Rikualifikimi urban i shëtitores në Sarandë, Adrian Gurma: Do të ketë parametrat e një Lungomareje

14 Qershor 2020, 10:13Sociale TEMA

Në qytetin bregdetar të Sarandë, i cili gjatë sezonit turistik tërheq mijëra turistë vendas e të huaj, vazhdojnë me ritme të larta punimet për rikualifikimin urban të shëtitores “Naim Frashëri”.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha sot për ATSH-në se “punimet e filluara më 4 mars 2020 dhe të ndërprera për shkak të pandemisë, kanë rinisur dhe po ecet me ritme të mira. Janë përgatitur platformat e betonit dhe një pjesë e tyre janë zhytur në det duke krijuar gjerësinë e re të shëtitores. Deri tani janë betonuar 150 platforma (kesona)”.

“Ndërkohë vazhdon mbushja me material shkëmbor, për zgjerimin në fund të shëtitores. Kanë nisur punimet edhe për vendosjen e tubit 800 mm të ujërave të zeza, shtesë e kanalizimit ekzistues. Pritet të fillojë edhe vendosja e tubacionit  për ujin e pijshëm”, – nënvizoi Gurma.

Kryebashkiaku Gurma u shpreh se “pas përfundimit shëtitorja e Sarandës do të ketë plotësisht pamjen dhe parametrat e një Lungomareje”.

Shëtitorja “Naim Frashëri” pritet të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit. Parashikohet restaurimi i fasadave në gjithë gjatësinë me qëllim përmirësimin e estetikës.

Gjithsesi në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

3 komente në “Rikualifikimi urban i shëtitores në Sarandë, Adrian Gurma: Do të ketë parametrat e një Lungomareje”

  1. Umor Ishti says:

    Mezi pres te shoh lyerjen e ndertesave me ngjyrat e flamurit grek!
    ?

  2. Geri says:

    Po si nuk te vjen turp qe del e flet. Ne me pak se nje vit, ne ate karrige qe ta dhuroi partia, e ke shkaterruar ate pak Sarande qe kishte mbetur. Po si mund te japesh akoma leje ndertimi ne nje qytet qe prej vitesh nuk merr dot fryme mor i pafytyre. Vertet po e beni shetitoren, po ama sa mbaron shetitorja, rruges nga ana e Ksamilit, deti nuk shihet me nga rruga, per shkak te ndertimeve qe ti ke firmosur. Po si mund te lejohet te ndertohet akoma me ballkonet 1 meter largesi nga njeri – tjetri. Po si… Po c’te te thuash ty dhe atyre delenxhinjve te partise tende qe Edi Rama u ka lene peshqesh Saranden e mrekullueshme, e qe pasi e zhvatet si mundet me ndertime e legalizime fiktive, tani po e mbushni me beton e hekur. Zoti ju a befte ilace, leket qe po grabisni ne kembim te shkaterrimit te Sarandes. Horra te ndyre

  3. Kembesore says:

    O provinciale inferiore,lungomare eshte italisht! Shqiptaret kane gjuhen shqipe. Mosrespekti per gjuhen amtare, eshte tregues kompleksesh, joevropinizem,turme dhe padituri. Tregun mungesen e qytetarise,dinjitetit dhe nivelit . Shkurt nje cope zezaku ,po nga te xhungles qe ndjekin majmunet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje