De Biasi flet për Shqipërinë: Kam përjetuar emocionet më të bukura sportive të jetës

15 Qershor 2020, 11:17Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi i cili u largua tre vite më parë nga Shqipëria, është bërë nostaligjik dhe ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” përvojën si kuqezi.

Ai falenderon Shqipërinë dhe shprehet se ka përjetuar emocionet më të bukura sportive të jetës së tij.

Postimi i De Biasit

“Tri vite më parë vendosa të largohesha nga Kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i trishtë për mua!!! Synimi im ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. 

Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. 

Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”

1 komente në “De Biasi flet për Shqipërinë: Kam përjetuar emocionet më të bukura sportive të jetës”

  1. ReyFik says:

    Eh mor De Biaz, e preve shume shpejt.Ishte nje rast i arte per ty qe te bajshe emen, momenti ekipi ,inati patriotik i djemve tane te dhane fame. U ngrite shume shpejt,por re shume shpejt Mendove se u bane trajner klasit edhe e kishe arrite objektivin po te rrijshe pak ma gjate.kishe nje ekip fantastik qe te besonin e te mbeshtetnin por mendove se ishe vetem merita jote dhe kujtove se skane mete lane me ra netoke si trajner i kerkuar por,, si ne shume raste mbesin zhgenjimet, e si gjithmonet kujtimet. Dikur ishe mbret,tashti ne se kthehesh as pastrues ne qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje