklon “lëkurën” e saj çdo 4 vite, që vetshpall “fitoren plebishitare” 2 vjet para zgjedhjeve, dhe mban shpresë (si kulakët pas 1944) tek “bombardimet e aleatëve”.

Një ish-opozitë e pabashkuar ndonjëherë qysh nga krijimi i saj, nuk mund të jetë serioze e besueshme dhe shpresëmadhe për fatin e shqiptarëve, aq më keq për të ardhmen e vendit. Në një parti ku fjala “bashkim” urrehet dhe quhet “shfaqje e huaj”, nuk ka vënd për përçarje, pasi ajo vjen natyrshëm siç vjen humbja e saj në zgjedhje. Ndaj aleatët e saj nuk ndjehen më “komodë” sa shkelin në oborrin e SHQUP-i

3 komente në “Përçarja e ish-opozitës, që nuk ka qenë kurrë e bashkuar”

  1. Respekte , i madhi gazetar dhe i madhi analist , i jashtezakonshmi Artur Ajazi ! BRAVO !

  2. Ideali says:

    O Turo, mos hidh bomba tymuese. Ke jetuar vite te tranzicionit ne Durres. A mund te na thuash kush e vodhi pasurine kombetare atje. Me emra, i dashur gazetar, jo me mjegulla. Nese s’e di hesht. Nese e di thuaji qe PD ja qe ti dikur i jargaviteshe, te te pergjigjet. Turp per keto pacavure qe shkruan. Ku hah, kush te paguan per te tilla mjegulla.

  3. po ka jetuar ne durres dhe ka jetuar me nder o Ideal
    ka jetuar si njeri i ndershem dhe nuk ka perfituar asgje nga PD e leshit
    PD ne durres as ka dhe as ka per te patur ndonjehere

    njerez si Tur Ajazi i duheshin Pd ne durres jo legena dhe debile

    e njoh prej vitesh ndaj dhe nuk me rrihet pa shkruar kur e shigjetojne Ideale pa ideal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje