Frangaj reagon pas lajmit të gazetës TemA, pranon se punonjësit e Digitalb nuk janë paguar

13 Qershor 2020, 19:45Sociale TEMA

Ka 13 ditë që punonjësit e Digitalb nuk marrin pagat e muajt maj. Kjo është bërë publike prej dy ditësh nga Gazeta TemA.  Pagat janë bllokuar nga njëra nga bashkëadministratoret e kompanisë dhe kjo me kërkesë të Aleksandër Frangajt.

Për këtë CNA.al e pyeti zotin Frangaj dhe ai na dha përgjigjen si më poshtë: Duhet të jesh i marrë me patentë që të mos paguash pagat e punonjësve të kompanisë tënde. Dhe kjo në kushtet kur paratë i ke në bankë. Është një marrëzi që jam i sigurtë që askush nga lexuesit tuaj nuk e beson që një pronar apo drejtues i kompanisë i le pa buke, apo në vështirësi financiare punonjësit e vet, për 2 javë rresht.

E para, është absolutisht e pavërtetë që kjo gjë ka ndodhur apo do tu ndodhë prej meje apo personave të lidhur me mua.

Së dyti, pagat e punonjësve të kompanisë Digitalb i ka bllokuar bashkëadministratori i zgjedhur nga aksionerja Vjollca Hoxha me pretekstin se po nuk u bë një pagesë për reklama e Top Channel, nuk bëhet asnjë pagesë nga ana e tij.

Së treti, si presion për reklamat e Top Channel është bllokuar dhe pagesa për ndeshjet e kampionatit spanjoll dhe pagesa e ndeshjeve të kampionatit shqiptar të futbollit. Pasojë e bllokimit të këtyre pagesave ishte dhe mostransmetimi i ndeshjeve të kampionatit spanjoll dhe pritet të mostransmetohen as ndeshjet e kampionatit shqiptar nesër e pasnesër.

Kjo është një marrëzi e paparë që për reklamat e një aksionereje të lihen punonjësit pa paga dhe abonentët pa sinjal të eventeve sportive për të cilat kanë paguar Digitalbin në Shqipëri dhe IPCON në Kosovë.

Të gjithë aksionerët e tjerë janë të shqetësuar nga kjo ngjarje e rëndë që ka lidhje me Top Channel dhe jo me aksionerë të tjerë”.

Teksa u pyet nga CNA.al se përse lexuesit duhet tu besojnë fjalëve të tij, Frangaj paralajmëroi se do publikojë dy emailet që vërtetojnë se kush po i pengon pagat.

E drejtë. Së pari gjithë stafi e ka të lehtë ta konfirmojë te financa e Digitalb se kush nga administratorët ka bllokuar pagesat.

Së dyti, për tu siguruar ju dhe lexuesit tuaj, që kjo që po ju them është e vërteta, pasi të mbyll telefonatën me ju, do ju dërgoj emailet ku administratorja jonë urdhëron financën të bëhet pagesa e pagave dhe përgjigjen që financa kthen që po pret urdhërin edhe nga administratori i Vjollca Hoxhës. Pastaj le të gjykojë secili kush është bllokuesi”, theksoi themeluesi i Tv Klan.

7 komente në “Frangaj reagon pas lajmit të gazetës TemA, pranon se punonjësit e Digitalb nuk janë paguar”

  1. Juristi says:

    Frangaj nuk eshte themelusi i tv Klan.Ky ja mori me dhune e intriga themeluesve,Zhylienit dhe Marsel Skendos.

    1. Te shporrim Frangaj nga Digitalb! says:

      Themeluesit e vertete duhet te ngrihen per te shporrur keta horra dhe kerpusha si Frangaj, Duka nga Digitalb.
      Jam i sigurt qe shume shqiptare te ndershem do ti perkrahin Vjollcen dhe te tjeret. Pse jo, te paguajme dicka e te mblidhet nje fond i cili i mundeson Familjes Hoxha zoterimin e 51%. Shume shqiptare do e tregojne kete bujari. Top Channel dhe Digitalb eshte dhe duhet te mbetet krenaria e shqiptareve.

  2. Olti says:

    Frangaj me Duken po bejne te njejtin skenar si me sat+ dikur. Harrojeni digitalb tani.

  3. gloria says:

    Qe Vjollca Hoxha ka kusuret e saj kjo dihet por qe Frangaj eshte nje plere e ndyre dhe kjo dihet mire nga ata qe punojne dhe kane punuar me te… Zoti do ta shikone kete biznesmen te lidhur me krimin dhe politiken kriminale.

  4. Ani says:

    ju shkerdhefsha nonen Frangajt dhe katunarit Duka

  5. mik says:

    ha ha ha komentuesit rrobot qe jane te programuar vetem me sha, i rrejti Tema qe Frangaj nuk ka paguar rrogat e punetoreve, dhe keta per te mbuluar dhjerjen e tyre, i kthehen Frangajt me planit B : ” po me detin ç’pate ?!!

  6. Danjela says:

    Aleksander Frangaj nuk ka vonuar kurre asnje rroge gjate gjithe drejtimit te tij te TV Klan, madje dhe gjate Covidit punonjesit moren pagen e plote. Edhe ata qe ndenjen ne shtepi iu respektua e drejta per tu ruajtur dhe u paguan. Sandri mund te jete cfare te doje per publikun, por eshte nje shef shume i zoti dhe kjo shpjegohet pse asnje nuk iken nga Klani dhe punojne prej 20 vjetesh. Kjo eshte e verteta dhe e besoj plotesisht kete qe thote se nuk ka faj per rrogat per Digitalb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje