Pse po shtohet numri i infektuarëve nga Covid-19? MSH sqaron çfarë nuk po shkon

15 Qershor 2020, 11:53Sociale TEMA

Edhe pse dukej se kishte ardhur koha që t’i thoshim lamtumirë koronavirusit pasi dëgjuam shpesh se “kurba epidemisë ishte sheshuar”, ditëve të fundit po regjistrojmë shifra rekord të infektuarish.

Po a do të thotë kjo se “agresiviteti” i virusit është rritur sërish? Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend, përgjigja është jo.

Në deklaratën e dhënë sot për mediat sa i përket përditësimit ditor, MSH sqaron se edhe pse sot kemi regjistruar sërish një rekord të infektuarish, numri i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm. Në njoftim, thuhet se rritja lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Po ashtu, theksohet se “kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut, nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet.”

Për këtë arsye, thuhet më tej në njoftim, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.

Për të bërë këtë këto janë rregullat që duhet të ndiqni:

Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19.

Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127.

Kujtojmë këtu se ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 69 raste të reja me koronavirus ndërsa totali i të infektuarve është rritur në 1590.

5 komente në “Pse po shtohet numri i infektuarëve nga Covid-19? MSH sqaron çfarë nuk po shkon”

  1. qytetari says:

    Po ndodh qe nje masjtruese si ogerta manastirliut po i del fytyra qe ka. Eshte nje e paafte totale dhe nje intrigante.Sa e kishte punen ne dore Edi Rama ecen gjerat, kjo hajdute qe e ka mendjen vetem per te ndare parate me allajbeun dhe hajdute te tjere ilacesh e ka hequr fare vemendjen te koronavirusi.

  2. vlora.vlora says:

    Bashkohem me qytetarin siper ,,ne tre muaj do ishte izoluar cdo gje ,po mashtrimet e ministres dhe te palloshit po dalin ne shesh,si duket keta thonin u sheruan kaq dhe i linin rrugeve te pa sheruar,keshtu qe s do mend ata do infektojne te tjeret .Se kuptoj si mund te lesh tiranen hapur qe po infekton gjithe shqiperine ,deshtim total i qeverise

  3. tori says:

    Kjo perhaje infeksioni e koronavirusit eshte nje alarm.Papjekuria,injoranca,mentaliteti tipik “trim” e patjeter idiotlleqet e nje pjese te :intelektualeve ku spikat Sazan Hajvan GURI PER DEKLERATAT APO SHKRIMET E TIJA ALA Don Kishot (mendoj nese ky person infektohet me korona virusin C-19) TE MOS PRANOHET NE SPITALE PER MJEKIM.CDO BUDALLALLEK DUHET TE CDEMTOHET.zBATIMI I RREGULLAVE HIGJENIKE,DISTANCIMI SOCIAL E ZBATIMI IURDHERESAVE E UDHEZIMEVE TE SPECIALISTAVE E MINISTRIS SHENDETESIS E QEVERIS BAZE PER TE ULUR NIVELIN E INFEKSIONIT.
    Duhet guxim e patriotizem ti kritikosh partit e ne vecanti PD e LSI qe ne vend qe te perkrahnin karantimin si domosdoshmeri per uljen e infeksionit,kritikonin ate e deklarimet e tyre anti karantim e mos zbatim te distancimet sociale e rregullat higjenike si Spahija,Sheho e doktor adhamudhi Petrit Vasili.Budallej nuk fitohen vota duke rrejte,mashtru e me thirrje kunder urdherave te specialistave,min.shendetesis apo ato te qeveris masat e marra nga qeveria e min.shendetesis ishun plotesisht te mira,pa asnje vrejtje minimale,me perjashtim si zakonisht mos dakortesimin e kundershtimin e eger te masave te qeveris ne pandemin per karantim nga PD e LSI.SOT e ndruan faqen ,akuzojne qeverin pse u hap apo po hapet vendi kaq shpejt.O zot ruaja Shqiperin nga kto lloj rrenckesh e manipulusish me qender PD E LSI selia SHQUP.
    usish

  4. Lulka says:

    Qytetari……jeni nje plere ????

    1. E si says:

      Ti nuk je qytetar por nje kar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje