Berisha: Vendimi i duhur për t’u bashkuar me SPAL, te Atalanta nuk kisha çfarë të tregoja

15 Qershor 2020, 15:09Sport TEMA

Etrit Berisha së shpejti do t’i kthehet fushës së blertë pasi në Italia këtë fundjavë rikthehet kampionati. Ekipi i gardianit shqiptar rrezikon të jetë pjesë e Serisë B në sezonin e ardhshëm, megjithatë ai nuk është penduar për këtë zgjedhje.

Në një intervistë për “Ora Sport”, Berisha shprehet se ka marrë vendimin e duhur për t’u bashkuar me SPAL, ndërsa te Atalanta nuk kishte se çfarë të tregonte më tepër.

Optimist se SPAL do qëndroj në Serinë A? “Besoj që po. Skuadra ka shumë lojtarë kualiteti. Jemi një ekip i mirë por kemi pasur dhe shumë probleme me lëndime. Kjo na ka penalizuar duke na dërguar në zonën për të rënë nga kategoria.

Fitorja e fundit na ka dhënë shpresë dhe një ndjenjë që të mbesim ende në ligë. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Ne nuk kemi nevojë të kalkulojmë asgjë, duhet të fitojmë të gjtha ndeshjet. Do të ketë ndeshje shumë por mendoj se përgatitja fizike do të bëjë diferencën”.

Largimi nga SPAL në merkaton e verës? “Momentalisht nuk e mendoj largimin nga skuadra. Vendimi për të ardhur te Spal ka qenë i duhuri. Besoj që skuadra mund të arrijë rezultate të mira. Kam punuar shumë për të arritur qëllimet e mia.

Tek Atalanta besoj se nuk kisha se çfarë të tregoja më. Më erdhi kjo mundësi dhe unë dua të vazhdoj. Dua të përmbush ambiciet e klubit. Të them të drejtën nuk kam ikur me siguri që do kthehem. Me siguri për mua ka qenë me rëndësi të madhe të kem mundësi për të treguar aftësitë e mia te Spal. Është skuadra që vendos për mua. Ata kanë vendosur blerjen e kartonit tim”.

Mungesa e tifozëve dhe vështirësia në stërvitje? “I kam ndjekur ndeshjet e kupës. Pas një kohe shumë të gjatë kthehet dhe futbolli italian. Besoj që ka qenë një futboll i bukur për t’u parë, pavarësisht mungesës së tifozëve.

Nuk mendoj se ka qenë problemi i Spal. Ka qenë shqetësimi i shëndetit të lojtarëve dhe tifozerisë. Ata i kanë ndjekur të gjitha masat shëndetësore. Situata në Itali duket se është drejt normalitetit.

Populli italian e ka kuptuar shumë mirë respektimin e distancave. Sigurisht që tifozeria na mungon por me këto ritme do të kemi një rikthim. Nuk kanë dashur për t’u marrë hapa të pamenduar. Derisa kemi gjetur mjetet e duhura për vijimin e stërvitjes. Mungesa e stërvitjes ka qenë shumë e vështirë. Për portierët ka qenë akoma më e vështirë.

Ne bëjmë ushtrime eksplozive me top dhe ato ushtrime kanë qenë vështirë për tu realizuar në ambjente të mbyllura. Jam munduar gjithmonë për të gjetur kohën dhe për të mbajtur formën time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje