Tërhiqet Armando Duka, ndeshjet e “Superiores” rikthehen në ekranin e TV

15 Qershor 2020, 16:28Sport TEMA

Është zgjidhur ngërçi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë Digitalb për sa i përket sinjalit të transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore, pasi Partizani-Luftëtari një ditë më parë u përcoll në kanalin Youtube të FSHF!

Ishte “SuperSport” ai që në kanalin “SS1”, saktësoi se sot teleshikuesit mund të ndjekin 4 takimet e radhës së javës.

Federata akuzonte Digitalb se prej thuajse 2 vitesh nuk kishte parë qoftë edhe një këst të të drejtave televizive, që shkojnë te 300 mijë eurot për sezon. Qeveria e futbollit kishte pranuar edhe rrugën e mesme, pra gjithçka e ndarë në këste.

Madje, sot, federata ishte përgatitur edhe me stafin e saj për të transmetuar 4 ndeshjet e javës së 29-të, por ato do të jepen në Supersport!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje