Peticion i punonjësve të DIGITALB drejtuar Aleksandër Frangajt: Na zhblloko pagat

13 Qershor 2020, 20:21Sociale TEMA

Nga burime të gazetës “Tema” mësohet se shumë punonjës të DIGITALB po përgatisin një peticion drejtuar Aleksandër Frangajt, për t’i kërkuar zhbllokimin e pagave, të cilat nuk paguhen prej gati 10 ditësh.

Në peticionin që po nënshkruhet, i kërkohet Aleksander Frangajt të autorizojë sekretaren e tij, Eglën (Eglantina Lamaj-Administratore në DIGITALB), e cila nuk pranon të firmosë asnjë pagesë, deri në momentin që TV Klan është jashtë platformës DIGITALB.

Kujtojmë këtu se TV Klan doli nga Digitalb qershorin e vitit të shkuar, për t’u transferuar në një platformë tjetër konkurruese. Nga kjo lëvizje sipas llogarive Aleksandër Frangaj, ai ka humbur mbi 250 mijë abonentë satelitore, pra, që e marrin sinjalin përmes satelitit dhe po ashtu më shumë se 80 % të shikuesve në Kosovë. Humbja monetare e kësaj mënvre amatore mendohet se i ka kushtuar Frangajt të paktën 2 milionë euro gjatë një viti.

Duke shtuar edhe rënien drastike të reklamave gjatë muajve të pandemisë së Covid-19, mendohet se TV Klan është në vështirësi të mëdha financiare, çka e shtyn pronarin e tij të kërkojë me çdo kusht rikthimin në DIGITALB, për të rikuperuar sadopak dëmet dhe shikuesit e humbur.

Kjo është arsyeja e vërtetë pas bllokimit te pagave dhe detyrimeve që DIGITALB i ka kompanive që i japin të drejtat sportive. Siç dihet kampionati spanjoll këtë javë nuk është transmetuar në DIGTALB për shkak të refuzimit të Eglës apo sekretares së Aleksandër Frangaj, të emëruar Administratore për të paguar të gjitha faturat.

Siç shprehet vetë Egla në korridoret e DIGITALB asaj nuk i intereson për pagat dhe nuk ka ndërmend të autorizojë asnjë pagesë derisa TV Klan të pranohet në platformë, duke i paguar të paktën 700 mijë euro ne vit.

Ndërkohë Aleksandër Frangaj ka vetëm 2.17 % të aksioneve dhe duke qënë aksioneri më pa peshë në kompani, ka marrë peng të gjithë kompaninë përmes sekretares se tij. Punonjësit e DIGITALB me humor e quajnë “Zotëria 2 përqind”  dhe duke u tallur shprehen se që kur ai u fut në kompani është hera e parë në 15 vjet që nuk marrin pagat në afat, megjithëse kjo është një praktikë e rëndomtë në TV Klan, kur pagat paguhen edhe një herë në disa muaj.

Siç u shprehet një nga punonjësit veteranë të DIGITALB, kjo është e pritshme nga një njeri si Aleksandër Frangaj, i cili thuhet se ka më shumë shtëpi sesa çorape.

Sidoqoftë në ditët që vijnë pritet të mësohet çfarë do të bëhet me fatin e një prej kompanive më të mëdha në vend për nga influenca dhe xhiro financiare, pasi po ashtu mësohet se do të thirret një takim urgjent i asamblesë për zgjidhjen e ngërçit.

16 komente në “Peticion i punonjësve të DIGITALB drejtuar Aleksandër Frangajt: Na zhblloko pagat”

  1. Te nderhyje urgjent ptokuroria says:

    Shtet pis qe i dhene gjithe vendin disa banditeve oligarke.
    Shtet i korruptuar ne cdo fushe nga dallaveret qe bejne me keta oligark.
    Te nderhyie prokuroria te arrestoj keta mashtrus keta hajdute qe bllokojne rrogat e punonjesve, te arrestoj keta oligarke qe ndihmohen nga shteti mafioz

    1. Fyi says:

      Jep leket o legen

  2. ppa says:

    Per cudi, qe kur u fut Frangaj ne digitalb, ne nuk shohim asnje kanal TV te Kosoves.

    1. Sulo says:

      Ndyrsira! S’kane te ngopur! E ka me merak Sekretarja te vendosi standardin PA STANDARD, sic keq trajtohen punonjesit ne Klan, kudo ku do shkel! 300 punonjes nuk jane plaçk lufte, por njerez! Te gjitheve i eshte shkelur dinjiteti, qe kur vuri kemb sekretarja ne DGA!

  3. ariff says:

    Eshte vetem fillimi. Pagat e keture nuk I marin as ne BBC .

