‘Ujërat e luftës antikrim s’ishin ndotur nga politika’, Pjerin Ndreu kujton kohën kur ishte zv.drejtor i Policisë: Ndalova një autobuz me 17 kg heroinë, gjeta belanë nga qeveria

15 Qershor 2020, 08:15Politika TEMA

Kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar një ngjarje nga viti 2003, kur ishte zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka treguar se në nëntor të atij viti ndaluan në flagrancë një autobuz me 17 kg heroinë në Vorë, për të cilën gjetën belanë nga qeveria socialiste që ishte në pushtet.

Ai shprehet se në fillim kapën vetëm shoferin dhe djalin e tij, ndërsa më tej falë punës së Ndreut u zbërthye i gjithë grupi kriminal.

Ndreu thekson se atëherë ishin ditët kur punonin me përkushtim dhe ujërat e luftës antikrim nuk ishin ndotur nga politika.

Sipas kryebashkikut, nuk kishte nevojë që të reagonin kriminelët, se politikanët e kryenin më së miri hakmarrjen.

‘Ne Nentor 2003 kur ndaluam autobuzin me 17 kg heroine ne Vore ( per te cilin gjetem belane nga qeveria atehere), kapem ne fillim vetem shoferin me djalin e tij.

Nje koleg imi ndersa u ndame, ai para me makine e une me disa punonjes policie ne autobuz , me thote me shaka, nese se ke zberthyer shoferin deri ne drejtori ta hoqa vizen si profesionist policie.

Qesha, por e mora persiper sfiden. Pas 5 minutash shoferi foli. E marr kolegun ne telefon dhe i them me shaka, ste vjene keq qe ta kem zberthyer per 5 minuta.

Qeshi me te madhe. Pastaj kapem edhe kryesorin. Ishin ditet kur punonim me perkushtim, akoma pa u ndot ujrat e luftes antikrim nga politika.

Por nuk vonuan e na shpartalluan njehere e mire. S’kishte nevoje te reagonin kriminelet, politikanet e kryen me se miri hakmarrjen. Arsyeja dihet!’, shkruan Ndreu.

1 komente në “‘Ujërat e luftës antikrim s’ishin ndotur nga politika’, Pjerin Ndreu kujton kohën kur ishte zv.drejtor i Policisë: Ndalova një autobuz me 17 kg heroinë, gjeta belanë nga qeveria”

  1. gimi pures says:

    Ti je kokrra e legenit,je tip drogaxhiu as sa rudina hajdari ske haber
    nuk din te lidhesh dy fjali,kurre nuk te kam par duke ngrit probleme serioze
    mjer lezha qe e drejton nje symbyllur
    Te erdhi keq per prishjet ne plazh o bandit kerkon te ndertosh folene si parardhesit tu
    je i degjeneruar komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje