Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, shkrimtari dhe studiuesi i njohur

15 Qershor 2020, 08:00Sociale TEMA

Ndahet nga jeta ne moshen 71 vjecare Moikom Zeqo. I cilesuar si enciklopedi dhe nje nga zerat e rendesishem te kultures, Moikom Zeqo eshte ndare nga jeta mengjesin e sotem.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës.

Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.

Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Ai eshtë autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

 

24 komente në “Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, shkrimtari dhe studiuesi i njohur”

  1. kirurg says:

    Oh, sa keq më vjen! U prehtë në paqe!

  2. Kapterri says:

    Rip! Një erudit më pak në Shqipëri. Dha një kontribut të çmuar për kulturën shqiptare.

  3. paradoxal says:

    Ohhh sa keq. Moikomi ishte nga intelektualet me te mire e te afte te ketij vendi! I qofte dheu i lehte e ti kete lene jeten femijeve!

  4. Pyka says:

    NJERI I MADH!!!!Model per te gjithe shqiptaret!!! Humbje e madhe….ngushellime familjes…fisit të tij(qe na dhuroj këtë burrë të lartë)dhe miqve….

  5. R.I.P. LEGJEND says:

    Ngushllime familjes…!

  6. Olimpia says:

    Lajm i hidhur.Moikom Zeqo eshte dhe do te mbetet patjeter nje nga figurat me te medha te letrsise,artit dhe kultures shqiptare,me rezatim te rendesisheme nderkombetar.Zeqo ,njekohesisht mbetet nje figure poliedrike,politikan,shkencetar,atdhetar i nivelit me te larte.Vepra e tij e gjithaneshme me siguri me kalimin e kohes do te vije duke u vleresuar ne nivelin e Frasherit,Migjenit,Nolit,Kadarese,Agollit,Qoses,Camajt,Fehmiut,,Arapit,Agollit,XoxesProsit,Roshit,etj.Njeri i permasave te nivelit te larte,Zeqo eshte patjeter,sinteza e krijimtarise dhe mendimit modern shqiptar,eshte njeriu qe hapi dritare te reja bashkohore ,pavaresisht kohes qe jetoi.Natyrisht burokracia politike nuk e pranonte,ose me veshtiresi hapte ndonje porte …Por vepra e tij do te jetoje,do te ringrihet germadhash,nderkohe qe shumica derrmuese e atyre qe zene cdo dite hapsiren e pafund mediatike do harrohen sikur te mos kishin egzistuar kurre..
    Zeqo,si te gjithe njerezit e medhenj do te jete perhere me kulturen dhe vepren e madhe qe u la trashigim shqiptareve.
    U prefte ne paqe,qytetari shembullor i Durresit dhe i trojeve shqiptare.

  7. Doda says:

    Humbje madhe per vendin , vertet dit zie per SHQIPERIN sot , profesor Mojkom Segjo ishte nga te paktet njerez mendimtar te ditur dhe te ndershem qe kan mbetur ne kte vend , humbje madhe per vendin u shua nje ze i fuqishem i dijes artit kultures ndershmeris dhe patriotizmit , do mbetet i pa harruar shum gjat ne kujtesen ton , u preft ne paqe dhe i jemi mirnjohes pergjithmon per çfar beri per te miren e kti vendi , ngushellime familjes te te dashurve te tij.

  8. Shqiptari says:

    Është i trishtë lakmi për largimin e parakohshëm të Komit.Një humbje e madhe për kulturën mbarëkombëtare.Një lis i madh në pyllin e rrallë të mendjeve të ndritura që ka kombi shqiptar.Një herë m’u dha rasti t’a takoj dhe të bisedoj gjatë me të.Një memdje e rrallë dhe nje person tejet njerëzor,me të cilin mund të bisedoje për shumë gjera.Do të duhen vite që kulturës sonë kombētare t’i vijnë mendje të tilla,si ajo e Komit.Vendi ku ai do prehet do jetë vend peligrinazhi për shumë breza.Lamtumirë Komi!

  9. Dhimitraq Tangu says:

    Ngushellime familjes ! SHQIPERIA ka humbur nje ze shkencor .Per shume shume kohe do me duket i pazevendesueshem .U prefte ne paqe!

  10. Vrit nje politikan te korruptuar says:

    Shembull i punes dhe zgjuarsise!

  11. mik says:

    Gjithmone kam pas rrespekt per kete njeri, dhe do t’kem. Jo vetem si njeri i kultures dhe i dijes, por edhe per sjelljen e tij fisnike dhe ndihmen qe i ka dhane poetit Frederik Rreshpja.
    U prefte ne paqe.
    Ngushellime familjes dhe te afermeve.

  12. Piro says:

    Moikomi, njeri me shume poxitivitet dhe i dashutuar me kulturen.. Ngushllime familjes!

  13. dr. Nikë Gjeloshi says:

    Dr. Moikom Zeqo, ishte një intelektual e erudit i rrallë i kulturës shqiptare, ishte studieus e shkenctar; ishte shok e mik me virtyte humane e atdhetare!
    Gjatë luftës se UCK-s ishte i preokupuar shumë për Kosovën dhe qeshtjën shqipëtare të saj; ishte i preokupuar per qeshtjën shqipëtare në terë etnikumin shqipëtar.
    Kujtimi ndaj Tij e veprave të Tij do të mbetët per hërë në mendjet e atyre qe e njohen, në mendjet e gjeneratave qe mësuen dhe te atyre qe do të mësojnë shumë nga veprat e Tij.
    Lamtumirë miku i dashtun Moikom!

  14. shoku says:

    Humbje e madhe per familjen, per vendin dhe per shoqerine tone.
    Zbraztia qe la, veshtire se mund te plotesohet.
    U mprehsh ne paqe.

  15. Mesuesi says:

    Moikom Zeqo: Doktor i shkencave!!!!! Si ndihen ata me tituj “Profesor”!??!!??

  16. foto says:

    Perdite po zvogelohen vlerat e qytetarise moderne, te dijes dhe patriotizmit shqiptar. te pakten keshtu e shikoj dhe jetoj une, ndoshtat te tjere mund te jene me larte, por rrezja e syrit tim kaq veshtron. Moikom Zeqo ish dhe mbete ikone e dijes,kultures dhe historise e letersise shqiptare. Ngushellimet e sinqerta e kurajuese familjes.

  17. xhemal says:

    I qofte dheu i lete.✋….ngushellime familjes e miqeve .ka lene per tu kujtuar gjate..nga shume njerez
    ..
    .

  18. matia says:

    Të pakten,nëditen e ceremonisë se varrimit,
    Ministria që mbulon kulturen,ta mbulojë me flamurin Kombetar,këte njeri xhevahir i kultures sonë e më gjerë.

  19. Ngushellime familjes e te afermeve, miqve e shokeve dhe gjithe shqiptareve per nderrimin e jetes te parakoheshme te Moikom Zeqos!
    U trishtova, kur degjova lajmin e hidhur! Do te na mungojne tani e tutje me mendimet vizionare, studimet me argumente shkencore dhe krijimet letrare e artistike me karakter e permbajtje kombetare, qe ka pas projektuar per t’i realuar ne te ardhmen. Kontributi i tij eshte i madh ne disa fusha te kultures e artit, te arkeologjise e studimeve shkencore, te politikes me ksrakter me te vertete demokratik, te publicistikes se veçante studimore dhe me karakter shkencor e fusha te tjera, qe radhitet si nje personalitet poliedrik ne sherbim te studimit e afirmimit te vlerave te kombit shqiptare si pasardhes te ilireve, popullit me te laste te Europes.
    I ndieri Moikom Zeqa nuk do te jete dhe do te na mungoje fizikisht, por do te jetoje per shume e shume viteve me veprat e shumta, qe ka lene pas, duke u shnderruar ne burim referencash per brezat e ardhshem te studjuesve te kombit shqiptare, si dhe studiusve te huaj.
    Kontributi i madh i te ndierit Moikom Zeqo prej shume vitesh qe shnderruar ne institucion me vete konsulence e reference per disa fusha te caktuara te etnokultures te kombit shqiptare. Do t’na mungoje prania e tij si erudit e studiuse dhe si mendim shkencore i pranishem pothuajse çdo dite ne shtypin e perditshem!
    Emri i Moikom Zeqos deshiroj te perjetesohet ne ndonje shkolle apo institucion kulturor e shkencore. Do t’i behet ndere institucionit, qe do te mbaje emrin e Moikom Zeqos, qe do te nxise brezat e rinj qe te ndjekin modelin e tij, duke e vleresuar si nje embleme te kultures e letersise dhe albanalogjise shqiptare!
    U prehte ne paqe!
    Tefta Cami-Cani-ish-ministre e Arsimit dhe Kultures

  20. ppa says:

    RIP! Personalitet, ne kuptimin me te plote fjales; erudit serioz dhe qytetar i shkelqyer. Do na mungojne zera te tille.

  21. Lloji says:

    Ngushellime familjes, iku nje mendjendritur qe Shqiperia ka shum nevoje per njerez te tille!!

  22. Luan says:

    Ngushellime familjes. Nje visar kombetar si Moikomi do te na mungoje , per te kaluar perjetesisht ne memorjen kombetare si frymezim per brezat.

  23. FALEMINDERIT I MADHI MOIKOM ZEQO
    PER GJITHCKA I DHUROVE LEXUESIT & SHOQERISE SHQIPTARE
    DUK I LEN TRAHGIMI TE PAUR AKADEMISE SHQIPTARE
    STUDIMEVE NE SHUME FUSHA
    ARKEOLOGJI – HISTORI E LETERSISE – LETERSI
    POR EDHE PUBLICITIKE E DERI DIKU EDHE POLITIKE
    ——

    I NDERUARI MOIKOM ZEQO KY EMER I PAHARRUAR TASHME
    ISHTE METAFORA ME E BUKUR
    E AKADEMIKUT SHQIPTAR PRANDAJ DHE DO MBETET I PAVDEKSHEM
    E I RRESPEKTUAR NGA SHQIPTARET
    JOVETEM PER VEPREN E TIJ QE NA LA POR EDHE SI NJI SHPIRT
    I PASHTERSHEM PLOT DRITE QE NUK LEJOJ ASNJI LLOJ ERRESIRE PADREJTESIE
    APO ATE STUHI MARREZIE QE PLLAKOSI ARTIN -LETERSINE AKADEMINE
    GJITHCKA SHQIPTARE TA DEKURAJOJE/DEMORALIZOJE
    E HEQ DOR NGA STUDIMET
    DHE PUNA AKADEMIKE EDHE PSE U PERBALL ME RRYMA NGA ME ABSURDET
    AI VAZHDOJ TE DHUROJE SHQIPTAREVE PERSERI ATEE DRIT SHPIRTI
    TE CILEN MUNDI TA MBULOJ DOT ASNJI LLOJ MJERGULLE E KSAJ EPOKE
    TE CMENDURISH !
    ——
    U PREHSH NE PAQE I NDERUARI I MADHI MOIKOM ZEQO
    TE NDRICOFTE SHPIRTI POASHTUSI KUR ISHE NE KTE JETE
    NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES SE MOIKOMIT …

  24. Operacioni Zjarri says:

    Nje njeri i rralle. Nje erudit i jashtezakonshem. Nje studiues me te cilin do te krenohej cdo vend. Çfare humbje per Shqiperine! Prehu ne paqe gjigand!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje