Garë e pastër elektorale, mes individësh e partish

15 Qershor 2020, 09:29Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Pas rënies dakord mes PS dhe PD, për administrimin e procesit zgjedhor, duhet të fokusohet vëmendja e dashamirësve të politikës, në dy çështje, më urgjentet e më kryesoret, çështjet A dhe B në vijim:

A—Listat e hapura, pra rivendosja e një sistemi që nxjerr në Kuvend së paku 50% të deputetëve që kanë marrë votat edhe personalisht, si persona konkretë–siç e kishim pakë a shumë para vitit 2008.

Ka mbetur të fokusohemi veç te sistemi “me lista të hapura” , sepse nuk ka kohë për të sjelle variantet të tjera sistemesh.

Këtë e ka nisur opozita brenda Kuvendit, pjesa e saj rreth z. Murrizi, por duhet mbështetur edhe nga jashtë Kuvendit, sepse PS, edhe PD, nuk duket se janë aq të interesuara për ta bërë këtë ndryshim të sistemit zgjedhor.

B–Të ndalohen aleancat parazgjedhore dhe të futet korrektimi kombëtar.

E para, do të kishim të qartë se cila parti e vetme, ka votat më të shumta nga shqiptarët, pa i lejuar të fshihen pas pazareve parazgjedhore. Ajo parti që do të fitonte, do të zgjidhte me cilën parti do të bënte koalicion, për të arritur mbi 50% të votave në kuvend, nëse nuk i ka marrë dot vetë mbi 50% të deputetëve në Kuvend.

Nga ana tjetër, ndalimi i aleancave parazgjedhore, do të krijonte shtytje për lindjen e partive të reja, të pavarura nga PD e PS, ani se mbase edhe si unione të disa partive të vogla ekzistuese.. Por, ligji 5%, duhet të thotë 5% të votave në të gjithë vendin, jo në një pjesë të tij, prandaj duhet korrektimi kombëtar.

Natyrisht që do të zhdukeshin “partitë e vogla” ekzistuese, që kanë mbijetuar si parazitë mbi trupat e partive të mëdha, sepse po të dilnin vetëm, nuk merrnin dot 3% (e sot 5%) të votave për të pasur deputetë. Këto parti, shumica e tyre, janë grupe njerëzish të lidhur me shoqëri rreth kryetarit përkatës, pra “pa elektorat” real. Ato kanë hyrë në Kuvend duke mashtruar Ligjin, i cili kërkonte të kalonin 3% të votave, që partia e tyre nuk i kishte!

Realizimi i A dhe B, do të jetë një kontribut në demokratizimin e jetës politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje