Bashkimi Evropian (BE) ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja.
“BE-ja ka qenë duke e ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.
Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln,lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor në Uashington, Stano theksoi se institucionet e Brukselit mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit.
Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin “për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës”, që nënkupton të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.
Në Kosovë të martën pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe pritet të takohet me krerët institucionalë të Kosovës.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.
BE e ka felliqur dialogun: keni detyruar Kosoven te firmose marreveshje idiote dhe tani u thoni i keni firmosur vete ….na vjen keq po duhet ti respektoni
Tani pse mos tja fusi kot edhe Amerika me negociatat ….skane shpirt edhe ate ne Washington?
Fundja me lufte që me lufte do perfundoje kjo pune….vetem ndonje femije kopshti ne Paris mund te kete patur iluzione….ne per vete i njohim kafshet qe kemi ne kufi prej 1400 vjetesh
Ja moj BE prit se ka harruar të të marrë leje SHBA. Dëgjo dhe zbato çtë thotë amerikani për Ballkanin atë bëj boll e spërdrodhe gjuhën dhe mendjen?
Nuk di ku qëndron problemi por ” kurva plakë,, i mbylli në shtëpi pa viza dhe tani tregon rrugën nga kalon. Si hile më duket. Duan të nxjerin ” gështenjat nga zjarri,, me duart e Amerikës,. Tek Trampi personalisht besim nuk kam, me shpresë se vëndosin të tjerët. Të bëhet më e mira!
KESAJE I THONE ;C’DO MARVESHJE NDERMJET ANGLISE E BE TE KALOJE NGA SHBA.
KU ISHIT DERI DJE JU EUROPIANET ?????JU PO BENI NJE POLITIKE DJALLZORE PER BALLKANIN.MIRE THONI QE RAMUSHI NUKE JA DHA TURQISE SHQIPRINE ,SEPSE EDHE ME SHQIPRINE KENI 30 VJETE QE TALLIN BYTHEN BANDAT SHQIPTARE QEVERITARESH ,ME KOMISIONET E KOMISIONEVE TE KOMISIONIT EUROPIAN . BE NJE B U R O K R A C I E PAPARE. NE C’DO TRE APO KATER LIGJE NJERI LIGJE KUNDERSHTON TJETRIN.
Ore po ai muhabet ka marrë fund amerika ka vendosur ndryshim territoresh dhe pikë. .na pëlqen apo jo ky është realiteti dhe do na detyrojnë ta pranojmë, duam apo nuk duam jemi të detyruar ta pranojmë sepse nuk kemi shtet. .unë mendoj se më mirë do jetë shkëmbimi i veriut me luginën e Preshevës, veriu është një minë me sahat brënda shtetit të Kosovës dhe është i pa menaxhueshëm kështu më mirë në djall sesa me probleme. .sa për Trepçën atë nuk e lëshon amerikani të jeni të sigurt as e sërbëve dhe as e shqiptarëve por e amerikanëve. .mund të na vijë hidhur se po ndërrojmë troje shqiptare me troje shqiptare por kështu është kur nuk ke shtet dhe forcë, do hash atë që të vënë përpara. .e patë çfarë i bëri amerikani patriotëve Haradinaj dhe Kurti? Ata nuk donin ndryshim kufijësh, ua gjeti anën dhe i pensionoi e askush nuk e hap gojën tani nxorri qeverrinë kukull dhe i thotë ja firmosni pak këtu. .yes man. .duhet ta kuptoni se Amerika nuk është fiks aleatja jonë pavarësisht se ne shqiptarët jemi filoamerikanë, na kanë hedhur në një cep dhe na kanë lënë në mëshirë të fatit na dërgojnë një ambadador i cili bën ligjin sikurse atij i intereson. .ndjek ato dy direktivat e Washingtonit pastaj bën lojën e tij personale për të nxjerrë ndonjë lek sikurse bëri Donald Lu që u bëri presion politikanëve të Tiranës me ‘peshkun e madh’
sa u mori paratë pastaj iku si kowboy. .kjo është amerika. .po të tundi vetëm njëherë gishtin Washingtoni Edi rama është i ikur mirëpo i intereson Amerikës kjo situatë në shqipëri prandaj edhe nuk bën shtet prandaj edhe nuk të lejon të krijosh ushtri sepse amerika ka planet e saja. .