  4. Edi says:

    Sandri nje oligark me te gjithe qe do te shkaterroje digitalb. Nuk e sheh dot me sy ndaj dhe do ta falemtoje. Ore ky burri, Sandri pra mos ka ndonje lidhje me ate platformen tring se klani ben emisione per ta. Te forte jeni ju te digitalbit qe e mbani aksioner nje gjarper si ai. Ky Sandri nuk sheh as futboll se ky e ka memdjem ku te bej ndonje pazar me x apo y. E mbani memd marselin qe ka qene me Sandron te klani ku eshte tani. Ja futi Sandri…Sandro shqiptaret duan divitalb dhe sportet nuk dian t’ia dine per ty. Larg duart nga digitalb Sandro…

  5. Defrim says:

    Z.Frangaj ne punojme me mish e shpirt per platformen e te gjithe shqipetareve DIGITALB ne jemi familje ketu dhe nuk do te lejojme qe nje dru i shtrember te preke familjen tone.Autorizo drurin qe ke sjelle ketu te firmosi pagat tona,urgjent.

  6. Cimi says:

    Tani qe ky burri sander qe i pshurri te gjitha te vetat pi don me pshurre edhe digitalb. Jooooo Sandro seshte aq e lehte…..shqiptaret e dashurojne digitalb dhe urrejne klani tend

  7. Sulo says:

    Ndyrsira! S’kane te ngopur! E ka me merak Sekretarja te vendosi standardin PA STANDARD, sic keq trajtohen punonjesit ne Klan, kudo ku do shkel! 300 punonjes nuk jane plaçk lufte, por njerez! Te gjitheve i eshte shkelur dinjiteti, qe kur vuri kemb sekretarja ne DGA!

  8. Cakalli says:

    O Sandro po e ben si di te besh vec ti keq shoku. Pse do ta shkaterrosh digitalbin. Thuaj asaj mizes tende qe e ke futur si xhol tek kompania ku nuk ke asnje merite por vetem faqen e zeze. Nuk e con dot modelin e klanit tek digitalbi o Sander. Konkurohet me nder dhe jo me hile. Pastaj nuk e rrezon dot ti digitalbin. Hajde tani beji nje tel sekretares tende te hedh firmen per rrogat. O Sandro 2% ne emer te familjes…..

  9. Cesku says:

    Ore kudo qenka ku Sandri. Edhe te digitalbi qenka! Po sa i zi eshte ky nuk duhet te pranohet….Digitalbi ka histori o djali…

  10. Sindi says:

    Po cfAre faji kemi ne abonentat?. Zgjidheni konfiktin ose paguani nje gjobe ,kompensim te majme ndaj abonenteve

  11. Me kembe ne toke says:

    Nje gje me ben pershtypje.Administratori emerohet me vendimin e asamblese me afat maksimal 5 vjet.Administratori pergjigjet per mbarevajtjen e punes dhe zbatimin e ligjit ne kompanine ku eshte zgjedhur.Si mund te hedh shkelma “mushka” kur ” mushkari” nuk eshte Sandri qe ka 2 % por jane te tjeret qe zoterojne 98 % te aksioneve. Problemi ndryshon nese ne prapaskene “mushken” e mbeshtesin edhe nje pjese e aksionereve, sepse si ka mundesi qe nje aksioner me 2 % te aksioneve te caktoje administratore te kompanise nje njeri te tij? Pastaj , ka nje statut te kompanise te cilen ” mushka” eshte e detyruar ta zbatoj, ndryshe , ortaket e shoqerise therrasin mbledhjen e Asamblese se Pergjitheshme, duke marre vendimin per shkarkimin e administratorit dhe emerimin e tjetrit.Dhe ” mushka” ne kete rast i gjen vete drute dhe madje i ngarkon edhe vet ne shpine.

  12. kovaç says:

    Drejtimi me peticion ndaj A. Frangajt me duket “non sens”, bazuar ne % e aksioneve qe ai zoteron.Per mendimin tim , punonjesit duhet ti drejtohen me peticion artakeve te shqerise “Digitalb” , atyre qe ju dhemb deshtimi i Digitalb, atyre te tjereve qe kane 98 % te aksioneve, atyre qe kane ne dore vendim marrjen e shoqerise,atyre qe kane ne dore thirrjen e Asamblese se Pergjithshme te Aksionereve duke i dhene nje shkelm ne prapanice Administratores qe eshte zgjedhur nga ata per miredrejtimin e Shoqerise Digitalb, dhe jo per shkaterrimin e saj.Pralajmeroni nje greve disa ditore dhe te shikoni ju se çndodh.Administratorja detyrohet te shkoje tek kolegu im “Nallbani” per te mbathur patkonjte.

  13. Saimir says:

    Se si mund te bllokoje me 2 % shumicen 88 % vetem ju e dini kete lloj matematike, boooo.

  14. Xaxa says:

    Hahahhaha matematika jote 2% + 88% =90%
    Zoti te ndimofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje