Ylli Rakipi: Rama i trembur nga koalicioni PD-LSI, po përdor mercenarët dhe palaçot e “opozitës së re”. Në 2017, Luli bëri çadrën si Gadafi dhe e mbyllën Metën në presidencë. Tani ai është super king maker

15 Qershor 2020, 21:12Politika TEMA

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka komentuar propozimet e disa parlamentarëve të “opozitës së re”, të cilët kërkojnë që të mos lejohen koalicionet para-zgjedhore.

Rakipi tha se këta deputetë po përdoren sërish nga Edi Rama, sepse kryeministri i trembet koalicionit PD-LSI dhe kërkon me çdo mjet ta prishë atë. Sipas Rakipit, ky koalicioni PD-LSI, e rrezikon seriozisht pushtetin e Ramës.

“Kjo mazhorancë, e sheh veten me dyshim për të marrë pushtetin për herë të tretë, apo të katërt, siç është përgatitur Edi Rama dhe siç flet ai për vitin 2030.

Një koalicon PD-LSI, që është i shkruar, e tremb dhe tmērron Edi Ramën. Ky koalicion, shto dhe partitë e tjera, e largon nga pushteti Edi Ramën. 

Në këtë mënyrë, ai po përdor mercenarët, të ashtuquajturën opozitë parlamentare, e cila është aty pa asnjë shkak dhe arsye dhe është ilegjitime. 

Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese, ata do të ishin ilegjitimë. Rama po përpiqet të marrë benefitin e madh dhe të fundit të tyre. 

C’do të thotë stop koalicioneve? Kështu i duhet Edi Ramës. Merr të gjithë palacot që kanë hyrë në parlament dhe të votojnë ata që të stopojnë koaliconet, që të fitojë Rama. 

Ai kërkon të ndërhyjë për të prishur jo vetëm atë që bëri me ambasadorët, që u mburrën deri në instancat më të larta të administratës së tyre, siç foli Sekretari i Shtetit për këtë “arritje”. 

Edi Ramës nuk ja mban më menderja dhe kërkon me të gjitha mënyrat të prishë sistemin, duke prishur koalicionin”, tha Rakipi.

Gazetari u shpreh se LSI në këtë rast rikthehet në rolin e king makerit, të cilin e ka patur gjithmonë, duke përjashtuar zgjedhjet e vitit 2017, të cilat e penalizuan opozitën edhe për shkak se nuk lejoheshin koalicionet para zgjedhore.

“Ilir Meta me partinë e vet ka qenë në rolin e king makerit. Nga ka shkuar Ilir Meta, ka shkuar fituesi. Fituesi ka qenë ku ka shkuar Ilir Meta. 

Në 2017, Luli bëri cadrën si Gadafi dhe e mbyllën Metën në presidencë. 

Në këtë rast Meta është super king maker dhe Rama kërkon të prishë pikërisht këtë. 

Edi Rama më mirë të dalë dhe të thotë, që nuk bëj zgjedhje fare, por jo të prishë rregullat e lojës. 

Ju flisni për këta emra. 

Po çfarë integriteti ka Lefter Koka, që deri dje ishte një njeri i rëndësishëm në LSI? 

Cfarë besueshmëria ka një njeri që i ka shitur të vetët në momentet më të vështira?”, tha Rakipi.

4 komente në “Ylli Rakipi: Rama i trembur nga koalicioni PD-LSI, po përdor mercenarët dhe palaçot e “opozitës së re”. Në 2017, Luli bëri çadrën si Gadafi dhe e mbyllën Metën në presidencë. Tani ai është super king maker”

  1. Z says:

    Jeniceret medioker hajdute tipri Rakipi! Ka akoma Shqiperia dhe perdite dalin te rinj qe jane gati te shiten!

  2. Ali Pazari says:

    Doli prap ky Surratbytha e Majmunit…..

  3. Raul says:

    O Ylli Rakipi po qenke trap fare. Po leshilikes ka shkuar ne 0.01% perkrahje ne popull. Populli shqiptar do ja nxjerre per hunde cizmen Nafije dybekut, doktoreshes horoskopike leshelike. Duro o Yllo , 9 muaj jane dhe do e shohesh prap Napoleon Bonapartin e Ballkanit gjigandin Edi Rama ne mandatin e trete per te ndertuar autostraden Joniano Adriatiko , Milot Thumane Kashar Rrogozhine Fier. Tunelin e Llogarase, Rrugen Kardhiq Sarande dhe shume vepra te cilat juve nuk ju vjen mire ti degjosh se te nxin shpirti sot nga bypassi i Fierit , veper gjigande e Edi Rames o Ylli Rakipi.

  4. Arjan says:

    Kingmaker? Koalicioni PD-LSI sjell ndryshimin? ahahahahahahahahahaha ahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje